Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CUNGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur cungoj ose cungohet diçka; cungëllim. Cungimi i drurëve. Cungimi i të drejtave. Cungimi i njohurive.
2. Pjesë e cunguar e një gjymtyre, gjymtyrë e cunguar; gjymtim.
3. fig. Diçka e mangët; gjymtim.
✱Sin.: prerje, trupëzim, trupim, trungim, gjymtim, cungullim, shytim, gjymtim, sakatim.
GJYMTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gjymtoj a gjymtohem. Gjymtim shpirtëror. Gjymtimi i njeriut. Gjymtimi i veprës.
2. Cen në gjymtyrët ose e metë trupore, që shkaktohet nga ndonjë fatkeqësi, sëmundje etj. Pësoi gjymtim. I shkaktoi gjymtime.
✱Sin.: cungim, gandim, sakatim, cenim, cungim, masakrim, gjymti, sakatllëk.
SAKATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur sakatoj a sakatohem. Sakatimi i trupit. Sakatim i dorës. I këshilloi të luanin pa sakatime.
2. fig. Dëmtim i keq i një vepre, një ideje, një teorie, duke i hequr pjesë të rëndësishme e thelbësore; paraqitje në mënyrë të cunguar e të mangët e diçkaje. Sakatimi i gjuhës shqipe. Redaksia nuk mund ta lejonte këtë sakatim. Sakatimi i idesë së autorit. Kritika për pasaktësi dhe sakatim.
3. fig. Cenim i rëndë i vetive të mira shpirtërore e morale, dëmtim i rëndë. Sakatim shpirtëror. Sakatimi i marrëdhënieve njerëzore.
4. Lënie pa diçka të nevojshme për punë. Sulmi kibernetik solli sakatim të procesit.
✱Sin.: gjymtim, cungim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë