Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sajim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALK

ALK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Krijesë, gjallesë; qenie e gjallë. Alk i fortë (i dobët). Alk i bukur (i shëmtuar). Alk i vogël. Ishte alk shpirtmirë.
2. Krijim; sajim. Alk i mendjes dhe i dhuntisë.

ARTIFICIALITET
BIDAT

BIDÁT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. keq. Diçka e shpikur, sajim, sajesë. - Ç’është ky bidat? Bidat i mirë.
2. etnogr. Zakon i ri a praktikë e re që vjenkundërshtim me të mëparshmen; mënyrë sjelljeje e re. Mos qit bidate pa nevojë. Bidat i ri në katundvjetër. (fj. u.).
Sin.: sajesë, sajim, sendërgji, sendërgjim.

DJERRIM

DJERRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur mbetet djerrë (toka); të mbeturit djerrë. Djerrimi i tokës.
2.Veprimi kur djerroj; diçka e pafrytshme a e padobishme. Djerrim shpirtëror e moral. Djerrimi dhe shterpja e këtyre ballinave.
3. bised., fig. Sajim gjërashpaqena; fjalëkota; trillim i ndonjë ndodhie dhe rrëfimi i saj sikurishte e vërtetë; trillim, sajesë. Gjithë kohës me djerrime.

FANTAZIM

FANTAZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur fantazojmë, ose kur fantazohet; përfytyrim i gjëravebukura e të këndshmedëshiroj t’i kem në të vërtetë; sajim a trillim i gjëravepaqena që nuk ndodhin në të vërtetë, ëndërrim. fantazimet e saj zinte vend çdo gjë e bukur.

GJETJE

GJÉTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gjej dikë a diçka. kund. humbje. Gjetja e librit. Gjetje e kthesave në errësirë.
2. Zgjidhje e problemës, e ushtrimit; e zbulimitmënyrës a mjetit për të bërë diçka etj. Gjetja e numritpanjohur. Gjetja e skemës. Gjetja e ilaçit të duhur. Gjetja e një dorëshkrimimoçëm.
3. Arritje e diçkajeduhet a duket më i përshtatshëm dhe i shfrytëzueshëm. Gjetja e punës. Gjetja e duhur e ngjyrës. Gjetje e kohësduhur. Gjetja e burimeve të të ardhurave.
4. fig. Zgjidhje e goditur në një vepër ose shkrim; diçka e kapur bukur ose mirë. Gjetje artistike.
5. Ndeshje a hasje me diçka a dikëkërkoj e që merrem vesh. Gjetje e një gjuhepërbashkët. Gjetja e një profesionisti.
6. kryes. sh. Zbulim i diçkaje; shpikje. Gjetje arkeologjike. Gjetjet e metodave dhe e teknikave moderne për analizën e virusit. Veç fakte e gjetje për atë qytetërim.
Sin.: nxjerrje, ndeshje, hasje, pikasje, sajim, zënie, kapje.

INSKENIM

INSKENÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur inskenoj ose kur inskenohet diçka.
2. Vënieskenë. Inskenim i pjesës teatrale.
3. fig. Kurdisje, trillim, sajim. S’është veçse një inskenim i dobët.

KURDISJE

KURDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Vëniapunë a në lëvizje e diçkaje. Kurdisja e orës (e robotit).
2. Mënyra a teknikapërdoret për këtë qëllim; kund. shkurdisje.
3. fig., mospërf. Veprim i paramenduar; sajim.
4. fig. Diçkasajohet (një veprimtari, një ide etj.).
Sin.: sajim, thurje.

MONTIM
MOSVËRTETËSI

MOSVËRTETËSÍ,~A f. Mungesë vërtetësie, të qenët i pavërtetë, pavërtetësi; kund. vërtetësi. E akuzuan për mosvërtetësishifrave. Dyshoi në mosvërtetësinë e deklaratave të tij.
Sin.: pavërtetësi, shtrembërim, gënjeshtër, rrenë, sajim, trillim.

PAQENË

PAQÉNË (i, e) mb. Që nuk është a nuk ka qenë ndonjëherë në të vërtetë, që nuk ka ndodhur në të vërtetë, i sajuar, i trilluar. Ngjarje (histori, ndodhi) e paqenë. Gjërapaqena. Foli për mungesa (për vështirësi) të paqena.
Sin.: trillim, sajesë, sajim, shpikje.

PAVËRTETËSI

PAVËRTETËSÍ,~A f. qenët i pavërtetë; mungesa e vërtetësisë; kund. vërtetësi. Tregoi pavërtetësinë e diçkaje.
Sin.: mosqenie, sajim, trillim, shtrembërim.

PJELLJE

PJÉLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pjell. Pjellje e hershme (e vonë). Pjellja e lopëve (e deleve).
2. I vogli i bagëtisë, pjellë. Morën pjelljet e para nga delet.
Sin.: lindje, pjellë, bërje, frytëzim, shpikje, sajim.

PLAN

PLAN,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Lloj vizatimiparaqet me anë vijash e shenjashposaçme dhe në një shkallë shumëzvogëluar një sipërfaqevogël toke, hartë e shkallëzuar. Plan topografik. Plani i vendit.
2. Vizatimparaqetpërmasa zakonisht të zvogëluara pamjen nga një anë ose prerjen sipas një rrafshi të një sendi, të një ndërtese, të një pajisjeje etj., që do të ndërtohet a do të prodhohet; skicë. Plani i qytetit. Plani i ndërtesës (i portit, i aeroportit). Plani i bibliotekës kombëtare. Shkalla e planit. Plan i përgjithshëm. Plan rregullues. Plan topografik.
3. Tërësi masash të menduara e të caktuara që më parë, që parashikojnë ecurinë a mënyrën e zhvillimit të një pune a veprimtarie, vëllimin e afatet e saj etj. Plani i punës. Plani i infrastrukturës rrugore (i ndërtimeve urbane). Plani vjetor i punës shkencore. Plani i stërvitjessportistëve. Punë me (pa) plan. Bën planehava (keq.)
4. ek. Tërësia e detyrave, e treguesve dhe e mjeteve për plotësimin e tyre, që përcaktohen a përllogariten që më parë për zhvillimin e harmonishëmekonomisë e të kulturës gjatë një periudhecaktuar; dokumenti ku janë shënuar këto detyra e masa. Punojnë me plane afatshkurtra (afatgjata). Plani vjetor (tremujor, mujor). Plani perspektiv plani për disa vjet në të ardhmen. Plan ekonomik (financiar). Plan shtetëror. Plan shkencor. Ekonomi pa plan. Miratoj planin. E plotësuan (e tejkaluan) planin.
5. Pikat ose vijat kryesore një studimi etj.; skicë. Plani i orësmësimit. Bëj planin e studimit.
6. fig. Qëllimi a synimiduamarrijmë dhe që e parashikojmë që më parë. Plan i guximshëm. Planeerrëta antikombëtare. Ia prishën planet. S’i doli plani.
7. Fusha e veprimtarisë ose lëmi i shfaqjesdiçkaje; mënyra e shqyrtimit të diçkaje, drejtimi a këndi me të cilin e shohim; rrafsh (zakonisht në tog me parafjalën ). planin ekonomik (politik, teorik, moral, shoqëror). Në planin kombëtar (ndërkombëtar, botëror). Në planin kohor (historik). Del në dy plane.
8. Vendndodhja e një sendi a e një objekti lidhur me largësinë e tij nga shikuesi. Vinteprapa, në plandytë. Janë në një plan.
9. fig. Vendi që zë dikush a diçka sipas rëndësisë që ka (kryes. me një numëror rreshtor). E nxoriplanparë. E vuriplandytë. Kalonplanfundit.
10. gjeom. Rrafsh. Plan i pjerrët (pingul, horizontal). Plane paralele. Plani i meridianit. Plani i ekuatorit. Drejtëzat e një plani.
Sin.: planimetri, skicë, program, qëllim, shestë, shestim, rrafsh, planifikim, vizatim, hartë, grafik, skemë, masa, detyra, tregues, përmbledhje, synim, fushë, lëmë, mënyrë, drejtim, tertip, këndvështrim, mendim, sajim, vendndodhje, vend.
Ka dalëplanparë (diçka) libr. është bërë më e rëndësishmja e me kryesorja, është bërë e paraduhet zgjidhur. I vë në një plan libr. i quaj njësoj, i barazoj dy a më shumë njerëz, sende etj.; i vlerësoj barabar.

SAJESË

SAJÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mjet i sajuar për të zëvendësuar diçkanatyrshme. Për të fjeturpyll ndërtuan një sajesë. Derën e mbanin mbyllur me një sajesë. Kjo ishte një sajesë gjeniale.
2. fig. Diçka e krijuar me mjetestërholluara. Kjo është një sajesë e ligjit.
3. keq. Diçka e shpikur. Sajesatilla nuk mundpranohen. Shpreh indinjatën time për këtë sajesë. Një sajesë e pamoralshme.
Sin.: sajim, trillim.

SENDËRGJI
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.