Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LIZÓL,~I m. Mjet dpër dezinfektim të sipërfaqeve, instrumenteve dhe mjediseve sanitare.
SANITÁR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit të popullsisë dhe të pastërtisë e të higjienës; shëndetësor. Kushtet e nevojshme sanitare. Qendra sanitare. U ndërmorën disa masa sanitare.
2. Që ka të bëjë me shërbimin mjekësor në ushtri. Repartet sanitare. U fuqizua kordoni sanitar.
♦ *Kordon sanitar libr.
SANITÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që kujdeset për pastërtinë dhe higjienën e një institucioni, ndërmarrjeje apo godine shërbimi. Sanitarja e institucionit. Zuri vendin e sanitares. Kërkohet një sanitare për hotel.
2. Punonjëse e shëndetësisë, që mban pastërtinë në një qendër shëndetësore dhe që u bën shërbime të ndryshme të sëmurëve. Sanitarja e pavijonit. Infermieret dhe sanitaret bashkëpunojnë. U rrit pagesa e sanitareve.
3. Ajo që u jep ndihmën e parë dhe u bën shërbimet e mjekimit të sëmurëve e të plagosurve në ushtri e në luftë. Sanitarja e kompanisë. Nënreparti i sanitareve.
TUALÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Hapësirë sanitare, dhomë ose vend i pajisur me ujësjellës e instalime higjienike për nevojat fiziologjike; nevojtore. Shkoi në tualet. Pasqyra e tualetit.
2. vet. nj. Pastrimi dhe rregullim i trupit dhe i pamjes së jashtme; procesi i kujdesit vetjak si larja, krehja, rregullimi i flokëve, grimimi, veshja etj. Bën tualetin e mëngjesit.
3. Makijazh. Ka dalë në studio me (pa) tualet. Tualet i rëndë. Tualet i lehtë. Tualet të shpejtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë