Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BANG,~U m., tekst. Shajak i padërstilur për qeleshe.
✱Sin.: shajak, tirk, samaroskut, cajkë.
SHAJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Stof leshi i trashë e zakonisht i ashpër, i punuar në vegjë me katër liq dhe zakonisht i dërstilur, që përdoret për të bërë pjesën e sipërme të veshjeve popullore, tradicionale (xhubletë); tirk, samaroskut, abë, cajkë. Rroba të punuara me shajak të zi (të bardhë). Kopsiti mirë pallton prej shajaku. Përparëse shajaku.
2. fig. Lë një punë në mes. Mos e lër punën shajak.
✱Sin.: tirk, samaroskut, abë, nemte, qazhnë, qashë, cajkë, zhgun.
♦ E lë shajak (dikush) (punën etj.) e lë në gjendje të keqe, jo mirë; e lë punën në mes, nuk e çon deri në fund një punë; e lë poçen pa vegël; bën vegshin e s’i vë vjegën (dikush). Me shajak e me dajak shih me kulaç e me kërbaç.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë