Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MYTESARÍF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Kryetar i administratës së një sanxhaku në kohën e perandorisë osmane. Shkoi te mytesarifi. I doli udhës mytesarifi. Urdhri i mytesarifit.
PASH/Á,~ÁI m. sh. ~ALLÁRË, ~ALLÁRËT [PÁSH/Ë,~A m. sh. PASHALLÁRË, PASHALLÁRËT] hist. 1. Titull që u jepej funksionarëve të lartë civilë e ushtarakë në perandorinë osmane. Pashallarët e Turqisë. U bë pasha. Qymyrxhiu, kur e bënë pasha, tha: “Ç’qenka ky mal për qymyr!”. (fj. u.). Kur u bë i ligu pashë, vrau të atin. (fj. u.). Se shqipja e ka adet, nga një pashë me mbyt për vjet! (folk.).
2. Ai që mbante këtë titull; ai që mbante këtë titull edhe pa funksione zyrtare. Pasha me dy (me tri) tuja.
3. Qeveritar civil e ushtarak në krye të një sanxhaku a të disa sanxhakëve në perandorinë osmane. Pashai i Janinës. I thyen ushtritë e pashallarëve.
4. Përdoret për nderim pas emrit të një njeriu që ka titullin e pashait. Ali Pashë Tepelena. Mustafa Pashë Bushati.
PASHALLË́/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET hist. 1. Titulli i pashait; gradë, mbajtësi i së cilës kishte titullin pasha. Iu dha pashallëku.
2. Krahinë ose vend që qeverisej nga një pasha. Sistemi i pashallëqeve.
3. Formacion i madh shtetëror, i përbërë nga disa sanxhakë të sunduar nga një pasha i fuqishëm, i cili prirej të shkëputej nga pushteti qendror i sulltanit. Pashallëku i Shkodrës. Pashallëku i Janinës.
SANXHÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT [SANXHÁ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET] hist. Njësi administrative në kohën e Perandorisë Osmane, me shtrirje tokësore të ndryshme sipas periudhave historike dhe me një sanxhakbej a me një mytesarif në krye. Sanxhaku i Dibrës. Ishte pjesë e këtij sanxhaku. Të njohim historinë e sanxhakut.
SANXHAKBÉ/J,~U m. sh. ~JLÉRË, ~JLÉRËT hist. Komandant ushtarak dhe qeveritar i një sanxhaku. Sanxhakbeu i Shkodrës. Ekspeditat e sanxhakbejlerëve turq. Vendimin e mori sanxhakbeu.
SANXHAKTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Sundimtar i një sanxhaku, i një krahine; bajraktar. Sanxhaktari i Elbasanit. Trupat u prinë nga sanxhaktari. Sanxhaktarët u mblodhën në kuvend.
VILAJÉT,~I m. sh. ~E, ~ET hist. Ndarje e madhe administrative në Perandorinë Osmane, njësi administrative, që kishte në krye një vali, vilajeti ishte i ndarë në sanxhakë, pastaj në kaza dhe në nahije si njësia më e ulët administrative. Qendra e vilajetit. Ndahej në vilajete. Vilajeti i Janinës. Vilajeti i Kosovës. Vilajeti i Shkodrës. Vilajeti i Selanikut.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë