Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sakatoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CALLOJ

CALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Cungoj. Mjeku u detyrua ta callojë krahun e të sëmurit. Furrëtarët callonin degët e pemës çdo fundviti.
Sin.: pres, gjymtoj, sakatoj, këput.

CUNGOJ

CUNG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I pres degët një druri e i lë trungun; e lë një pemë a një dru pa degë. Cungoj lisat.
2. I pres dikujt një gjymtyrë, ia bëj cung. I cungoj krahun (këmbën).
3. edhe fig. I heq diçkaje një pjesë dhe e bëj më të vogël, e lë mangët ose e shkurtoj; gjymtoj; sakatoj dikë a diçka duke ia ulur vlerat. Cungoj një artikull. Cungoj punën. Cungojdrejtat. Disa studiues sharlatanë cungojnë historinë tonë nga faqet më të shkëlqyeshme të saj. Cungon ritualet.
Sin.: pres, trungoj, trupoj, trupëzoj, shytoj, cungulloj, gjymtoj, sakatoj.

GJYMTOJ

GJYMT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I pres a i dëmtoj rëndë një gjymtyrë; e bëj me cen në trup; e bëjgjymtë. Ma gjymtoi këmbën. E ka gjymtuar sëmundja.
2. fig. I cenoj rëndë vetitë e mira. E gjymtuan shpirtërisht (moralisht).
3. fig. I heq pjesërëndësishme një vepre, një teorie etj. Ia gjymtoi poezinë. E gjymtoi mendimin (teorinë).
Sin.: sakatoj, cungoj, gandoj.

ÇYRYKTIS

ÇYRYKTÍS vep., ~A, ~UR kal. Gjymtoj diçka a dikë. E çyryktise këtë punë. Me ato duar e çyryktisi kopshtin.
Sin.: gjymtoj, sakatoj, prish, dëmtoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.