Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTISANITÁR,~E mb. Që është kundër rregullave shëndetësore-higjienike; që dëmton shëndetin e vet ose të të tjerëve, kundërsanitar; kund. sanitar. Veprim antisanitar. Sjellje antisanitare. Vendimet antisanitare.
KORDÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Fill i trashë i përbërë nga disa fije më të holla të përdredhura prej pambuku, prej mëndafshi etj. Kordon i fortë. Jastëk me kordon.
2. elektr. Tel i përbërë nga dy fije të përdredhura, të veshura me një shtresë izoluese. Kordon korrenti. Këputi (lidhi) kordonin.
3. anat. Kordhëza e mitrës së gjitarëve që ushqen pjellën.
4. fig. Varg i ngjeshur dhe i gjatë njerëzish, ushtarësh etj., zakonisht të vendosur në vijë të drejtë. Kordoni i policisë.
✱Sin.: kordele, shirit, kordhëz.
♦ Kordon sanitar libr. rrethim politik a ushtarak ose izolim që i bën një shtet një shteti tjetër, me qëllim që ta dëmtojë ekonomikisht ose ta detyrojë t’i nënshtrohet.
SANITÁR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit të popullsisë dhe të pastërtisë e të higjienës; shëndetësor. Kushtet e nevojshme sanitare. Qendra sanitare. U ndërmorën disa masa sanitare.
2. Që ka të bëjë me shërbimin mjekësor në ushtri. Repartet sanitare. U fuqizua kordoni sanitar.
♦ *Kordon sanitar libr.
SANITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që kujdeset për pastërtinë dhe higjienën e një institucioni, ndërmarrjeje apo godine shërbimi. Sanitari i shkollës. Detyrat e një sanitari. Ka vende pune për sanitar.
2. Punonjës i shëndetësisë, që mban pastërtinë në një qendër shëndetësore dhe që u bën shërbime të ndryshme të sëmurëve. Sanitari i poliklinikës. Kërkoi ndihmën e sanitarit.
3. Ai që u jep ndihmën e parë dhe u bën shërbimet e mjekimit të sëmurëve e të plagosurve në ushtri e në luftë. Sanitar kompanie (batalioni). Në ushtri kishte qenë sanitar.
SHËNDETËSÓR,~E mb. Që lidhet me shëndetin dhe me ruajtjen e tij, i shëndetit, që ka të bëjë me shëndetësinë, i shëndetësisë; sanitar. Sistem shëndetësor. Institucion shëndetësor. Gjendje shëndetësore e dikujt. Mungon për arsye (për shkaqe) shëndetësore. Pajisje shëndetësore. Qendër shëndetësore. Kartë shëndetësore. Shërbim shëndetësor. Rregulla (masa) shëndetësore. Kujdes shëndetësor. Fond shëndetësor. Përmirësimi i sistemit shëndetësor. Menaxhimi i rrezikut shëndetësor. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të ardhura që individi paguan për sigurimin shëndetësor falas dhe përfitimin e pensionit të pleqërisë. Shkenca shëndetësore drejtim që përfshin mjekësinë, stomatologjinë, farmacinë etj. Protokoll shëndetësor rregullat që duhet të ndiqen për shërimin e një sëmundjeje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë