Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SAMARBË́RËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën samarë. Njohu një samarbërës të vjetër. I kishte ruajtur veglat e samarbërësit. Nuk ka më samarbërës.
✱Sin.: samarpunues, samarxhi, samartar.
SAMARPUNÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën samarë. Samarpunuesi i fshatit. Mbante me kujdes veglat e samarpunuesit.
✱Sin.: samarbërës, samarxhi, samartar.
SAMARXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË vjet. Samarpunues. Gjyshi dhe i ati kishin qenë samarxhinj.
✱Sin.: samarbërës, samartar, samarpunues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë