Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSAHÁPUR (i, e) mb. 1. Që porsa është hapur; që është hapur para pak kohe. Kuti e porsahapur. Shishe e porsahapur.
2. Që porsa është gërmuar a është hapur. Kanal i porsahapur. Varr i porsahapur.
3. Që porsa është kthyer a është punuar për herë të parë (për tokën etj.). Rrugë e porsahapur.
4. Që porsa ka filluar veprimtarinë. Shkollat e porsahapura. Tregtore e porsahapur.
5. Që porsa ka lulëzuar; i porsaçelur. Lule e porsahapur. Pemët e porsahapura.
✱Sin.: i posahapur, i sapohapur, i porsaçelur, i porsaçelur, i sapoçelur, i sapopëruruar, i porsapëruruar, i posapëruruar, i sapogërmuar, i posagërmuar, i porsagërmuar, i sapopunuar, i posapunuar, i porsapunuar.
PORSALËSHÚAR (i, e) mb. 1. Që porsa është lëshuar a që porsa është liruar, që është lëshuar a që është liruar pak kohë më parë. Zuri vendin e porsalëshuar. Pëllumbat e porsalëshuar.
2. I porsahapur. Gonxhe (burbuqe) e porsalëshuar.
✱Sin.: i posalëshuar, i sapolëshuar, i porsahapur, i posahapur, i sapohapur. i porsaçelur, i posaçelur, i sapoçelur.
PORSAPËRURÚAR (i, e) mb. Që porsa është përuruar, që është përuruar pak kohë më parë; i porsainauguruar.
✱Sin.: i posapëruruar, i sapopëruruar, i porsainauguruar, i posainauguruar, i sapoinauguruar, i porsahapur, i posahapur, i sapohapur, i porsaçelur, i posaçelur, i sapoçelur.
PORSAÇÉLUR (i, e) mb. 1. Që porsa ka çelur; që ka çelur pak kohë më parë. Gonxhe (lule) të porsaçelura. Trëndafil i porsaçelur.
2. Që porsa është çelur (një rrugë etj.); që porsa është kthyer a është punuar për herë të parë (për tokën etj.), i porsahapur. Rrugë e porsaçelur. Gropë e porsaçelur.
3. Që porsa ka dalë nga veza (për zogun). Zogjtë e porsaçelur.
4. Që porsa ka marrë trajtën e tij të plotë.
5. Që porsa ka filluar veprimtarinë e vet, i porsahapur. Shkollë e porsaçelur. Dyqanet e porsaçelura. Ekspozitë e porsaçelur.
✱Sin.: i sapohapur, i porsahapur, i sapodalë, i porsadalë, i posadalë, i sapoçelur, i posaçelur, i saposhpërthyer, i posashpërthyer, i porsashpërthyer.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë