Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANGLOSAKSÓN,~E mb. Që ka të bëjë me anglezët dhe me saksonët (fise me prejardhje gjermane). Popujt anglosaksonë. Të folmet anglosaksone. Fjalë anglosaksone. Tradita anglosaksone. Shkrimi anglosakson. Sistemi matës anglosakson.
ANGLOSAKSÓNË,~T m. kryes. sh. 1. Popullsi e Britanisë së Madhe me prejardhje nga fiset gjermane (anglët, saksonët dhe jutët), që u dyndën në Angli në shek. V-VI; popullsi e formuar nga shkrirja e grupeve etnike kelte e gjermane dhe më vonë edhe skandinave (vikinge). Anglosaksonët ndikuan fuqishëm në formimin e shoqërisë moderne britanike.
2. Emërtim për anglezët dhe amerikanët që kanë gjuhë amtare anglishten.
SAKSÓN,~E mb. 1. Që lidhet me saksonët (me popullsinë e vjetër gjermane); që është karakteristik për saksonët, i saksonëve; që është krijuar nga saksonët. Pushtimet saksone. Dyndjet saksone.
2. Që lidhet me Saksoninë ose me banorët e saj, që është karakteristik për Saksoninë ose për saksonët, i Saksonisë ose i saksonëve; që është krijuar nga saksonët. Tekste në gjuhën saksone.
SAKSÓN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Pjesëtare e një popullsie të vjetër gjermane, që shtrihej në Evropën Veriperëndimore dhe në Britani. Ceremonia e saksones nuse dëshmohej në vizatim.
2. Banore vendase e Saksonisë (krahinë e Gjermanisë) ose ajo që e ka prejardhjen nga Saksonia. Saksonet idendifikohesh nga veshjet e veçanta.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë