Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sallon”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AUTOSHITORE

AUTOSHITÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dyqan, sallon ose qendër shitëse e automjeteve (vetura, motoçikleta, kamionë etj.), i pjesëve për automjete dhe i ofrimit të shërbimevekanëbëjnë me automjetet. Hap (mbyll) autoshitoren. Autoshitoreperiferiqytetit. Autoshitore e pajisur mirë.

DËRRASOJ

DËRRAS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shtroj me dërrasa (një dhomë, një sallon etj.). I dërrasoi dy dhoma.
2. fig. Përgënjeshtroj dikë dhe i mbyll gojën. - E dërrasova para burravekatundit.

KONAK

KONÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Bujtinë për të ngrënë dhe për të fjetur zakonisht gjatë udhëtimeve të gjata (në të kaluarën edhe në Shqipëri).
2. Shtëpi e thjeshtë banimi; vend a shtrat sa për të kaluar natën. Na gjeni një konak sa për të fjetur.
3. etnog. Dhomë a sallon pritjeje për miqtë. Pres miqtëkonak.
Sin.: bujtinë, banesë.
M’u konak (dikush). 1. Më strehoi, më dha strehë. 2. Më ndihmoi që të fshihemshtëpinë e tij; më fshehu; m’u jatak. Bëj konak (te dikush a diku) fle, kaloj natën, buj. Është konakvete shikon punën e vet, nuk përzihet me të tjerë; veçohet ngatjerët, ka mendjen e vet e qëndrimveçantë; është lagjevete. Sheh *tym e bën konak (dikush) iron.

KOZMETIK

KOZMETÍK,~E mb. lidhet me kozmetikën; i kozmetikës, që përdoretkozmetikë. Sallon kozmetik. Artikull (produkt) kozmetik.

MANIKYR

MANIKÝR,~I m. 1. Trajtim kozmetik i thonjve që ka të bëjë me dhënien e formës, pastrimin, lëmimin, lustrimin, lyerjen e zbukurimin e tyre. Specialiste manikyri. Sallon për manikyr. Bën manikyr rregullisht. Hapja e kutive të manikyrit.
2. Lëng i posaçëm, i trashë e i ndritshëm, me ngjyrandryshme ose pa ngjyrë, që përdoret për të lyer thonjtë për efekt zbukurimi. Një shishe e vogël me manikyrkuq (të bardhë, rozë, transparent). Lyej gishtat me manikyr. Heq manikyrin nga thonjtë e këmbëve (e duarve). Presthahet manikyrigishta.

MINIBAR

MINIBÁR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mobilie zbukurimiformë dollapësh të vegjël e raftesh që vendosen zakonishtsallon dhe përdoret për të mbajtur shishe pijesh, gota pijesh, enë dekorative, por edhe ndonjë foto, lule etj. Ka bërë një minibar modernshtëpi. Porosit minibar me dru pishe. Vendos televizorin brenda minibarit.
2. Frigorifer i vogël, në dhomën e një hoteli, i mbushur me pije dhe ushqimevogla. Ha ushqimet e minibarit në hotel.

PEDIKYRË
SALLON

SALLÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dhomë e madhe e veçantë ose hapësirahyrje të një shtëpie a të një hoteli, ku priten njerëzit e të ftuarit. Sallon i madh. Salloni i shtëpisë. Pritja u sallon. Sallonet mundkenë ndriçim natyral.
2. Sallë e madhe në një dyqan, ku shiten vepra arti, veshje etj. Salloni i shitjesvepraveartit. Sapo kishte hapur një sallon bukurie. Porosinë e bëri në një sallon mode.
3. keq. Sallë pritjeje në një shtëpi aristokratësh ose borgjezësh, që shërben edhe si qendër ku mblidhet një rreth njerëzishklasaveprivilegjuara me pikëpamjecaktuara politike, estetike etj. Sallonet aristokratike. Sallone letrare. Po bëhet një politikë sallonesh. Zakonet e traditat e salloneve.

TAPETUAR
TAPICERUAR

TAPICERÚAR (i, e) mb.është veshur, zbukuruar me tapiceri. Sallon (kolltuk) i tapiceruar. Dhoma të tapiceruara bukur.

VAGONSALLON

VAGONSALLÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vagon i posaçëm, i cili mundpërdoret si sallon për udhëtarët gjatë udhëtimeve të gjata me tren. Treni kishte një vagonsallon komod për udhëtarët.

VAZO

VÁZO,~JA f. sh. ~, ~T 1. Enë prej baltetrajtë kove pa veshë, ku mbillen lule për zbukurim; saksi. Vazo lulesh. Mbolli luletvazo. Vendosi lulefreskëtavazo.
2. Enë prej qelqi, porcelani etj., në trajtë shishejegjerë a kupe me zbukurime, ku vihen lule. Vazoja prej qelqi ishte e zbukuruar me motive lulesh. Bleu një vazo qelqigjerë për të vendosur lulesallon.
3. Enë, zakonisht prej qelqi, me madhësindryshme, që përdoret për pemë a ushqimetjera të konservuara; kavanoz. Një vazo me mjaltë (ullinj). Ajo ruajti perimet e konservuara në vazo qelqi.
Sin.: kupë, kupëz.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.