Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sanksionohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HOMOLOGOHET

HOMOLOG/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e HOMOLOGÓJ.
Sin.: sanksionohet, certifikohet, standardizohet, ligjërohet, miratohet, vendoset, provohet, verifikohet.

SANKSIONIM

SANKSIONÍM,~I m., drejt. 1. Veprimi kur sanksionoj a sanksionohet; realizimi i miratimit përfundimtar të një vendimi, një plani, një detyre etj. dhe dhënia e fuqisë për t’u bërë i detyrueshëm për t'u zbatuar. Sanksionimi i vendimit. U arrit sanksionimi i planit. Sanksionim nga lart.
2. Miratimi përfundimtar nga një organ më i lartë i një ligji, i një vendimi, i një programi pune etj., që e bëndetyrueshëm për t'u zbatuar. E drejta e sanksionimit. Mori sanksionimin e organit epror. Për realizimin e planit pritej sanksionimi i marrëveshjes.
3. Vendosja e një mase ndëshkimore për shkeljen e një ligji ose për mosplotësimin e një detyrimi. Sanksionimi ishte i papranueshëm. Sanksionim i rëndë. Morën paralajmërim për sanksionimin.
Sin.: ligjësim, ligjërim, miratim, dënim, ndëshkim.

SANKSIONOHET

SANKSION/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e SANKSIONÓJ. Sanksionohet me ligj. Kjo e drejtë është sanksionuar me kushtetutë. Vendi nuk mundsanksionohetkëtë formë.
Sin.: ligjësohet, ligjërohet.

SHENJTËROHEM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.