Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BOTËRÓR,~E mb. 1. Që lidhet me botën, i gjithë botës; i përbotshëm. Luftë botërore. Lëvizje botërore. Sistem (rend) botëror. Historia (ngjarjet) botërore. Kriza botërore. Tregu botëror. Prodhimi botëror. Oqeani botëror (i përbotshëm).
2. Që përfshin të gjitha vendet e botës a që u takon atyre; ndërkombëtar. Ekspeditë botërore. Në shkallë botërore. Kampionati botëror. Rekord botëror. Çmim botëror. Samit (kongres) botëror.
3. I përgjithshëm, që nuk ka kufizime; universal. Çështje me vlerë botërore. Me rëndësi botërore.
✱Sin.: i përbotshëm, ndërkombëtar, universal, i botshëm.
RIAFIRMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur riafirmoj diçka ose kur riafirmohem, ripohim, rikonfirmim. Në samit vendi ynë shfaqi riafirmimin e angazhimit për të përshpejtuar reformat. Akt riafirmimi.
TAKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ndeshje, pjekje e dikujt në udhë a gjetkë; përshëndetje a dhënie e dorës dikujt që të del përpara dhe që e njeh. Takimi me shokun (me shoqen, me mikun, me kolegun).
2. Mbledhje me disa a me shumë njerëz për një punë a për një qëllim të caktuar. Takim me qytetarët. Takim me shkrimtarin. Takim vendor (kombëtar, ndërkombëtar). Takim i fshehtë (i shkurtër, i gjatë, miqësor, i ngrohtë, i ftohtë). Takim pune. Takim i krerëve të shteteve samit. Takim me zgjedhësit. Pjesëmarrësit në takim. Morën pjesë në takim.
3. Pritje e qytetarëve për të dëgjuar ankesat, hallet, kërkesat e tyre etj. Ditë takimi. I la (i dha) një takim. Shkoi në takim. Mori takim u takua.
4. Marrëveshje ndërmjet dy a më shumë vetave për t’u takuar në një vend me qëllime të caktuara, pikëpjekje. Takim i parë ndërmjet tyre. Takim njohjeje. Takim dashurie. I la takim. Iku në takim. I doli në takim. S’i vajti (s’i shkoi) në takim. Nuk vij dot se kam lënë takim me mjekun. Takimi i parë. Takimi i radhës.
5. sport. Ndeshje; lojë. Takim sportiv. Këtë takim do ta fitojë skuadra jonë. Takim vendimtar midis skuadrave (boksierëve).
✱Sin.: ndeshje, pjekje, përshëndetje, mbledhje, pritje, marrëveshje, pikëpjekje, lojë, përballje, duel.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë