Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CUNGÚAR (i, e) mb. 1. Që është cunguar; që ka mbetur vetëm cung. Dru i cunguar. Trup i cunguar.
2. I gjymtë (për gjymtyrët). Krah i cunguar.
3. edhe fig. Që është shkurtuar a është zvogëluar dhe ka mbetur i mangët; i gjymtuar. Artikull i cunguar. Program i cunguar. Kërkesa të cunguara. Të drejta të cunguara. Fjalë e cunguar. Në mënyrë të cunguar.
✱Sin.: i prerë, i trunguar, i trupuar, i trupëzuar, i gjymtuar, i sakatuar, i gjymtë, i gjymtuar, i sakatuar, i paplotë, i mangët.
GJYMTÚAR (i, e) mb. 1. Që i është prerë ose i është dëmtuar rëndë një gjymtyrë, që ka një cen të rëndë në trup; i gjymtë. Njeri i gjymtuar.
2. Që i janë prerë ose shkëputur disa pjesë; i dëmtuar, i shkatërruar; që i është prishur pamja e natyrshme. Pemë të gjymtuara.
3. fig. Që i janë hequr pjesë të rëndësishme, që nuk është i plotë; i cunguar. Artikull i gjymtuar. Mendim i gjymtuar.
✱Sin.: i sakatuar, sakat, i ganduar, i cenosur, i cunguar, cung, i cungët, i dëmtuar, i shkatërruar.
SAKAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. 1. Pres ose i dëmtoj rëndë një gjymtyrë, e bëj sakat, gjymtoj. Makineria ia sakatoi dorën e majtë. Më kanë sakatuar prangat që m’i ngulën në mish. Më sakatuan këpucët m'i vranë këmbët keq këpucët.
2. fig. E dëmtoj keq një vepër, një ide, një teori, duke i hequr pjesë të rëndësishme e thelbësore; e paraqit në mënyrë të cunguar e të mangët diçka. Redaktori ia sakatoi studimin tregimin. E ka sakatuar idenë e autorit.
3. fig. I cenoj rëndë vetitë e mira shpirtërore e morale, dëmtoj rëndë, gjymtoj. Ideologjia i sakatoi shpirtërisht. Zakone që sakatonin jetën e të rinjve.
4. E lë pa diçka të nevojshme për punë, i thaj krahët. I mori çekanin dhe e sakatoi atë ditë.
✱Sin.: cenoj, cungoj.
SAKATÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë sakat, ka mbetur i gjymtë. U kthye i sakatuar nga lufta. Ishte i sakatuar, por vazhdonte të punonte çdo ditë.
2. Që është vrarë diku, ka plagë. Zbriti i sakatuar nga pema. Dorën e sakatuar ia mjekoi e ëma.
3. fig. Një vepër, një ide, një teori që është dëmtuar keq, duke i hequr pjesë të rëndësishme e thelbësore; që paraqitet në mënyrë të cunguar e të mangët. Roman i sakatuar nga përkthyesi. Tema e sakatuar nuk mund të prezantohej.
4. fig. Që i janë cenuar rëndë vetitë e mira shpirtërore e morale. Rini e sakatuar nga veset. Shoqëri e sakatuar nga lakmia.
✱Sin.: i sakatosur, i gjymtuar, i dëmtuar, i cunguar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë