Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sapokorrur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NËGJIRË

NËGJÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Galium odoratum) Një bimë euroaziatike me lulebardha, me gjethepërdredhura, që mban erë sane të sapokorrur kur thahet ose kur shtypet.

PORSAKORRUR

PORSAKÓRRUR (i, e) mb. porsa është korrur; që është korrur pak kohëparë, i sapokorrur. Grurë i porsakorrur. Bar i porsakorrur. Arë e porsakorrur. Livadh i porsakorrur.
Sin.: i sapokorrur, i posakorrur, i porsakositur, i posakositur, i sapokositur, i sapombledhur, i porsambledhur, i posambledhur, i porsagrumbulluar, i posagrumbulluar, i sapogrumbulluar.

PORSAKOSITUR

PORSAKOSÍTUR (i, e) mb. porsa është kositur; që është kositur pak kohëparë; i porsakorrur.
Sin.: i posakositur, i sapokositur, i porsakorrur, i posakorrur, i sapokorrur.

PORSAMBLEDHUR

PORSAMBLÉDHUR (i, e) mb. porsa është mbledhur.
Sin.: i sapombledhur, i posambledhur, i porsagrumbulluar, i posagrumbulluar, i sapogrumbulluar, i posavjelë, i porsavjelë, i sapovjelë, i posakorrur, i porsakorrur, i sapokorrur.

POSAKORRUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.