Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sahati”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAR

BAR,~II m. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. bot. Bimë zakonisht njëvjeçare me kërcellhollë e të njomë që nuk drunjëzohet, me gjetheholla e të gjatangjyrëgjelbër, e cila mbin e dendurlivadhe e në vendetjera dhe shërben kryesisht si ushqim për kafshët; përmb. tërësia e bimëvekëtij lloji, që rriten vetëlivadhe, në ara etj.; mbulesa e gjelbër me këto bimë; lëndinë. Bar i gjelbër. Bar i njomë (i ri, i thatë). Bar i egër bimë barishtorembin e rritet vetë. Bar i dendur. Bar helmues (i kripur). Bar mali (kënete). Bar vjeshte. Fije bari. Mullar bari. Kosë bari. Ngjyrë bari. Një dorë (një gojë) bar. Del (mbin) bari. E mbuloi bari. Ka zënë bar. I shtie (i hedh) bar. Korr (kosit) bar. Mbledh (lidh) barin. Shkul barërat. Ha bar. Shkel (shtrihem) mbi bar. Aroma e barit. Martomë, o baba, martomë, / Sa të dalë bari i njomë. (folk.). Fije-fije bari, po bëhet mullari. (fj. u.). Dheu zhuritet, po bari mbin përsëri. (fj. u.). Bari me kosë e lisi me sëpatë. (fj. u.). Kush e rriti luadhin, kush e hëngri barin. (fj. u.). Bari i thatë djeg edhenjomin. (fj. u.). Nën hije as bari nuk ngre krye. (fj. u.).

2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekësaj bime. Bar argjendi (lat. Equisetum arvense) KëputjeII. Bar ariu (lat. Erica carnea) Krahnjerr. Bar balsami (lat. Hypericum perforatum) BalçI. Bar i bardhë (lat. Hyssopus officinalis) bimë aromatike, kryesisht barishtore, rreth gjysmë metër e lartë, me kërcelldrejtë dhe me lule ngjyrë blu përgjatë kërcellit, që gjendet në Mesdheun Lindor dhe në Azinë Qendrore e që ka veti qetësuese për kollën. Bar bërdenice (lat. Pimpinela saxifraga) bimë barishtore shumëvjeçarepërdoretmjekësinë popullore për sëmundjetveshka dhefshikëzën e urinës. Bar bibe (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore deri një metër e gjysmë e lartë, me lulebardha si push, me gjethegjata e të holla, që dalin tufë afër rrënjës dhepërdoren për mjekimin e verdhëzës së bibave. Bar bishtmiu 1. (lat. Alopecurus myosuroides) bar i ligatinave me gjethe halore. 2. (lat. Micromeria juliana) shkurre e ulët erëmirë e viseve mesdhetare. Bar blete (lat. Melisa officinalis) bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe vezake, me push e me erë të mirë si të limonit, me lule ngjyrë trëndafili ose të bardha, që përdoret për të mbledhur bletën kur roit; milcë, lule limoni. Bar bostani (lat. Sanguisorba minor) bimë barishtore shumëvjeçare, rreth pesëdhjetë centimetra e lartë, me gjethebien erë si trangull i njomë, që deltoka gëlqerore dhepërdoretmjekësinë popullore kundër barkutkeq. Bar brenge bimë barishtore njëvjeçare me kërcelldegëzuar, me luleimëta ngjyrë trëndafili, me gjethe si të shelgut e me push në të dyja anët, që zihet e përdoret për mjekime popullore. Bar breshke (lat. Dorycnium germanicum) një lloj bari si qumështorja, që lëshon kalli si gruri dhe që e ha shumë breshka. Bar bubash (lat. Cuscuta europaea) bimë parazitaregjinisë së kuskutave, pa rrënjë e pa klorofil, me gjethe luspake dhe me lulebardha përgjatë kërcejve të gjatë e të hollë, të cilët kanë ventuzathithin ushqim prej bimës që i ngjiten. Bar buçi bar gjarpri. Bar bushi (lat. Thlaspi arvense) bimë barishtore njëvjeçare, rreth pesëmbëdhjetë centimetra e lartë, me lulebardha e me kërcellhollë e të degëzuar. Bar capoji (lat. Anagallis arvensis) bimë e vogël me lule bojë alle, që mbyllet kur vrenjtet moti. Bari i çikës bimë barishtore me gjethe si të borzilokut e me push, me lulebardha, që përdoretmjekësinë popullore kundër lulëzës së syrit. Bar dale (lat. Paris quadrifolia) Shtarcë. Bari i dalës (lat. Lycopodium clavatum) bar plasjeje. Bar i daljesgjësë (dalëgjaje) (lat. Umbilicus pendulinus) bimë barishtore shumëvjeçare e ngrënshme, me kërcell dhe me gjethetultatrajtë kërthize. Bar dejsh (lat. Anthriscus trichosperma) bimë barishtore rreth tridhjetë centimetra e lartë e me gjetherralla përgjatë kërcellit. Bar delli (lat. Plantago major) bimë barishtore e egër me gjethetrasha, me shumë deje e të shtrira përtokë, që rritet anës vijaveujit e pranë moçaleve dhe përdoretmjekësinë popullore; gjethe delli, dejëz. Bar derri (lat. Setaria glauca) bimë barishtore njëvjeçare me kërcelltrashë e të gjatë dhe me lule si të fshesës. Bar djathi (lat. Cynara scolymus) bimëpërdoret për të zënë qumështin djathë. Bar dore bar delli. Bar i draprit 1. (lat. Trifolium pratense) tërfil i kuq. 2. (lat. Trigonella corniculata) bot. bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell deri gjysmë metri, me lulebardha ose të verdha, me fara aromatike, që përdorenmjekësi dhe për gatim; e përhapur në Europën Jugore dhe Azinë Lindore; trëndelinë. Bar dreni (lat. Asplenium) fier guri (shkëmbi). Bar dreqi (bar i dreqit) (lat. Cuscuta) helmëz, kuskutë, bardreq. Bar dreri (lat. Ephedra) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell kacavarës dhe me gjethe luspake, e përhapurvisengrohta e me reshjerralla, që përdoret për prodhimin e efedrinës. Bari i drithit bimë barishtore me gjetheholla, të gjata e të dhëmbëzuara, me lulebardhagrumbulluaramajë, që shtrohethambarët me drithë për të larguar kandrrat e dëmshme. Bar dhelpre (lat. Aconitum napellus) bimë helmuese shumëvjeçare, me rrënjë zhardhoku, me gjethegjera si pëllëmbë e me lulekaltra ose të bardha. Bar dhëmballe (lat. Teucrum flavum) Arrës. Bar ere (lat. Tanacetum vulgare) bimë aromatike shumëvjeçare me lule si kopsaverdha dhe me gjethe heshtakehidhura, që përdoret si erëz dhemjekësi. Bar ethesh (lat. Chrysanthemum parthenium, Erythrea centaurium) Trikë. Bar fare bimë barishtore njëvjeçare me gjethegjata e të holla, me kalli si egjra e me farapërdorenmjekësinë popullore. Bar flokësh (lat. Poa pratensis) bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve dhe e kullotave, që kultivohettokashëndosha e të kulluara mirë, e njohur zakonisht me termin “bari blu”, që, i pakositur, rritet derishtatëdhjetë centimetra. Bar gardalinash (lat. Senecio vulgaris) bimë e egër barishtore njëvjeçare me përhapjegjerë, me luleverdha, me gjethedhëmbëzuara dhe me kërcell gjembak, që arrin deridyzet centimetra lartësi. Bar goje (lat. Teucrium polium) gjysmëshkurre e viseve mesdhetare dheLindjesMesme, me lulevogla, të bardha ose ngjyrë trëndafili dhe me gjetheholla, që përdoret si erëz për gatim dhemjekësinë popullore kundër dhembjevestomakut. Bar gomari (lat. Carduus nutans) Gjembaç. Bar griskle (lat. Lathraea squamaria) bimë barishtore shumëvjeçarerritetpyje e në shkorrete, që i ka gjethetvogla e lulettrajtë kupe, ngjyrëmanushaqe e të vendosura rresht anës kërcellit dhe që e bën frutën si boçe. Bar gryke bimë barishtore shumëvjeçare me kërcelldrejtë e të mbuluar me push dhe me gjetheçara anash. Bar guri (lat. Ephedra) bimë barishtore njëvjeçare me lule ngjyrë vjollce, që rritet zakonisht nëpër shkëmbinj dhe bën farë prej tri kokrrashimëta e të kuqe. Bar guse bar bibe, bar pate. Bar gjaku 1. (lat. Hyperium perforatum) bimë barishtore me kërcellgjatë mbi një pëllëmbë, i cili kur këputet, nxjerr një lëngngjyrëkuqe. 2. Bishtmi1. Bar gjalpi lloj bari që ka erë si të bulmetit. Bar gjani (lat. Equisetum arvensis) KëputjeII. Bar gjarpri (lat. Ceterah officinarum) bimë barishtore shumëvjeçare pa lule, me zhardhok, me gjethet dhe kallirin si të këlkazës, që përdoretmjekësinë popullore kundër helmimitbagëtive nga gjarpri. Bar gjedheni (lat. Equisetum) KëputjeII. Bar gjelidani bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me fletëgjera, që përdoret kundër difterisë. Bar gjergji (lat. Lysimachia nummularia) bimë barishtore zbukurimi me kërcejshtrirë përdhe, të cilët zënë rrënjë, me gjethevogla dhe me luleverdha. Bar i gjësë (lat. Scrophularia ramosissima) bar i dalës, bar plasjeje. Bar gjini (lat. Arnoseris minima) bimë barishtore me lulevogla e me ngjyrëverdhëvendosuramajë të një kërcelli pushatak, deri një metër i lartë, që del herëtpranverë nëpër shkëmbinj. Bar gjumi (lat. Papaver somniferum) bimë barishtore njëvjeçare me lulebardha, të kuqe, bojë trëndafili ose ngjyrëvjollcë, me boçelëshojnë një lëng si qumështi, prejcilit nxirret opium. Bar hajduku (lat. Achillea millefolium) bimë e familjes së luleshqerrave, me gjethe pendore dhe me lulebardha, të verdha ose ngjyrëvjollcëmajëkërcellit. Bar hallve (lat. Cynoglossum creticum) bimë barishtore dyvjeçare me gjethevogla përgjatë kërcellit, me lulekaltra ose mavi, që mbin me shumicëtoka kullosore dhe është e dëmshme për bagëtinë. Bar i të hasurit (lat. Micromeria juliana) bimë barishtore me gjethevogla e të shpeshta, me lulebardha, që rritet për tokëvende me lagështirë dhe që, sipas besëtytnive, përdorej për mjekimin e “të hasurit” a “të shuplakurit”. Bar helmi (lat. Micromeria juliana) bimë barishtore me kërcellgjatë e të degëzuarnxjerr luleverdha dheështë helmuese për bagëtinë. Bar hënëze (lat. Satimpod lunaria) bimë barishtore shumëvjeçare me rrënjëgjatë boshtore, me gjetherenditura në një bisht njëra kundrejt tjetrës, me lule si të grashinës, që mbillettokavarfra si ushqim për bagëtinë. Bar i hidhët (lat. Ruscus aculeatus) Rrushkull. Bar hikrraqi Syka. Bar hirre 1. (lat. Dictamnus albus) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si të koprës së egër, me lulebardha, që rritet nëpër lëndina dhe që i hidhet gjizës për t'i dhënë një erë të mirë ose që përdoretmjekësinë popullore për shërimin e hirrëzës së kafshëve. 2. bar përdhesi. Bar hirrëze bar hirre. Bar hudhre (lat. Alliaria officinalis) bimë barishtore dyvjeçare, e përhapur në Europë e në Azi, me gjethe gjithë rrudha e me erë si të hudhrës kur shtypet, që lulëzonvitin e dytë; borëza. Bar i imët (lat. Agrostis capillaris; Agrostis petiolate; Adenostyles alliariae; Erysimum alliaria; Sisymbrium alliaria) bimë barishtore njëvjeçare me kërcellshkurtër e me nyja, me gjetheholla, që nxjerr luleimëta, të bardheme e të mbledhura tufë dhe bën farazeza e shumëvogla. Bar italiani (lat. Lalium italicum) bimë barishtore njëvjeçare a dyvjeçare e visevengrohta të Europës, me kallinj pa hala, që mbillet për silazh. Bar jeli 1. (lat. Mirabilis jalapa) bimë zbukurimi me luleveçantangjyrandryshme e me gjethemëdha përgjatë kërcejve, që zakonisht janështrira përdhe. 2. (lat. Silene latifolia vulgaris) bimë barishtore njëvjeçare dhe rrallë dyvjeçare, që rritet deritetëdhjetë centimetra e lartë, me push, me gjethe shpatuke dhe me shumë lulemajëkërcellit. Bar i jetës bimë barishtore njëvjeçarerritetfusha e nëpër hamullore dhebën farahelmëta, lëngu i të cilave, po të pihet, sjellvjella e gjumë. Bar jodi (lat. Chelidonium majus) Tamblagjak. Bar kallkë (lat. Hordeum bulbosum) bimë barishtore shumëvjeçare e përhapurvise me klimëbutë, me kërcell deri një metërlartë, me kalli halëgjatë e me gjethe dhjetë-njëzet centimetragjata, me rrënjë e me kokrrangrënshme. Bar kanarinash (lat. Phalaris canariensis) bar i viseve mesdhetare, farat e të cilit përdoren si ushqim për zogjrritenkafaz. Bar i keq (i lig) kryes. sh. bimë barishtorembijnë vetvetiu nëpër ara, nëpër kopshte etj. dhedëmtojnë a pengojnë rritjen e bimëvedobishme. Bar i kimëzave gjethe delli. Bar me kokë tërfil. Bar kolaneci bar përdhesi. Bar koqedashi (lat. Coluchicu autamnale) bar tëmthi. Bar koshtenice (lat. Typha latifolia) bimë shumëvjeçare e moçaleve dhe e ligatinavevise me klimëbutë të gjysmësferës veriore, me kërcell deri një metër e gjysmëlartë, me kallimadh bojëkafe dhe me një zgjatim si bishtmajë; shurdhaci. Bar krendësh (lat. Viscum album) Veshtull. Bar krimbi (lat. Teucrium polium) bimë barishtore me gjethevoglaprera në mes, me lulebardha e ngjyrëmanushaqemajë, që bën një farëmurrmeimët e të rrumbullakët. Bar kryezi bar i së paemrës. Bar i kuajve (lat. Equisetum) KëputjeII. Bar kukunjëze bimë barishtore njëvjeçare me gjetheimëta si të gjembaçit e me luleverdha si të trëndelinës, që përdoretmjekësinë popullore për të shëruar kukunjëzat. Bar kulurxhi (lat. Astragalus glycyphyllos) bimë bishtajore shumëvjeçare me kërcell derigjashtëdhjetë centimetralartë, që lidh bishtaja si batha e që grumbullon azotrrënjë. Bar kulloshtre (lat. Glycyrrhiza glabra) bimë bishtajore shumëvjeçare deri një metër e lartë, me gjethe pendore dhe lule gjatoshepurpurta ose të kaltra, që lidh bishtajavogla me tre-katër kokrra e me shijeëmbël. Bar i të kuqit të madh (lat. Physalis alkekengi) bimë barishtore shumëvjeçare, e lartë deri gjashtëdhjetë centimetra, me gjethemëdha e me lulekuqendezur, që zbardhet e bëhet si rrjetë rreth një frutekuqe dhe ngjan si fener. Bar lebre (lat. Senecio vulgaris) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si gjuhë ngjale e me push në të dyja anët, me lule ngjyrë trëndafiliçelur, që përdoretmjekësinë popullore për shërimin e lebrës së gjinjve. Bar lepuri (lat. Trifolium arvense) bimë barishtore njëvjeçare, e butë si mëndafshi, me farën si xhufkëgjatë e të zbardhur, që rritet deri një pëllëmbë e përdoret si ushqim për kafshët. Bar lëngose bar përdhesi. Bar lëngjyre bimë barishtore me gjethegjata, me lule ngjyrëmanushaqe e me erë të rëndë, që përdoretmjekësinë popullore për shërimin e lëngjyrës. Bar lëshec (lat. Holcus lanatus) bimë barishtore shumëvjeçare pushatake si kadife, me kërcellrrumbullakët, që lidh kalligjatëmajë e që përhapet me farë ose duke lëshuar rrënjënyjat e kërcellitshtrirë përdhe. Bar limoni (lat. Acorus calamus) bimë shumëvjeçare e moçaleve me gjethe shpatukegjata e të merme, rizomat e së cilës përdorenmjekësinë tradicionale dheprodhimin e parfumeve. Bar lithi (lat. Chrysanthemum parthenium; Erythrea centaurium) Trikë. Bar lope bar bushi. Bar i lotzonjës (lat. Convallaria maialis) Drekëz. Bar lunge (lat. Viola sylvestris) bimë barishtore me lulekaltra ose si të manushaqes, që rritetpyll dhe që në mjekësinë popullore përdoret për shërimin e lungave. Bar maceje (lat. Valeriana officinalis) bimë barishtore shumëvjeçare deri një metër e gjysmë e lartë, me gjethengushta përgjatë kërcellit, me tufë luleshmerme ngjyrë trëndafilimajë, që përdoret si qetësues. Bar macesh (lat. Nepeta cataria) bimë barishtore e shumëvjeçare me kërcell deri një metërlartë, që ka gjethe, lule dhe erë të ngjashme me mendërzën. Bar i madh (lat. Helleborus) Shpendër. Bar majasëlli (lat. Teucrium polium) bimë barishtore me kërcellpërkulur, me gjethe ngjyrë argjendi zakonisht me push në të dyja anët, me kurorë luleshbardha ose të purpurta, që rritettokathata. Bar mastiku (lat. Dictamnus) bimë barishtore shumëvjeçare e visevengrohta të Europës, të Afrikës Veriore dhe të Azisë, rreth gjysmë metri e lartë, me lulebardha ose ngjyrëvjollcëformë piramide dhe me gjethe si të frashrit. Bar madërgoni (lat. Hyoscyamus) bimë e familjes së Solanaceve, që përdoret kundër astmës, dhembjesdhëmbëve etj.; bar i trashë, kruspulluk. Bar i mazës (lat. Plantago) gjethe delli. Bar mëndafshi (lat. Asclepia vincetoxicum) bimë barishtore shumëvjeçare, e helmët, me kërcellhollë kacavarës, me gjethetrajtë zemre, me luletufë e ngjyrë jargavanihapur, që bën farambështjella në një fletë me pushgjatë. Bar me një mijë fletë (lat. Achillea millefolium) bimë e familjes së luleshqerrave me gjethe pendore dhe me lulebardha, të verdha ose ngjyrëvjollcëmajëkërcellit. Bar i minurit (lat. Chenopodium botrys; Dysphania botrys) bimë barishtore me kërcelldegëzuar me gjethe gjatore e të dhëmbëzuara, me lule si të blerta, që mban erë të keqe kur thërrmohet. Bar miu (lat. Asparagus officinalis) Shpargull. Bar mjalti (lat. Melissa officinalis) lule blete. Bar molldrage (lat. Portulaca oleracea) Bordullak. Bar morri (lat. Delphinium staphisagria) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si të rrapit, me lulegjelbra në të kaltër, që bën fara me dy bërthama si fasule dhepërdoret kundër morrave. Bar muresh (lat. Umbilicus pendulinus; Umbilicus rupestris) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell dhe me gjethevogla si kopsa me gropë në mes, që janëngrënshme; gjethja pa cipë e së cilës mundvendoset sipër plagës për të qetësuar dhembjen. Bar mushkërish (lat. Menyeanthes trifoliato) bimë barishtore me rizoma horizontale, me gjethe treshe e me një kërcellnxjerr disa lule si yll në majë. Bar ndërgishteje (lat. Potentilla reptans) bimë barishtore shumëvjeçare, me zhardhok, me kërcellshtrihet përtokë, me gjethedhëmbëzuara, me luleverdha, që përdoretmjekësinë popullore për shërimin e ndërgishtes. Bar nepërke (lat. Echium vulgare) bimë barishtore me gjethe si të grurit e me pikazeza. Bar nëngjuhe (lat. Ophioglossum vulgatum) bimë barishtore me rizoma dhjetë deri njëzet centimetra e lartë, me gjethe palme dyshembështjell kallirin e lules e që përdoret për mjekime popullore si llapë për të lyer plagën. Bar ngalose Gurgulleshë. Bar ngjitës (lat. Ephedra distachya) Gjunjëz. Bar nozëll (lat. Achillea millefolium) bimë barishtore shumëvjeçare e merme, e lartë deri në një metër, me gjethe pendoreholla dyshe dhe treshe përgjatë gjithë kërcellit, me lulevoglabardha ose ngjyrë trëndafili, që dalingrupe treshe deritetëshe; bar kolaneci; bar pezmi. Bar oborri (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore deri një metër e gjysmë e lartë, me lulebardha si push, me gjethegjata e të holla si tufë afër rrënjës, që përdoret për mjekimin e verdhëzës së bibave; bar pate. Bar i së paemrës 1. (lat. Lycopodium clavatum) bimë barishtore njëvjeçare me kërcellgjatë e të degëzuar, me gjethe pak më të vogla se të hithrës, me lulebardha si të borzilokut, që përdoretmjekësinë popullore për shërimin e shpërgëtisë. 2. (lat. Centaurea calcitrapa) bimë barishtore dyvjeçare e gjembaçëve, deri në një metër e lartë, me gjetheçara thellë dhe me lule si yll, që përdoret edhe për gatim. 3. (lat. Anagallis arvensis) bimë e vogël barishtore njëvjeçare, me kërcejshtrirë përdhe, me lule bojë speci ose blu, që mbyllen kur vrenjtet moti ose kur bie shi. Bar paresh KëputjeII. Bar pasrregulli bimë barishtore me lulekuqe e të rrumbullakëta si të zambakut, me gjethe si këmbë pate, që përdoretmjekësinë popullore për të sjellëvete një njericilit i ka rënëfikët. Bar pate (patash) (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore njëvjeçare me kërcellshtrihet përtokë, me gjethevoglanyjat e kërcellit, me lulegjelbra e anash trëndafili, që bën faravogla, të cilat i hanë shpendët dhe përdoret për mjekimin e verdhëzës së bibave; bar guse, bar oborri. Bar peshku (lat. Verbascum thapsus; Verbascum longifolium) bimë barishtore dyvjeçare me gjethemëdha, të gjata e të mbuluara me push, me kërcelldrejtë, që në majë ka një kalli me luleverdha. Bar pezmi (lat. Achillea millefolium; Achillea ochroleuca; Achillea atrata; Achillea lanulosa) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcelldrejtë, me gjethebuta e të çara si të fierit, me lule tufëmajë, që përdoretmjekësinë popullore për plagët me qelb. Bar pezul (lat. Saxifraga) bimë e vogël një- e shumëvjeçare, me gjetherrumbullakëtadalin drejt e nga rrënja, me kërcellpadegëzuar ku dalin lulet, që ka veti mjekuese për gurëtveshka. Bar përdhesi (lat. Achillea millefolium) bimë barishtore njëvjeçare me kërcellngjyrëerrët, me rrënjëdendura e të hidhura, me luleverdha, që përdoretmjekësinë popullore kundër përdhesit të bagëtive. Bar plagësh (lat. Dracunculus vulgaris) bimë barishtore me kallimadhluleve mashkullore dhe femërore, që bie erë mish i qelbur dhepërdoretmjekësinë popullore kundër helmimitbagëtive nga gjarpri; lule gjarpri. Bar plakash (lat. Colchicum autunnale) lule vjeshte. Bar plasjeje (lat. Scrophularia ramosissima) bimë barishtore njëvjeçare me kërcelldegëzuarmajë si fshesë, me gjethe vezake, me lulebardha e në tufë, që përdoretmjekësinë popullore për shërimin e plasjes; bar i dalës. Bar plehu bimë barishtore me gjethe si të hithrës me lule ngjyrë trëndafili, me fara si të liritngjyrëkuqërreme, që rritetplehërishta dhe lulëzon nga mesi i verës. Bar pleshtash (lat. Tanacetun cinerarifolium, Chrysantemum cinerarifolium) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell deri një metër, me gjethe si të hithrës, me lule si të shpatores, që rritet nëpër shkëmbinj dhe farat e së cilës përdorenmjekësinë popullore për shfarosjen e pleshtave. Bar të preri 1. (lat. Hypericum perforatum) Balç1. 2. (lat. Artemisia vulgaris) bimë barishtore shumëvjeçare deri dy metra e lartë, me rrënjë drunore dhe me kërcellngjyrëkuqeerrët, që lëshon lulevoglaverdha ose të kuqërreme. Bar prisi (lat. Silene altifolia vulgaris) bimë barishtore me lule si boçe ngjyrë trëndafili ose të bardha, kërcejtë dhe gjethet e njoma të së cilës përdoren për sallatë. Bar pulash (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore me kërcellshtrirë përtokë, me lulebardha si push, gjethet e njoma të së cilës përdoren si ushqim ose në mjekimet popullore. Bar pushi (lat. Poa bulbosa) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcellhollë, me gjetheimëta, me lulembledhura si fshesë, që deltufadendura dhe që e hanë kafshët. Bar i qelbur (qelbës) (lat. Putoria calabrica) bimë barishtore me gjetheholla si të pishës, me lulekuqe, që mban erë të qelbur dhe rritet për rrënjëtpërmbajnë pigmentkuq. Bar qeni 1. (lat. Plumbago europaea) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si të mendrës e me push, me lulebardha dhe me fara si të çajit, që rritet e lartë mbi një pëllëmbë. 2. (lat. Marrubium peregrinum) bimë barishtore shumëvjeçare e familjes së mendrës deri gjashtëdhjetë centimetra e lartë, me push dhe me erë të mirë, që përdoret kundër kafshimit nga qeni i tërbuar. Bar qerosi (lat. Solanum nigrum) bimë barishtore me kërcelltrashë, me gjetherralla e të dhëmbëzuara si të manit, që bën faravoglambështjella në një lëvozhgë me gjemba si të gështenjës dhepërdoretmjekësinë popullore. Bar qimesh (lat. Convolvulus) bar pa rrënjë. Bar qumështi (lat. Taraxacum officenale) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell si të qumështores, me gjetheholla e të gjata, me gjembavegjël si të hithrës, që u jepet si ushqim bagëtive për të shtuar qumështin. Bar rakie (lat. Dictamnus albus) bimë barishtore shumëvjeçare derigjashtëdhjetë centimetra e lartë, me lulekuqetrajtë piramidemajëkërcellit e me gjethe si të frashrit; bar i uzos. Bar rikash (lat. Argentina anserina) bimë barishtore shumëvjeçare e familjes së trëndafilorëve, me degë deri tetëdhjetë centimetragjatashtrira përdhe, me gjethe pendorembuluara me pushbardhë si mëndafsh, që rritetranishte e zaje. Bar rresh (lat. Cuscuta europaea) bimë barishtore njëvjeçare me lastarë shumëhollë, të gjatë, të butë e të verdhemë, me lule ngjyrë limoni, që del nëpër arakorrura, nuk e hanë kafshët dhe përdoretmjekësinë popullore kundër rreve. Bar pa rrënjë (lat. Cuscuta epithymum) dredhël e kuqe. Bar sahati (lat. Passiflora) bimë barishtore me burbuqe si të zymbylit, që nxjerrin disa fijëza si akrepi i sahatit. Bar sapuni (lat. Saponaria officinalis) Shkumëz. Bar sarillëku (lat. Thalictrum L.) bimë barishtore shumëvjeçare me luleverdhamajëkërcellitpadegëzuar, me gjetheholla si të koprës; rrënjët e kësaj bimepërdorenmjekësinë popullore kundër verdhëzës. Bar squfuri (lat. Lycopodium clovatum) bimë barishtore shumëvjeçare gjithmonë e gjelbër, me kërcellshtrirë për tokë e të rrënjëzuar, me gjetheholla si push rreth kërcellit, që nxjerr kalliverdhë. Bar stenicash (lat. Datura stramonium) Tatull1. Bar syri (i syrit) bimë barishtore me gjethe si të borzilokut fletëmadh, me faramajë si të arrësit, që rritet rreth dy pëllëmbë. Bar shëllire bimë barishtore me gjethevogla e me lulebardha me push, që vihet në kaden e djathit kundër shtrepave. Bar Shëngjergji (lat. Lysimachia nummularia) bimë barishtore zbukurimi me kërcejshtrirë përdherrënjëzuar, me gjethevogla dhe me luleverdha. Bar Shëngjini (lat. Artemisia vulgaris) bimë barishtore shumëvjeçare deri në dy metra e lartë, me rrënjë drunore dhe me kërcellngjyrëkuqeerrët, me lulevoglaverdha ose të kuqërreme. Bar shite (lat. Polygonatum multiflorum) bimë barishtore shumëvjeçare me rrënjëtrasha e të bardha gjithë nyja, me kërcelldrejtë derigjashtëdhjetë centimetra i lartë, që merr harkmajë, me lule si zilengjyramerme, të bardha ose të verdha në të blertë, që varen nga harku i kërcellit. Bar shkëndije bimë barishtore me gjethe si të hithrës e me një vijëbardhë, me lulevogla e të bardha, që përdoretmjekësinë popullore për shërimin e pikës në sy. Bar shkumëz bar sapuni. Bar shpatëz (lat. Potentilla) bimë barishtore me gjethepërbëra pesëshe, me luleverdha pesëpetalëshe. Bar shpërgëtie (lat. Anagallis arvensis) bar i së paemrës. Bar shpirre Helmëz. Bar shpretke (lat. Ruta graveolens) Ryzë. Bar shqiponje (lat. Digitalis ambigua) bimë barishtore shumëvjeçare e helmët, me kërcelldrejtë e me push, me gjethegjata, me luleverdha si këmborë. Bar i shtërgjisë (lat. Aegaopodium podagraria) bimë barishtore shumëvjeçare deri një metër e lartë, me kërcelldrejtë pa palcë, me gjethe treshedhëmbëzuara dhe lule ombrellore; gjethet e së cilës përdoren për mjekimin e cermës dhethata përdoren si erëz. Bar shtrige (lat. Lycopodium) bimë enëzore si myshku. Bar i shtrirë (lat. Equisetum) KëputjeII. Bar shtroje (lat. Corrigiola litoralis) bimë barishtore njëvjeçare me degë deri njëzet e pesë centimetra gjatësi, të shtrira përdhe, që vetëpllenohet brenda lulesmbyllur. Bar shurrëgjakeje (lat. Lythrum) bimë barishtore me kërcellkuq e të gjatë deri një gjysmë metri, me gjethe si të hides e me lulebardha, që përdoretmjekësinë popullore për shërimin e shurrëkuqes së bagëtive. Bar i shushkave (lat. Celosia cristata) lafshë gjeli. Bar tambli 1. (lat. Taraxacum officinale) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell si qumështorja, me gjetheholla e të gjata, me gjembavegjël si të hithrës, që u jepet si ushqim bagëtive për të shtuar qumështin. 2. (lat. Euphorbia) qumështore. Bar i tamës 1. (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore njëvjeçare e arave dhe e djerrinave me lulebardha, që ka veti rrudhëse, mpiksëse dhe diuretike. 2. bar guse. Bar telishi 1. (lat. Carex canescens) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcelllëmuar e të gjatë mbi një metër, me gjethe shumëholla si fije bari, me lule si fshesë, që përdoret si ushqim për kafshët dhe për gjelbërim. 2. (lat. Hypericum perforatum) bimë barishtore me gjetheholla, me lulevoglaverdha a të merme, që përdoret për mjekim plagësh. Bar teshi 1. (lat. Centaurea alba) bot. Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcelldegëzuar, me gjethe pendoreçarabazë dhe me lulepurpurta, që përdoretmjekësinë popullore për shërimin e teshit a të shpërgëtisë. 2. (lat. Hypericum perforatum) bimë me kërcell gjer gjashtëdhjetë centimetralartë, me luleverdha dhe me erë si të balsamit, balç. Bar teshtitjeje (lat. Achillea ptarmica) bimë barishtore, me gjethedhëmbëzuara imët dhe me tufa luleshbardha. Bar tëmthi (lat. Lilium Martagon) bimë barishtore me kërcell deri pesëdhjetë centimetralartë, që nxjerr një tufë luleshtrajtë piramide, me ngjyramerme, të bardha, të kuqendezur ose ngjyrë trëndafili a të zeza, me gjethepërkulura heshtake e që shtohet me qepujka. Bar tërfoni (lat. Lysimachia) bimë barishtore zbukurimi me kërcejshtrirë përdhezënë rrënjë, me gjethevogla dhe me luleverdhavogla. Bar i trashë (lat. Hyoscyamus) madërgonë, kruspulluk. Bar tufak (lat. Centaurium umbellatum) bimë barishtore dyvjeçare deri pesëdhjetë centimetra e lartë, me kërcelldegëzuar, me gjethepërkundërta, me tufë lulesh pesëpetalëshe ngjyrë trëndafilimajë, që përdoret si bimë mjekësore për gastritin dhe për sëmundjemëlçisë. Bar turreci (lat. Aloprecurus pratensis) bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve me kërcell deri njëqind centimetralartë e me kalli cilindrik. Bar të thekmi (lat. Polygonum aviculare) bar pate. Bar thëllëze (lat. Mercurialis) 1. bimë barishtore njëvjeçare ose shkurre shumëvjeçare e helmët, me lulevogla, të gjelbra, pa petla e të mbledhurakalli, me gjethemëdha, që kanë një lëndë ngjyruese. 2. thërroke, xerxele. Bar thiu trikë. Bar i thyer (lat. Euphorbia) bimë barishtore me gjethekëmbyera me lulevogla, të verdha, të mbledhura tufëformë çadre, me kërcellnxjerr një lëngbardhë si qumësht; rryell. Bar uji maraskë. Bar urdheje (lat. Sedum acre) rrushqyqe. Bar urithi bimë barishtore e fushave me kërcell e gjethe si të zymbylit, me lule ngjyrëvjollcë, që e pëlqejnë bletët. Bar urovi (lat. Galium) bimë barishtore ose zbukurimi me kërcell gjembak, me gjethepërveshura dhe me tufa luleshbardha. Bar i uzos (lat. Dictamnus albus) bimë barishtore shumëvjeçare e lartë deri gjashtëdhjetë centimetra, me lulebardhatrajtë piramidemajëkërcellit e me gjethe si të frashrit. Bar vedre bimë barishtore me lule ngjyrë blu, me gjetherenditura në dy anët e një kërcelli dhe me erë të këndshme si ajo e rozmarinës. Bar Venetiku (lat. Phalaris arundinaceae) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell deri dy metralartë, me gjethe heshtakeblerta ose me ngjyratjera, me kalli si të elbit, që shtohet me rizomatrasha. Bar i verdhë helmëz, kuskutë. Bar verdhëze (lat. Thalictrum minus) bimë barishtore me kërcellshtrihet përtokë, me gjethebardheme, që bën kokrra si lendeverdha dhepërdoretmjekësinë popullore për shërimin e verdhëzës. Bar vese bimë barishtore njëvjeçare e lartë deri një pëllëmbë, me lulengjyrëkaltër, që përdoretmjekësinë popullore për shërimin e sëmundjeslëkurësshkaktuar nga vesa. Bar veshi (lat. Sempervivum tectorum) bimë barishtore shumëvjeçare me gjethetulta e me lule ngjyrë trëndafili, që rritet zakonishtmurevjetra e mbi çati dhepërdoretmjekësinë popullore për shërimin e plagëve dhesëmundjeveveshit. Bar vreri 1. (lat. Asplenium trichomanes) lloj fieri me gjethe pendoredelgurishte. 2. krahin. bimë barishtore e lartë deri pesëdhjetë centimetra, që deltufa nëpër shkëmbinj; kërcelli i kësaj bimelëshon një lëng qumështor, i cili përdoret si bimë mjekësore për pastrimin nga vreri. Bar zemre 1. (lat. Gentiana lutea) sanëz, agnushe. 2. (lat. Aristolochia rotaunda) bimë barishtore e lartë derishtatëdhjetë centimetra, me rrënjëtrasha e të tulta, me kërcellpadegëzuar, me gjethepërkundërtatrajtë zemre, me lulesë si gyp, që lëshon erë të keqe. Bar i zgjebes (lat. Centaurea scabiosa, Scabiosa atropurpurea) bimë barishtore njëvjeçare ose shumëvjeçare, me kërcelldegëzuar e të gjatë deri një metër, me gjethedhëmbëzuara, me lule si gjysmërruzullngjyrë trëndafili, vishnjeje a të bardhë, që përdoretmjekësinë popullore kundër zgjebes ose për të ngjyer. Bar zogu (bar zogjsh) 1. (lat. Ruppia maritima) lloj luleje me ngjyrëverdhë dhe me erë të mirë, sana detare. 2. (lat. Stellaria) bimë barishtore njëvjeçare me lulevoglabardha me dhjetë petla, që mbinvjeshtë dhe lulëzon e farëzon njëkohësisht. Bar zonje (lat. Teucrium polium) shkurre e ulët e viseve mesdhetare, me lule voglabardha ose ngjyrë trëndafili e me gjethevogla.

3. Bimë me veticaktuara. Bar helmues.

4. fig. Gjë pa shije, ushqim si kashtë; gjellë që s'ka fare kripë. Sikur po ha bar.

Bar i egër keq. njeri a diçka tjetërdëmton ose që është i padobishëm; njeri pa vlerë e i keq; bar i keq. Bar në ferra njeri i mirë, por në kushtekëqija a të rrezikshme. Me bar e me gjethe gjithçka; me të gjitha ç’kam; kokë e këmbë. Bar i keq keq. e metë, ves a koncept i dëmshëm, që pengon mbarëvajtjen e punës; ai që ka të meta, vese a konceptetilla, njeri i keq; bar i egër. Bar i qullur njeri i paaftë, njeri pa asnjë vlerë; pushkë e lagur (dyfek i lagur) mospërf. Sa bari i tokës shumë, pa masë, pa fund; sa dushk e bar; sa rëra e detit. I është bërë bari sa *hanxhari (dikujt) keq. U *mullar bari (dikush). E bëri bar kënete (dikë) e shkatërroi, e shkretoi, nuk i la gjë prej gjëje; ka mbeturkëmishë (dikush); flelëkurëarushës (dikush); (e la) pa plëng e pa shtëpi (pa cak). E bërihante bar (dikë) përb. e mposhti për turp, e mundi keq; e vuri poshtë. I ka dalë (i ka mbirë) bari (në faqe) (dikujt). 1. shih e ka mbuluar bari (dikë). 2. Ka shumë kohë që po pret e u mërzit; i doli mjekra. 3. (diçkaje). Është tepër vonë për të bërë diçka. Digjet bari i njomë nëpërthatin shih shkon i njomi me të thatin. Sa *dushk e bar. Fluturon me një *fije bar (dikush) përçm. Ha bar (dikush). 1. Është shumë i varfër, gjendetvështirësimadhe ekonomike, bën sakrificamëdha për të jetuar. 2. Nuk i kupton gjërat, nuk di si janë punët, nuk kupton ç’bëhet; nuk është i zgjuar; gënjehet lehtë, ia hedhingjithë; është i trashë nga mendja; ha kashtë. I dha barin e ballkotit (dikujt) krahin. shih ia mori mendtë (dikujt). Nuk kullot bar (dikush) nuk ia hedh dot, nuk është budalla; nuk ha bar. S’e lë *hundahajë (të kullotë) bar (dikë) tall. I ka mbirë bari një *pëllëmbë (dikujt). I ka mbirë bari *sipër (dikujt). I ka mbirë bari mbi *varr (dikujt). I ka mbirë (i ka zënë) magjja bar (lëndinë) (dikujt) është shumë i varfër, ështëvështirësimadhe ekonomike, nuk i ka mbetur gjë për të jetuar; s’ka as hi në vatër (dikush); s’e mbush barkun me bukë (dikush); ka mbetur pa brumëmagje (dikush); i ushtojnë hambarët (dikujt). Mbledh me bar blete mbledh, zakonishtshtëpi, një shumicë njerëzishndryshëm, duke i joshur me diçka, i tërheq me diçka. E ka mbuluar bari (dikë) ka vdekur prej kohësh; është tepër vonë tashti; ia ka mbuluar varrin bari (dikujt); i ka dalë (i ka mbirë) bari (në faqe) (dikujt). Ia ka mbuluar varrin bari (dikujt) shih e ka mbuluar bari (dikë). I mbushet bahçja me bar edhedimër (dikujt) shih i lulëzon (i lulon) bahçja (edhe) në dimër (dikujt). Prit *gomarmbijë bar! iron. Ç’i shtie bar! (dikujt) përb. ç’ia var!, mos u merr me të!; nuk e meriton ta shohësh as si bagëti. I ka vajtur bari një *metër (dikujt) keq.zuri goja bar jam fare vetëm, s’kam me kë të ndërroj dy fjalë; zuri goja erë. I ka mbirë (i ka zënë) magjja bar (lëndinë) (dikujt) është shumë i varfër, ështëvështirësimadhe ekonomike, nuk i ka mbetur gjë për të jetuar; s’ka as hi në vatër (dikush); s’e mbush barkun me bukë (dikush); ka mbetur pa brumëmagje (dikush); i ushtojnë hambarët (dikujt). Zë *peshk në bar (dikush). I zëntë shtëpia bar! (dikujt) mallk. i vdekshin njerëzit e shtëpisë!, u shoftë me gjithsej!; iu shoftë pragu! mallk.

BIE

BÍEII vep., RASHË, RËNË jokal. 1. vet. v. III Ndodh, vjen rastësisht; qëllon, rastis; e merr, e prek, e përfshin (kryes. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Më ra udha (rruga). Më ra rasti. Më ra puna. Më ra ndër mend. I ranë sytë mbi diçka. Më ra (më hyri, më shkoi, më erdhi) në vesh. Më ra papritur (e papritur, befas). Ra fjala. Sido që të bjerë puna. Lajmi ra si bombë. Ra biseda (muhabeti). Ra tërmeti. Me ç'të më bjerëdorë. I ra një vdekje. I ra plani një shtëpie etj.
2. vet. v. III Qëllon në një kohëcaktuar, e ka kohën në një vit, në një muaj, në një javë a në një ditëcaktuar, rastis, takon, ndodh, godit, përkon. Biehënën. Biefundjavës. - Kur bie Viti i Ri? Ra në pranverë.
3. edhe fig. Ndodhem papritur ose padashurrrethana zakonishtkëqija e të vështira; arrij në një gjendjecaktuar, kaloj në një gjendje shpirtërore; hyj, futem (edhe në një varg njësish frazeologjike). Ra në grackë (në lak, në kllapë, në kurth, në grep). Ra në greminë. Ra në pritë (në pusi). Ra në rrezik (në fatkeqësi). Ra në hall (në vështirësi, në bela). Ra rob (pre, viktimë). Ra në burg. Ra brenda (bised.) e futënburg. Ra në duart (në thonjtë, në kthetrat) e dikujt. Ra nën sundimin (nën ndikimin) e dikujt. Ra ngushtë (keq). Ra në gjak (në armiqësi). Ra në zi. Ra në gabime. Ra borxh (bised.). Ra në përleshje (në luftë, në përpjekje). Ra në varfëri (në mjerim, në skamje). Biemendime (në mëdyshje). Ra në të thella. Ra në të zeza u zhytmendimekëqija. Ra në dëshpërim (në hidhërim). Ra në dashuri. Ra në plogështi. S'bievetëkënaqësi (në shkollarizëm, në formalizëm). Ranëoportunizëm (në idealizëm, në subjektivizëm). Ra në kllapi. Biegjumë (në qetësi, në heshtje). Ra në krizë (në amulli). Ra me barrë. Ra klloçkë pula. Më ranë veshët rehat. Ra si miuhauz (në poç). Shpëtoi nga shiu e ra në breshër. (fj. u.). Shpëtoi nga lumi e ra në det. (fj. u.). Iku nga tymi e ra në zjarr. (fj. u.). Trimi nuk bieduar i gjallë. (fj. u.).
4. Ndesh papriturdiçka; gjej befas diçka, zakonisht me shumicë; turrem i etur mbi diçka. Ra në tokëbutë. Ra sharragozhdë. Ramë në një pyll. Gjeologët ranëbakër. Ra në para (në bollëk). Ranëmina. Biegjurmë. Delet ranëkripë. Ra si kalitagji.
5. Qëlloj në një grup njerëzish, rastis me të tjerë, hyj rastësishtmarrëdhënie me dikë, ndodhem. Ra në një familje (në një kolektiv) të mirë. Kishte rënë me shokëkëqij. Ra në një klasëdalluar. Ra me ca udhëtarënjohur.
6. edhe fig. E godit, e qëlloj me diçka (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). I ra me gur (me grusht, me shpullë, me shkelma, me pëllëmbë, me shkop, me kamxhik). I ra me pushkë (me kobure, me top, me shpatë, me shigjetë). I ra kokës (turinjve). I ra në kurriz (në krah). I ra kalit. I bie topit. I bie tokës me këmbë. Më ra erashpatulla. I ra rrufeja. I ra nga prapa. I ra në luleballit. Nuk bie rrufeja dy herë në një lis. (fj. u.). Nuk bie reja (rrufeja) në hithra. (fj. u.). Nuk i hipën dot dardhës, i bie fikut. (fj. u.). S'ka ç'i bën gomarit, i bie samarit. (fj. u.). Kush ul qafën, i bien zverkut. fikut. (fj. u.). Derrit i bien me sëpatëballë. fikut. (fj. u.).
7. edhe fig., vet. v. III, Drejtohet, shkon në një pikë a në një vendcaktuar, përplaset a zë vend diku; më prek a më godit një nga shqisat a një organtrupit (për dritën, për erën, për zërin etj.); më prek a më godit ndjenjat. Ra në shenjë. I bie drita. Më bien rrezet në sy. Topi ra në mur. I ra diellikokë. Më ra rëndë ushqimi. I ra rëndë ajo fjalë. Më ra si plumb (si rrufe).
8. Godit diçka për të nxjerrë një tingull a një zë, bëjtingëllojë; vet. v. III nxjerr një tingull a një zë kur goditet, tingëllon; dëgjohet (një zë, një krismë etj.). I bie derës (ziles, çangës). I bie daulles. I bie fort (ngadalë). Bie dera (zilja, kambana, telefoni, ora). Bie boria (sirena). Bien pushkë. I bie pragutdëgjojë dera (i bie derësdëgjojë qilari) e hedh fjalën për diçka. Kur ta varësh zilen, duhet t'i biesh. (fj. u.).
9. Luaj me një vegël muzikore; luaj një pjesë muzikore; vet. v. III nxjerr tinguj një vegël muzikore, dëgjohet, tingëllon. I bie një vegle. I bie lahutës (fyellit, çiftelisë, gajdes, violinës, pianos). Nuk di t'i bie kitarës. Binte muzika. Binin sazet. I bie një kënge popullore (një valsi, një tangoje).
10. Sulem mbi dikë a mbi diçka, vërsulem; e sulmoj dhe e godit; turrem, këputem. Ranë mbi armikun. I ranë pushtuesit. - Bini mbi ta! I ranë qytetit. Ra ujku ndër dhen. Ra bishabagëti. Ra dhelprapula.
11. fig. bised. Sulmoj me fjalë, qortoj a kritikoj rreptë; i vërsulem, e godit. I ra kundërshtarit. I ra pa të drejtë. I ra në kokë. I ra pas shpine (prapa krahëve).
12. vet. v. III Ndodhet në një vend, gjendet, shtrihet në një anë, është. Bieveri. Bie afër (larg). Bie nga e majta (djathtas). Ku bie ky fshat? Na bierrugë. Bie nga oborri. Bie në Shqipëri. Bie i treti (i fundit). Theksi biefund (gjuh.)
13. vet. v. III Fillon, vjen dhe përhapet, shtrihet e sundon mbi dikë a mbi diçka, mbulon, pllakos, plandos, plandoset. Bie errësira (nata, mbrëmja, muzgu). Ra agu (mëngjesi). I bie drita (hija). Ra drita zbardhi, agoi. Ra dielli doli dielli. Ra qetësi (heshtje). Ra zjarr. I ra flaka. I ra një çehre (një ngjyrë) e verdhë. I ra një hijefytyrë. I ra një të kuq. I ra nur (bised.) u i hijshëm, u zbukurua. I bie një hije zbukurohet; merr një pamjeveçantë.
14. vet. v. III (me trajtëshkurtër përemërore) fig. Vjen e përhapet; më kap, më zë, më prek, më godit; më vjen. Ra gripi (kolera). I ra një sëmundje. I ra barku i verës. I ra sëmundja e tokës. U ra flama (pulave). I ra pika (damllaja). U ra krimbi. I ra të fikët. I ra në zemër. Më ra për thonjsh (ngaftohtët). I ra gjaku e zuri gjaku. Më ra verakokë. I ra një fatkeqësi (një e keqe). I kanë rënë halle. I ra mbi kokë (barra e një pune). Dyshimi binte mbi të. I rëntë flama! (mallk.). I rëntë pika! (mallk.). Pika që s'i bie! (mospërf.).
15. Hyjmarrëveshje me dikë, hyjmarrëdhëniecaktuara me të; pajtohemmendime a në veprime me dikë, lidhem. Biemarrëveshje (në ujdi, në fjalë). Biekuvend. Ranëpazar. S'biekompromis (libr.). Ra në grindje (në sherr). Biekundërshtim me dikë a me diçka.
16. bised. Kam lidhje gjaku, farefisnie ose afërsie. bie kushëri i parë (kunat). Bien baxhanakë (krushq).
17 bised. Bëj një punë shpejt me një vegël; heq a pastroj me një mjet; punoj me një vegël, i jap (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). I rashë me fshesë dhomës. U bie me furçë këpucëve (rrobave, mureve). I bie me brisk mjekrës (faqes). I bie me drapër (me kosë). Ra drapri (në ara) nisënkorrat. I bie kosës me grihë (me limë). I bie me zdrukth. Bjeri kazmës! puno!
18. bised. Jepem pas diçkaje, më tërheq shumë diçka; lidhem me dikë a me diçka dhe kujdesem shumë për të. Bie pas muzikës (pas pikturës, pas artit, pas sportit). Bie pas bujqësisë. Bie pas gjahut. Ka rënë pas librave. Bie pas punëve. Kishte rënë pas qejfeve (pas rehatit, pas rakisë). Bie pas fëmijës.
19. vet. v. III nxë, më vjen për shtat, më rri si duhet, më bën. bien mirë këpucët. S'i bie fustani. Më bien tamam. Mezibien.
20. fig., vet. v. III vjen për shtat, përputhet, pajtohet me diçka, më shkon, më vjen në një mënyrë (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Na bie mirë (keq). I bie mbarë. I bie për shtat i pëlqen, i vjen ashtu si do ai. I binte pas qejfit (pas midesë, pas dëshirës).
21. edhe fig., bised., vet. v. III kushton; më qëllon ta blej, ta paguaj diçka (lirë a shtrenjtë). Na ra lirë (shtrenjtë). U ra sa qimet e kokës e blenë shumë shtrenjtë.
22. (me trajtë shkurtër përemërore)përket, më takon, e kam unë përsipër; është e drejta a radha ime. I ranë pjesë (në hise). - Nga sa na bie? Më bie radha. Më bie mua ta zgjidh këtë punë. Më bie barra (përgjegjësia). I bie për detyrë. I ra atijfliste. Të bie ty të shkosh. I bie merita (nderi). Ra në kurrizin tim. Ra mbi supet (mbi shpatullat) e mia. Shpenzimet bien mbi të. Mos fut hundët tek s'të bie! (fj. u.).
23. Them diçka, flas në një mënyrë. I bie drejt (shkurt, anës e anës, larg e larg). I bie copë (troç). Mirë i ke rënë.
Sin.: godit, qëlloj, gjendet, ndodh, ndodhem, qëllon, rastis, dëgjohet, futem, heq, hyj, kushton, lidhem, ndesh, pajtohet, pastroj, përkon, përputhet, prek, punoj, sulmoj, takon, tingëllon, turrem, them, flas, mbulon, pllakos, plandos, plandoset
I bie në *ballë (punës etj.) I bie në *besë (dikujt). Bjeri t’i biem punë e kotë; kot për kot (përdoret kur diçka bëhetrrëmujë, pa pasur një synim a rregullcaktuar). Bie *boria libr. I bie (i fryn) *borisë. Ra në një *brazdë (me dikë). I ra në *briI (dikujt). I ra në *briII (diçka). (U ) bjeri burri burrit! (diku). I bie *cyles (dikush) tall. I ra në *çaçkë (dikujt). I bie *çakalles (dikush). Ra në *çanakun (e dikujt) përb. I bie *çekanit (diku a në diçka). I bie *çokut (dikush). I ra *damllaja (dikujt). I bie *daulles. Bjeri daulles! mospërf. (Është bërë) për t’i rënë me dyfek (me *pushkë, me kobure) (diçkaje). I bie në *erë (dikujt a diçkaje). I ra (i doli) *era (diçkaje). Bie në *fill (me dikë). I ra në fill (në *fije) (dikush). rëntë *flaka! mallk. I ra *flaka (diçkaje). I ra *flama (diçkaje). I ra *fshesa (dikujt a diçkaje). I bie (i fryn) *fyellit (kavallit) (dikush) tall. I bie (i fryn) *gajdes (dikush). I ra *gërshëra (dikujt a diçkaje). I bie *gjoksit (dikush). Bie në *gjurmë (të dikujt a të diçkaje). I bie *hollë (diçkaje). I ra në *hundë (diçka). I bie kalemit (*lapsit). I bie *kambanës. Po i bien *kambanat (dikujt). Bjeri e kapërce keq. shkel e shko, sa për të kaluar radhën. I bie (i fryn) kavallit (*fyellit) (dikush) tall. I ra *këmbës (dikush). U ra (ua mbathi, ua dha, ua theri) *këmbëve (dikush). I bie *kokës (në kokë) (dikujt a diçkaje). I ra mbi *kokë (mbi krye) (dikujt). I ra në *kokë (dikujt). Më ra prapa *kokës (diçka). I bie *krahëve (dikujt). I bie *lapsit (kalemit). I bie *legenit (dikush) bised. I bie (me) *limë (dikush). I rëntë *mall! (për dikë a për diçka) mallk. Më ra *mekthi. Më ra ndër *mend. I ra në *mendje (dikujt). I ra *murtaja (diçkaje). rëntë (të ngrëntë) *murtaja! mallk. I ra me *not (diçkaje) shaka. I ra një *nur (dikujt). Ra *ora (sahati) (për diçka). Më ra *pika. I ra *pikës (dikush).rëntë *pika (një pikë)! mallk. *Pika që s’të bie! mospërf. I ra pjaca (*pazari) (dikujt a diçkaje) mospërf. bie në (më) *qafë (dikush). rëntë (të ardhtë) pas *qafe! mallk. I bie *qarit (dikush). I ra në *qokë (diçkaje). I bie *qylit (dikush). bie *rëndë (diçka). I bie në *rreth (dikush) iron. Më ra (më gjuajti) *rrufeja. Ra sahati (*ora) (për diçka). I bie *supeve (dikujt). Bie mbi *supet (e dikujt). Bie në *sy. Më ra në *sy (dikush a diçka). I ra me *sy (diçkaje). I ra në *shenjë (dikush). Bie mbi *shpatullat (e dikujt). Bjeri *tagarit! keq. mospërf. I bie *tamburasë (dikush) tall. I bie *teneqesë (dikush) mospërf. I ra në *të (diçkaje). I bie nëpër *të (diçkaje). T’i biesh me *top (diçkaje). *Topatbien! I ra me *top (diçkaje). I ra në *tru (dikujt). I bie *tupanit mospërf. (dikush). Ra në *usta (dikush). I ra *veshit (dikush). bie (më vjen) në *vesh (diçka). rëntë (të ardhtë) pas *veshit! mallk. I ra *zhyt (diçkaje). I ra *zjarri (diçkaje).

BIE

BÍEIV vep., PRÚRA, PRÚRË kal. 1. Mbart diçka nga vendi ku është dhe e sjell afër, sjell; e zhvendos, e sjell dikush nga largvendin ku jam unë; kund. shpie, çoj. E bie dollapin nga kati i dytë në të parin. E bie nga Shkodra në Tiranë. E bie tryezën afër dritares. I pruri me karrocë (me makinë, në krahë). I prunë eshtrat e rilindësitshquaratdhe. E prunë ujin (dritën elektrike) në fshat. -bjer një kazmë (një lopatë, një darë)! I pruri një karrige. -bjer një pjatë (një lugë)! -bjer një gotë ujë! - Bjerma ta shoh! Dinaku të çonçezmë e të bie pa ujë. (fj. u.).
2. Marr e sjell diçka me vete, sjell diçka për një njeri; vet. v. III sjell, çon diku, nxjerr. I pruri një letër (një telegram). I pruri një dhuratë. Pruri një lutje (një kërkesë, një ankesë). - Bjere edhe djalin kur të vish! Bie me vete. Lumi pruri kërcunj. E pruri rryma. E prunë me zor. E pakta bieshumtën. (fj. u.).
3. Vij e bëjditur, vij e njoftoj diçka, sjell një lajm a diçka tjetër, sjell. Pruri një lajm (të mirë, të keq). Ka prurë një përgjigje. Prurifalat (përshëndetjet, falënderimet) e dikujt.
4. Nxjerr dhe parashtroj, paraqit; e sjell, e nxjerr atje ku dua. Bie prova (argumente, fakte). Bie një shembull (një citat). E pruri fjalën (bisedën, muhabetin). E biemend.
5. fig. Sjell një pasojë, bëj që të shfaqet diçka, shkaktoj; bëjketë; siguroj; sjell. Kjo erë bie shi. Bie dobi (të mira, mbarësi, gëzim). Bie shëndet. Pruri çrregullime (vështirësi, pengesa, fatkeqësi). Bie si pasojë. E pruri koha (rasti). Ia pruri mbarë. Sido që ta bjerë puna sido që të ndodhë, sido që të jetë. Ç'bie sahati, nuk bie moti. (fj. u.).
6. Tërheq për të ardhur, bëjvijë; më sjell diku, më çon. E pruri malli për djalin. - Ç'erë (ç'e mirë) të pruri? - Ç'dreq e pruri? Gjurmët e prunë derishtëpi.
7. Bëjjetë, e sjell në një gjendjecaktuar. E bierregull (në vijë). E pruriqejf (në vete). E pruriterezi punën. E pruri në atë ditë (në atë gjendje) e solli në një gjendje shumëkeqe. E prurifuqi.
8. vet. v. III Lëshon një erë, nxjerr; ka erë. Bie erë. I bie erë të keqe (goja, plaga). Bie era shkrumb. Bie erë barut. Çeli gonxhjasaksi, / Bie erë bukuri. (folk.). Po s'hëngre hudhra, s'bie erë. (fj. u.).
Sin.: mbart, sjell, zhvendos, çoj, nxjerr, parashtroj, paraqit, shkaktoj, siguroj.
E pruri (e solli) në *din (dikë) bised. E bie (e sjell) në *jetë (dikë). E pruri (e solli) *kokën (kryet) (dikush) mospërf. E pruri (e solli) kryet (*kokën) (dikush) mospërf. Më ra (më doli) *lotaria. Si ta bjerë *puna. Ia pruri *pus (dikujt). Ia bie (ia sjell, ia hedh) *rrotull (dikujt). bie *rrugaI (udhaI) (diku). bie *rrugaII (udhaII) (diku). Ma pruri (ma nxori) në *shteg (fjalën) (dikush).

DEKIKË

DEKÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Sekondë; minutë, çast, moment. Kërkoj vetëm një dekikë! Si i njeh sahati dekikët ashtu i rreh syri qerpikët. (fj. u.).
Sin.: minutë, çast, sekondë, moment, grimë, imtë.

HOLLËSIRË

HOLLËSÍR/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Pjesë shumë e vogël dhe e imët e diçkaje; gjë shumë e vogël dhe e imëtdallohet me vështirësi, imtësi. Hollësirat e një sahati. Mekanizëm (aparat) me shumë hollësira.
2. fig. Pjesë a gjë e hollësishme e diçkaje; e dhënë a rrethanë e hollësishme për një ngjarje a për diçka tjetër. Hollësirat e jetës. Pa hyrëhollësira. Hollësirat do të jepen (do të njoftohen) më vonë.
Sin.: imti, imtësi, hollësi, yçkël.

HËNË

HËN/Ë,~A f. 1. edhe astr. Trup qiellorrrotullohet si satelit rreth Tokës, e merr dritën nga Dielli dhe ndriçon natën; pamja e këtij sateliti nga Toka. Hëna e re (e vjetër, e plotë, e ngrënë, e zbehtë). Hënë pesëmbëdhjetëshe. Drita e hënës. Disku (drapri) i hënës. Ulja në Hënë. Zënia e Hënës. Eklipsi i Hënës. Natë pa hënë. Me hënë poshtë kur hëna është duke u zvogëluar. Me hënë përpjetë kur hëna vjen duke u rritur. Doli hëna. Hahet (zvogëlohet) hëna. Mbushet hëna. Rihet hëna del hëna e re.
2. vjet. Muaj i llogaritur sipas ciklitHënës (rreth 28 ditë). Hëna e janarit. Ështëhënëfëmijës ështëmuajin e fundit të shtatzënësisë.
3. mjek. Sëmundja e tokës, epilepsia. Sëmundja (lëngata) e hënës.
4. sh. ~Ë, ~ËT fizio.përmuajshmet e grave. Ështëhënë. I kanë ardhur hënët.
5. si mb. Shumë e bukur për vajzat. Je si hënë.
6. përk. Hënë e vogël; hënëz.
Ka rënë nga hëna (dikush) iron. 1. Sikur është i rrallë, sikur s’ia gjen dot shokun tokë, aq i mirë i duket vetja. 2. Sikur nuk di ç’bëhet diku, sikur s’është prej këtij vendi; sikur vjen nga një botë tjetër. Me *diell e me hënë. Sa të ketë hënë e yje në qiell përgjithmonë, përjetësisht; sa të jetë jeta; jetëjetëve; për jetë e mot. Një herëhënë shumë rrallë; rrallë e për mall. Hëna pesëmbëdhjetë vajzë a nuse shumë e bukur, që ka një bukurirrallë; akull me tel; shtie hënën përdhe (dikush). Është me hënë (dikush) gjendet shpirtërisht herë mirë e herë keq, pa pasur ndonjë arsyedukshme; nuk vepron përherë njëlloj e drejt, vepron si të ndodhet; ka shumë teka; është me orë. Është me hënëkeqe (dikush) ështëgjendjekeqe shpirtërore e nuk të afron, nuk të mbaron punë, nuk të përgjigjet etj., të rri si me inat a i zemëruar; është në orë të keqe (të ligë); kund. është me hënëmirë. Është me hënëmirë (dikush) ështëgjendjemirë shpirtërore e mund mbarojë punë, të përgjigjet etj. pa inat e jo si i zemëruar; është në orë të mirë; kund. është me hënëkeqe. Kërkon hënën (dikush) kërkon edhepamundurën, ka shumë teka; kërkon qiqrahell. Lehhënë (dikush) bën zhurmë kot për diçka, sepse askush s’ia vë veshin, as s’ia ka frikën; bërtet për diçka që nuk do ta ketë kurrë. Leh si *qenihënë (dikush) keq. Ka lindur me hënë ndenjur (dikush) nuk shqetësohet për asgjë, është moskokëçarës; i bie sahati gjithnjë dymbëdhjetë (dikujt). M’u përtëri hëna nisi të më ecë mbarë gjithçka, m’u kthye fati nga e mbarësia, më erdhi fati i mirë. (E shikon) si *ujku hënën (dikë). Jam parë me hënëkeqe (me dikë) shih jam parë hënajashtë (me dikë). Jam parë me hënëmirë (me dikë) shih jam parë hënabrenda (me dikë). S’e sheh hëna e dielli (dikë), edhe keq. s’del fare jashtë; është shumë i mbyllur e i veçuar; s’ka parë diell me sy; s’del për dere (dikush). Shtie (rrëzon) *hënën përdhe (dikush) është shumë e bukur, është bukuri e rrallë; i thotë diellit ja dil a ja të dal; ngjall të vdekurin nga varri.var në *bri të hënës (dikush).

KURDIS

KURDÍS vep., ~A, ~UR 1. Mbledh me çelës zemberekun e një sahati, me qëllim që të nisëpunojë vetë. Kurdis orën (sahatin).
2. tek. Vë në punë a në lëvizje diçka (një lodër, një makinë etj.) me ndihmën e një mekanizmi, të një roboti etj.; kund. shkurdis. Kurdis kukullën (robotin).
3. muz., bised. Akordoj një instrument me tela. Kurdisi kitarën (mandolinën).
4. fig., bised., mospërf. Organizoj, thur, sajoj a trilloj diçka në dëm të dikujt; nxit dikëbëjë diçka që nuk e dëshiron. Kurdis intriga. E kurdisikundërshtonte (të mallkonte).
Sin.: akordoj, thur, sajoj, trilloj.

LULE

LÚL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. bot. Organi i riprodhimitbimëve, që përbëhet nga bishti, kupa, kurora, thekët e pistili dhelidh kokrrën e formon farën; pjesë e bimëvepërmban organet e riprodhimittyre dhezakonisht ka petla me ngjyra. Lule mashkullore (femërore). Lule njëseksore (dyseksore). Lulet e bathës (e fasules, e duhanit, e patates). Lule kungulli (trangulli). Lule dardhe (kumbulle, molle, qershie, shege, arre). Bishti i lules. Petlat e lules. Shtrati i lules. Ka çelur shumë lule. I ka lëshuar shpejt lulet. I rrëzoi era lulet. Nuk lidhingjitha lulet. (fj. u.).
2. Bimë me organtillë riprodhimi, me ngjyrandryshme e zakonisht me erë të mirë, që rritet vetënatyrë a mbillet për bukuri e për erë. Luleegra (të buta). Lulekuqe (të verdha, të kaltra, shumëngjyrëshe). Lule artificiale. Lule fushe (livadhesh, pylli, kënete, uji, kopshti, dhome). Lule me erë të mirë (pa erë). Dyqani i luleve. Mbajtëse (vazo) lulesh. Një tufë lule. Kurorë me lule. Mbjell (rrit) lule. Ujit lulet. Mbledh lule. U marr erë luleve.
3. zakon. sh. Zbukurimetrajtë bimësh, zakonisht me ngjyrandryshme, të vizatuara në pëlhurë, në mushama etj. ose të gdhendura në gur, në dru, në metal etj.; zbukurimendryshmeqëndisurapetk. Rroba me lule. Basmë (fustan) me lule. Mur (tavan) me lule. Tepsi me lule. Me lajle e me lule.
4. Njollë me ngjyrëndryshmetrupkafshëve, balë. Lopë me luleballë.
5. bised., kryes. sh. Tufë thinjash në flokë; thinja. Lulet e bardha. I kanë dalë luletkokë. Është mbushur me lule.
6. Mesi i ballit; shenja e bulave të gishtave; bebja e syrit. luleballit. Lulja e dorës. Lulja e syrit. la dha mu në lule.
7. fig. Më i miri, më trimi a më i bukuri i të gjithëve; pjesa më e mirë a më e zgjedhur e diçkaje, ajka; koha më e bukur, pjesa më e mirë e një periudhe. Lulja e fshatit. Lulja e vajzavekrahinës. Lulja e nusërisë më e mira ndërmjet nuseve. Lulja e fisit. Lulja e ushtrisë shqiptare. Në lulerinisë (të djalërisë, të çupërisë). Në lulejetës (të moshës).
8. euf., vet. sh. përmuajshmet e grave, zakonet, gjakrat. Ishte me lulet.
9. euf., vet. sh. Organet seksualemashkullit; herdhet. Lulet e dashit. E goditilule.
10. bot. Pjesë e parë e emërtimevellojevendryshmelules. Lule ajce bimë barishtore zbukuruese, me gjethekëmbyera dhe luletverdha e të mbledhura tufë si çadër, luleradhiqja, lulja qumështore. Lule akshami bimë barishtore zbukuruese, me kërcelllartë rreth një metër, me gjethe si zemër, që çel afër mbrëmjes lulekuqetrajtë hinke. Lule akulli bimë barishtore zbukuruese, me gjethetulta e të veshura me një cipëbardhë dhe me luleashpra që nuk fishken. Lule alle bimë barishtore zbukuruese, me gjethegjata, të dhëmbëzuara e të tulta dhe me lulengjyrëkuqendezur, që rritet nëpër kopshte dhe i lëshon lehtë farat përtokë. Lule argjendi bimë zbukuruese me gjethe si të portokallit, që bën një lulevogëlbardhë me pesë petla e pa erë. Lule arushe dorëzonjë. Lule balsami a) Bimë barishtore, me gjetheholla dhe me lulevogla ngjyrë portokalli e me erë të mirë, që përdoretmjekësinë popullore për të mjekuar plagët; balç; lule gjaku; b) Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe si heshtë dhe me luleverdha me pesë petla, që del gjatë muajve prill-gusht nëpër vende me bar. Lule barbuni bimë barishtore, me gjethe si të preshit e me lulengjyrë manushaqevendosura në të dy anët e kërcellit. Lule beçke lule deleje. Lule behari lule vere. Lule blete a) Bar blete, milcë; b) Dorëzonjë. Lule bore luleborë. Lule breshke lulebreshkë. Lule bretku zhabinë. Lule bualli tatull. Lule çallme çallmare. Lule deleje luledele. Lule derri bar derri. Lule dielli bimë njëvjeçare, me kërcellgjatë e të trashë, me lulegrumbulluara në një kokëmadhe si disk e rreth e rrotull me petlaverdha, që kthehet nga drita e diellit dhembushet me farazeza, ngacilat nxirret vaj. Lule dimri bimë barishtore shumëvjeçare, me gjetherrumbullakëta e të tulta, me lulebardha e me erë të mirë, që rritet si bimë zbukuruese. Lule djathi bimë barishtore e egër, me gjethe si ato të fierit, me luleverdha, që përdoret për të zënë qumështin djathë. Lule dregëze bimë me luleverdha, përdoret kundër dregëzave. Lule dushku bimë barishtore e egër, me gjethe si ato të dushkut e të mbuluara me push, që çel lulebardha. Lule dylli a) bimë kacavarëse, me gjethe vezaketulta, të mbuluara me një lëndë si dyllë dhe me lulebardhavile, që rritet si bimë zbukuruese; b) qumështore, lulequmështore, luleradhiqe. Lule dhensh luledele. Lule dhëndri bimë barishtore, me gjethe pushatake me lulebardha, që rritet si bimë zbukuruese. Lule ethesh trikë, bar ethesh. Lule fieri bimë barishtore, me gjethe si të fierit, që rritet edhe si bimë zbukuruese. Lule filxhani lule e madhetrajtë filxhani, lulefilxhan. Lule floriri bimë barishtore, me gjethegjata anës kërcellit dhe me një boçe me luleverdhakrye, që rritet si bimë zbukuruese. Lule fshese bimë barishtore, me gjethengjyrëgjelbërerrët e me lulebardha, që rritet edhe i bimë zbukuruese dhe, kur thahet, përdoret për të bërë fshesa. Lule gishti luletogëz. Lule gomari qumështore, luleradhiqe. Lule gypëzpërbëhet nga lulëza me trajtë gypi. Lule gjaku lule balsami, balç. Lule gjarpri bimë barishtore zvarritëse, me gjethevogla, me degëtulta dhe me luleverdha e të kaltra, që rritet fushave e pranë gardheve, që lëshon një lëngbardhë si qumësht, që është helmues. Lule gjeli lulëkuqe. Lule gjembi ferrë gomari, gjembaç. Lule gjize bimë barishtore njëvjeçare, me kërcelldrejtë e me gjethe heshtake, që çel luleverdha dhe rritet zakonisht nëpër ara. Lule gjuhëzore lule me gypin e kurorëszgjatur nga njëra anë në një llapëgjatë. Lule gjyle bimë shumëvjeçare tuberoze me struktura nëntokësore të zgjeruara për ruajtjen e lëndëve ushqyese. melule i ngjajnë valerianës së kuqe, por lulëzimi është më i shkurtër, më kompakt dhe me ngjyrë rozë më të zbehtë. Lule hashashi hashash. Lule kaçalli bimë barishtore, me kërcellhollë, me lulengjyrëtrëndafilitçelët, të vendosurafillimkërcellit, që çel pas manushaqes e rritetlëndina. Lule kaftani bimë barishtore, me gjethevogla, të dhëmbëzuara dhe me lule me ngjyrandryshme e të mbledhura tufë. Lule kashte bimë barishtore, me kërcelllartë rreth një metër, me gjethegjatatrajtë heshte, që rritettokëpastër, të lehtë e me shumë diell; lulekashtë, lulebukje. Lule kedhi bimë barishtore, me gjethe si të preshitegër, me lule si të zymbylit, që rritettoka me ujë. Lule këmbëpulë pullagjeli. Lule këmbore (kambanë) bimë barishtore, që kanë gjethedukshmeformëziles. Lule kolli lloj mëllage, mëllagë e butë. Lule krehri lulekrehër. Lule krishti (lat. Passifloraceae) lule sahati, e njohur edhe si lulet e pasionit ose hardhitë e pasionit. Lule lepuri bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcelldrejtë, me gjethe vezake e me bishtgjatë, që çel lulekaltra. Lule maceje bimë barishtore, me gjetheholla e të gjata, që ka lule me ngjyrandryshme, e njohur edhe si hithra e kuqe. Lule maji bimë zbukuruese, që kacavaret në mur dhe që çel në maj lulebardha ose të verdha e me erë shumëmirë. Lule majmuni bimë barishtore, petalet e së cilës kur hapen i ngjajnë fytyrësmajmunit. Lule mbrëmjeje lule akshami. Lule merimange bimë barishtiore me lule rozë ose të bardha, që çel nga mesi i verës derivjeshtë, që i ngjan rrjetësmerimangës. Lule mëngjesi bimë zbukuruese kacavarëse, me gjethe si zemër, me lulebardha, të kaltra ose ngjyrë vjollce dhe me njolla e me vijandryshme, të cilat rrinëçelura vetëmmëngjes ose në ditë pa diell. Lule mosmëharro Lulemizë1. Lule mosmëprek (mosprek) bimë barishtore njëvjeçare, me gjethevogla si ato të mimozës, të cilat kur i prek ulen poshtë, mblidhen e rrudhen. Lule nate bimë barishtore, me gjethe si të specit, me lulekuqe e me trajtë si ato të dredhkës, që i çel natën. Lule nure bimë barishtore pyjesh, me gjethetrajtë zemre dhe me luleverdha. Lule nuse lulëkuqja. Lule pashke menekshe. Lule peshku bimë barishtore dyvjeçare, me kërcelldrejtë e të lartë deri në një metër e gjysmë, me gjethegjatambuluara me push, me luleverdha e të grumbulluara si kallimajëkërcellit, e cila rritettokavarfra e në gurishte. Lule pjate bimë barishtore zbukuruese, me lulevoglangjyrë trëndafili e pa erë, e cila rritet e rrumbullakët si rreth. Lule plepi bimë barishtore rreth një pëllëmbë e lartë, me luleverdhë, të madhe e të rrumbullakët, që i ka petlatmbyllura si kupë. Lule pranvere aguliçe. Lule qengji luledele. Lule qeni kamomil. Lule qumështi qumështore. Lule qumështore qumështore, lulequmështore, luleradhiqe. Lule qyqeje vjollcë. Lule rezhde bimë barishtore, që rritet mbi një gjysmë metri dhe që çel lulevogla ngjyrë jargavani. Lule rrenëse lulelulëzon, por nuk jep kurrë fryt. Lule rrote bimë barishtore, me gjethedhëmbëzuara, me luleverdha, të mbledhura tufë e me shumë petla. Lule sabahu lule që ëel në mëngjes. Lule sahati bimë kacavarëse, me lulebukurangjyrëkaltër e të bardhë, që i ngjajnë orës së xhepit. Lule sapuni shkumëz, lulesapun. Lule syri bimë barishtore me kërcelldrejtë, me gjetherrumbullakëta si të vjollcës, që çel lulengjyrandryshme e pa erë; menekshe e egër. Lule sharre bimë barishtore e dendur si shkurre, me gjethegjata, të tulta e me dhëmbëza anash, që çel lulemëdhabardha, ngjyrë trëndafili ose të kuqe dhe mbillet për zbukurim; gjuhë vjehrre. Lule sheboje shebojë. Lule shëngjergji bimë barishtore, me kërcellhollë e të gjatëështë bosh përbrenda, me gjetheholla e të gjata, me lulevogla e të verdha përreth kërcellit. Lule shigjete shpatëz. Lule shpate shpatore, luleshpatë. Lule shqerre luledele, luleshqerrë. Lule tambli qumështore, bar tambli. Lule topi bimë barishtore gjithmonë e gjelbër, me lulebardha e të rrumbullakëta si top, rrethcilave ka gjemba si të ferreckës. Lule thoi bimë zbukuruese, me gjethegrumbulluara, të holla e të shkurtra si hala pishe, por të buta, e cila çel luleverdha. Lule varre lulepërdoret për t’i mjekuar plagët. Lule vere bimë barishtore me luleverdha, që çel vetëmverë. Lule vilanie bimë barishtore, me gjethedhëmbëzuara e me lulebardha. Lule vjeshte a) bimë barishtore e helmët, me lulebardhavjollcë, e cila rritetkullota me lagështi dhe çel në vjeshtë; bar plakash; b) bimë barishtore shumëvjeçare zbukurimi, me gjethe shumëçara e të mbuluara me një pushimët, me luleverdha, të mëdha e pa erë, të cilat çelinvjeshtë. Lule vreshti dorëzonjë, lulevreshtë. Lule zogu gjuhënuse. Lulë bisheve bimë barishtore shumëvjeçare me gjethetrajtë heshtje, e lartë, që rritetpyje e kullota; çel lulekuqe vishnjë me thekëverdha, të ngjashme me trëndafilin, por me një rend petalesh dhe pa erë.; lule gjeli.
Sin.: llogobere, zbukurim, njollë, balë, trëndelinë, trëndafil, thinja, ajkë, ballë, bash, pikë, ballore, çelë, çikë, grykë, grykëz, majë, maja, meze, shenja, bebe, zakone, të përmuajshme, herdhe.
*Bahçe me lule poet. U lule (dikush). 1. U shumë mirë nga gjendja a nga shëndeti, u rregullua si jo më mirë. U shtrua, u i sjellshëm, i bindur, i arsyeshëm etj.; u bilbil; u nuse. U lule kungulli (dikush) shih u dyllë (në fytyrë) (dikush). E bën *fushë me lule (diçka). E bëri lule (dikë) e sollivete, e bëri që të mblidhet, të rrijë urtë a të shtrohet, ia mblodhi si duhet; e bëri nuse. E bën *shesh me lule (diçka). Bredh (shkon, shëtit) lulelule (dikush) keq. është tepër i dhënë pas vajzave dhe nuk ka dashuriqëndrueshme. *Ferrë ndër lule keq. Hap lulja lulen thuhet kur dikush ndjek shembullin e mirë të një tjetri, vepron nën ndikimin e të tjerëve, siç sheh bën, merr virtytet e tyre; sheh rrushi rrushin e piqet; sheh molla mollën e piqet. Është lule fig. është shumë mirë dikush nga gjendja a nga shëndetikrahasim me një gjendje a me dikë tjetër, është ku e ku më mirë, s’ka pse qahet; është mirë diçka (një gjendje a diçka tjetër). E kam lulekapuç (dikë) e çmoj shumë, e nderoj aq shumë sa mbi të s’vë njeri tjetër; e kam (e mbaj) mbi krye (mbi kokë) e lart (e sipër); kokën (kryet) (për dikë). *Kopsht me lule poet. Lule dielli përçm. njeri i paqëndrueshëm, që merr anën e më të fortit, që kthehet e vepron sipas interesit vetjak ose të tjetërkujt. Ia numëroi (ia dha) në luleballit (dikujt) e qëlloi me armë për vdekje; e vrau. Ia shtron me lule (dikujt) shih e bën fushë me lule (diçka). I vuri lulen (diçkaje) e shiti, e dha, e lëshoi, nuk e ka më; e nxori nga dora (diçka).

MOT

MOT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Gjendja e atmosferës në një kohë e në një vendcaktuar, e cila përcaktohet nga një varg dukurish (nga erërat, reshjet, temperatura etj.); tërësia e këtyre dukurivezhvillohenshtresën e ulëtatmosferës së një vendi në një kohëcaktuar; kohë. Mot i bukur (i mirë, i keq, i egër, i ashpër). Mot me lagështi (me shira). Vështirësitë e motit. Parashikimi i motit. Si është motipranverë (në verë, në vjeshtë, në dimër)? Po mban moti vazhdonjetë kohë e mirë, po mban koha. U nxi moti u vrenjt. U prish (u kthjellua) moti. Ka marrë moti për mirë (për keq). Nuk dontedilte jashtë në atë mot me erë. U nda moti u hap koha, u kohë e mirë. E kthen gëzofin si të jetë moti. (fj. u.). Ç’sjell sahati nuk sjell moti. (fj. u.) shumë gjëra mundndodhin brenda një ore; në një çast mundndodhë një e keqe apo një fatkeqësi.
2. Vit. Mot i brishtë. Moti i parë (i dytë...). Moti i ri. Mot i mbarë. Motin e shkuar (e ardhshëm). Mot për mot. Moti me motin (bised.) çdo vit; nga viti në vit. Një mot po, një mot jo. Në gjysmëmotit. E bëri (e mbushi) motin. S’e zuri moti. Nga mot (bised.) çdo vit. Nga mot gëzuar! (urim për Vitin e Ri). Qoftë mot i bardhë e me bukëëmbël! Hyri viti, shkoi moti. (fj. u.). Kush është i zoti, s’i shkon zi moti. (fj. u.). Një herë në mot del e kullot (gjëzë).
M’u ora (sahati) mot m’u duk sikur nuk po shkonte koha, sikur u zgjat shumë; mezi prita, u lodha a u mërzita duke pritur. gjuajttë moti! mallk. të rëntë rrufeja! vdeksh! Si të jetë moti e pret gëzofin (dikush) ndërron shpejt bindjet sipas rrethanave e sipas interesit vetjak; kthen gunën (shpinën, kurrizin, krahët) ngafryjë era. Për *jetë e mot. E ka lënë moti (dikë) iron. sillet a vepron si i marrë, nuk punon me mend; nuk ështërregull nga trutë; është i dalë dushkut (dikush); ia ka shkundur era trutë (dikujt) mospërf.; i kanë rrjedhur trutë (dikujt). Mot e jetë gjithnjë, gjithmonë; jetëjetëve. *Njëherë e një moti. U prish moti shak. u mërzit e u zymtua dikush; u zemërua e nis e qan.

ORË

OR/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njësi koheështë e barabartë me një të njëzetekatërtën pjesëditës e të natës dhe që ka gjashtëdhjetë minuta. Një gjysmë (një çerek) orë. Dita ka dymbëdhjetë orë. Punoj tetë orë. E bëri rrugën për gjashtë orë. Fluturon me shpejtësi tetëqind kilometra në orë. U mbush një orë. Erdhi pas dy orësh. U vonua një orë e gjysmë. Kaluan tri orë. Paguhet me orë. Kush ka një orë kohë, nuk vdes i varur. (fj.u.).
2. Kohë prej dyzetepesë ose gjashtëdhjetë minutash, gjatëcilës bëjmë diçka, pushojmë etj.; kohë e tillëpërdoret për një mësim dheshërben si njësi për të caktuar ngarkesën mësimoremësimdhënësit. Orë mësimore (ora e mësimit). Orë akademike kohë prej rreth pesëdhjetë minutash. Ora e gjuhës (e letërsisë, e historisë, e fizikës). Orë pushimi (çlodhjeje). Filloi ora e dytë. Mbaroi ora. Kemi një orë bosh (bised.). Ka shumë orë (një mësues). Jep gjashtë orë në javë.
3. astr. Njësi kohe, që përcaktohet për të llogaritur lëvizjen sipas rrotullimitTokës ose të një trupi tjetër qiellor. Orë diellore. Orë hënore. Orë astronomike kohë e përpiktë, që përcaktohet me vrojtimeveçanta, duke marrë si bazë meridianin e Grinuiçit. Ora zyrtare (ligjore) oramiratohet me ligj në një vend. Ora lokale orapërcaktohet duke matur kohën e një vendi. Ora galaktike kohë e barabartë me 9,1 vjetTokës.
4. Kohë e caktuar me numër sipas ndarjesditës a të natësdymbëdhjetë pjesë ose të ditës e të natësbashkunjëzet e katër pjesë; kohë e caktuar si cak. Sa është ora? Erdhiorën tetë. Në orën shtatëmëngjesit. Në orën dymbëdhjetënatës (në orën njëzet e katër). Në orën katër pasdite (në orën gjashtëmbëdhjetë). Në ç’orë do të shihemi? Në ç’orë fillon puna? U ngrit me dy orë natë.
5. Kohë e papërcaktuar me përpikëri, zakonisht e shkurtër, gjatëcilës ngjet diçka, kryhet një veprim etj., çast, kohë. Orë për (me) orë nga një çasttjetrin; shumë shpejt, fareshpejti. orët e paraditës (në orët e mëngjesit). Orë pas ore kohë pas kohe, herë pas here. Erdhiorët e vona. Kaluam disa orë të këndshme. Iu gjendorët më të vështira. Kishte ardhur ora e shpagimit. S’i ka ardhur ora kësaj pune. Erdhi ora e madhe. Rrinte me orë të tëra rrinte një kohë mjaftgjatë. Në atë orë erdhi edhe ai në atë çast erdhi edhe ai. I erdhi ora e fundit (ora e vdekjes) i erdhi çasti i fundit, është para vdekjes. E prisnin nga një orë në tjetrën. Ç’sjell (ç’bie) ora, s’e sjell (s’e bie) moti (viti). (fj. u.). Ç’sjell minuta s’e sjell ora (s’e sjell moti). (fj. u.). Ora punon, njeriu vrapon. (fj. u.).
6. bised. Kohë e caktuar posaçërisht për diçka; orari. Ora e pritjes. Ora e nisjes (e arritjes). Ora e pagesave.
7. Vegël e posaçme me një fushëndarëdymbëdhjetë pjesë dhe me akrepa, që punon me kurdisje, me rrymë elektrike etj. dheshërben për të matur kohën. Orë e madhe. Orë elektrike. Orë e artë (floriri). Orë dore (xhepi, muri, tryeze). Ora e qytetit. Orë me zile. Akrepat e orës. Fusha e orët. Zinxhiri (rripi) i orës. Kurdis (ngreh) orën. Më mbeti (më ngeli) ora. Ra ora (zilja e orës).
Sin.: sahat, çast, kohë, orar, orëmatës, orishtër.
M’u ora (sahati) *mot. Ra ora (sahati) (për diçka) u dha shenja e fillimitdiçkaje; erdhi koha për diçka. I bie ora (sahati) shtatë (dymbëdhjetë, tetë) (dikujt). 1. Nuk mërzitet fare; nuk shqetësohet për asgjë, nuk bëhet merak fare. 2. Qëndron gjithnjëmendimin e vet, s’luan nga e vetja. (Është) ora me dorë (ora me një) (diçka). 1. Shfaqet shpejt e mirë. 2. shih (është) dorë me një (diçka). Orë e çast (e minutë) vazhdimisht, gjithnjë, pa ndërprerje; duke u përsëritur shumë dendur; herë pas here dhe shpesh. I orësfundit libr. është dhënëkohën më të afërt, që sapo është dhënë nga dikush (për një lajm a njoftim). Orë e pa kohë herë pas here; në kohëpapërshtatshme; kur t’i teket dikujt; kohë e pa kohë. I orësparë (i orëvepara) i fillimitdiçkaje, që ka qenëballë, që ka marrë pjesë që në fillim në një veprimtari; i flaktë. Një orë (një sahat) e më parë sa më shpejt; në një kohë sa më të afërt. Ia preu orën (dikujt) e vrau; e vdiq; ia shkurtoi jetën. I vë *akrepat sipas orës (së dikujt) keq. I erdhi ora (sahati) (dikujt a diçkaje) është gati në të vdekur dikush, iu sos jeta; po merr fund diçka, po prishet a po shkatërrohet. Nuk e zë ora (sahati) (dikë a diçka) ështëmbarim e sipër, merr fundshpejti; do të vdesë shumë shpejt dikush; do të niset, do të largohetshpejti.

PASIFLORË

PASIFLÓR/Ë,~A f., bot. (lat. Passiflora) Bimë kacavarëse, me lulengjyrëkaltër e të bardhë, që i ngjan orës së xhepit; lule sahati.

SAHAT

SAHÁT,~II m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Vegël e posaçme për të matur kohën, që përbëhet nga një mekanizëm me kurdisje dhe nga një fushë e ndarëdymbëdhjetë pjesëbarabarta, mbicilën rrotullohen akrepat e mekanizmit. Sahat dore (xhepi). Sahat muri. Ishte fiksuar pas një sahati elektronik. Fusha e sahatit. Akrepat e sahatit. Zembereku i sahatit. Kurdis sahatin. Sa e ke sahatin? Ecën para (prapa) sahati. Ka mbetur sahati është ndalur e nuk punon.
2. Kullë e lartë me fusha ore në të katër anët për të parë kohën. Sahati i Tiranës është simboli i qytetit. Lulishtja pranë sahatit duhetmirëmbahet. Takimin e lamë te sahati.
3. tek. Vegël për të matur sasinë e energjisë elektrikeshpenzohet a sasinë e diçkaje tjetërrrjedh; njehsor. Vendosën një sahat të ri elektriku. Sahati i ujit nuk punonte mirë. Sapo u vendosën sahatet e reja.
Sin.: orë, numërator, numëratore, matës.
M’u sahati (ora) *mot. Ra sahati (*ora) (për diçka). I bie sahati (*ora) shtatë (dymbëdhjetë, tetë) (dikujt), *Bombë me sahat. Ështësahatlig (dikush) shih është në orë të keqe (dikush). *Minë me sahat. Një sahat (një *orë) e më parë. Vete (ecën) sahat (diçka) shkon puna shumë mirë, çdo gjë bëhet normalisht e në kohën e duhur, me rregull e pa u ndalur. I erdhi sahati (*ora) (dikujt a diçkaje). Mos të zëntë sahati! mallk. vdeksh! Nuk e zë sahati (*ora) (dikë a diçka).

SAHAT

SAHÁT,~III m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Njësia e kohës e barabartë me një të njëzetekatërtën pjesëditës e të natës. Një sahat plot e priti. Tjetri i kërkoi pesë sahat kohë për t’u menduar. Bëri gjashtë sahat rrugë. Ka dy sahat që ka ardhur. U ngrit me dy sahat natë u çua pa zbardhur drita.
2. Një kohë e caktuar kur bëhet a ndodh diçka. kishte vdekur në atë sahat. S'ka ardhur sahati. Ruan sahatin për të vepruar. I erdhi sahati i lig (i zi). Në sahatin e vdekjes u pendua çastin e fundit para vdekjes. Ardhtë sahati i bardhë!
Sin.: orë, kohë, çast.

SELEM

SELÉM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pasuri e tundshme që i përket jo të gjithë familjes, por vetëm një anëtari të saj. Vetëm sahati ishte selemi i tij. Pajën nusja e kishte selemsajin.
2. Marrëveshje për të blerë diçka me parapagim. E kishin bërë selemin për tokën. Ai nuk kishtedrejtëbënte selem për shtëpinë.

SERF

SERF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Akrep sahati. I ishte thyer serfi. Syri i saj si serf i sahatit.

SHTATË

SHTÁTË num. 1. Numri që vjen menjëherë pas gjashtës dhe që shënon një sasi të barabartë me gjashtë edhe një. Shtatë veta (lisa, vende). Botoi shtatë libra. Shtatë notat muzikore. Shtatë ngjyrat e ylberit. Treni niset në shtatë pa pesë. Fjalë me shtatë kuptime. Prej më shumë se shtatë dekadash. Kishte pirë shtatë gota. I kaloi shtatë kilet. Fliste shtatë gjuhë. Shtatë muaj (vjet). Shtatë herë shtatë. Shtatë të dhjetat. E ndarë në shtatë pjesë. E pjesëtoj me shtatë. Mat shtatë (tri, dhjetë) herë e pre një herë! (fj. u.) mendohu shumë mirë para se të bësh një punë a veprim.

2. Numër i shenjtë në disa fe dhe qytetërime të ndryshme. Shtatë mëkatet. Shtatë gjynahet.

3. përmb. SHTÁTË (të) m. dhe SHTATA (të) f. Shtatë së bashku a shatë menjëherë. Ata të shtatë ecnin në një ritëm. Dolën të shtata studentet. I lexova të shtatë vëllimet. Të shtatë fakultetet dolën me një komunikim publik.

I bie *ora (sahati) shtatë (dymbëdhjetë, tetë) (dikujt). Ka rënë nga shtatë *degët (dikush). *Java shtatë e ai tetë. E ka fytyrën shtatë *hektarë (dikush) tall. Ka shtatë palë *gjuhë (dikush). Merr shtatë e prish tetë (dikush) harxhon përtej mundësive, është prishanik i madh, më shumë prish se fiton. Mat shtatë *herë e pret një herë (dikush). Ia qiti shtatë *kute (dikujt). I shkojnë (i venë) shtatë (tetë) (dikujt) tall. vulg. ka shumë frikë, është frikacak i madh, s’ia mban; i venë pesë e pesë; i ka hyrë lepuri (në bark). Është për shtatë palë *qejfe (diçka). shkuan shtatë palë *djersë. Shtatë *pëllëmbë në (mbi) kurriz. Me shtatë *zemra. Të vrasësh shtatë është e pamundur ta gjesh diçka, sadopërpiqesh; nuk ka fare. E zunë shtatë palë *ethe (dikë).

TETË

TÉTË num. them. 1. Numrivjen menjëherë pas shtatës dheshënon një sasibarabartë me shtatë edhe një. Tetë veta. Tetë herë. Tetë ditë (javë, muaj). Tetë vjet. Tetë vjeç. Në orën tetë. Tetë edhe tetë. Tetë herë tetë. Tetëdhjetat. E ndarëtetë pjesë. E pjesëtoj për tetë (me tetë).
2. si mb. I tetë. dhomën (në radhën) tetë. Në kreun tetë.
3. si em. m. e f. Që i përgjigjet numrit tetë në një varg qeniesh a sendesh, në një radhë etj. Ishte në të tetin ishtemuajin e tetështatzënisë. Një e teta një nga tetë pjesët e barabarta në të cilat ndahet një e tërë.
Ia bëri tetën (dikujt) keq. vulg. nuk e mbajti fjalën e dhënë, e gënjeu. Ia bëri tetë me dy (dikujt) e shtrëngoibënte si do vetë, e detyroi të bindej a të nënshtrohej plotësisht, ia mblodhi; ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin); ia vuri (ia futi) (të dyja) këmbët në një këpucë; e bëri zap (dikë). I bie *ora (sahati) tetë (shtatë, dymbëdhjetë) (dikujt). *Java shtatë e ai tetë. Merr *shtatë e prish tetë (dikush). I shkojnë (i venë) *shtatë (tetë) (dikujt) vulg.

VIJ

VIJ jovep., ÉRDHA, ÁRDHUR 1. jo kal. Lëviz nga një venddrejtimvendit ku ndodhet ai që flet a që dëgjon e arrij këtu; eciandejmi këtej dhe sosvendin e caktuar a te dikush që më ka thirrur; lëviz dikush a diçkadrejtimin tim ose arrin aty ku jam unë; mbërrin. Erdhën shokët (vullnetarët.) Erdhikëmbë (me makinë). Erdhi me vrap. Vij nga Tirana. Erdhën nga mali. Kam ardhur natën. Erdha të të shoh. Mirë ardhsh (ur)! ardhsha për të mirë (ur)! Me çfarë erdhe? Eja këtu (tek unë, me afër)! Erdhi treni (autobusi). Erdhi shëndoshë e mirë. Kur erdhe? Erdhi ushqimi. Erdhi letra (mesazhi, lajmi). Vinte një zhurmë nga jashtë. Erdhi papritur. Erdhi shpejt (vonë). Erdhi si hije.
2. jokal. Kthehem përsërivendin nga ku jam nisur. Vajti dhe erdhi shpejt. Vete e vjen brenda ditës. Vete e vjen brenda ditës nga Kosova.
3. jokal., vet. v. III Afrohet drejt meje nga një pikë e hapësirës. Ja ku po vjen! Po vijnë aeroplanët. Pa vjen shiu (shtrëngata, mjegulla).
4. jokal., vet. v. III E marrin nga një vend, zakonisht i largët dhe e sjellin këtu. Mollët vijnë nga Dibra dhe Korça. Gështenjat vijnë nga Tropoja.
5. jokal. Shkoj në një drejtim, përshkoj diçka, kaloj nëpër një vend; vet. v. III, depërton a kalon nëpër diçka. I vjen rrotull (përqark) fushës. I vjen pas e ndjek. Vjen rrotull (vërdallë) sillet kot poshtë e lart. Vinte një dritë e zbehtë nga dritarja.
6. edhe fig., jokal. E kam radhën; radhitem, gjendem ose lëviz pas dikujt a diçkaje; vet. v. III shkon pas një tjetri, vargëzohet. Unë vij pas atij. Prilli vjen pas marsit. Pas treshit vjen katra. Pas sheshit vjen një rrugë. Pas punës vjen gëzimi. I erdhën gëzimet radhazi.
7. jokal. Arrij një cak në gjatësi, lartësi a thellësi; vet. v. III rritet, fryhet (për lumin etj.). Erdhi gruri deribrez. Vajti uji (bora) një metër. I vinin flokët deri te supet. I vinte fustani derifundkëmbëve. Ka ardhur lumi është fryrë lumi, është ngritur niveli i ujit.
8. jokal., vet. v. III Del e shkon poshtë; rrjedh. Vinte shiu, litar. I vinin lotët rrëke. I vinte djersa çurg. I vajti gjaku curril.
9. bised., jokal., vet. v. III Gjendet a shtrihet në një vend, në një anë ose në një drejtimcaktuar; është, ndodhet. Vjen në jug. Vjen nga e majta. Vjen afër udha. Përballë vinte një luginë. Matanë vinte një shesh.
10. jokal. E kam prejardhjen; vet. v. III rrjedh, buron. Vjen nga një familje e varfër fshatare. Kjo fjalë vjen nga një rrënjë shqipe.
11. jokal. Mbush një kohë a një moshëcaktuar; vet. v. III arrin një kohë e caktuar ose një ngjarje e njohurlidhet me një kohë. Erdha tek të tridhjetat. Erdhi dreka (darka, mbrëmja, nata). Erdhi koha (çasti). Erdhi pranvera (vjeshta, dimri). Erdhi e diela. I ka ardhur mosha. Erdhi pleqëria. I erdhi fundi (vdekja). I erdhi koha për në shkollë.
12. jokal. Dalkrye a në udhëheqje, zë një vend drejtues, marr drejtimin; marr fuqinë; marr një detyrë në një organizatë, në një institucion etj. Vinin qeverindryshme. Në një vit erdhën e shkuan tre qeveri. Erdhiudhëheqje (në pushtet, në fuqi).
13. jokal. Arrij pas një pune a pas përpjekjesh në një përfundim ose në një zgjidhjecaktuar; bieujdi a në kundërshtim me dikë. Më në fund erdhifjalën tonë. Erdhi në një mendje me ne. Vijmarrëveshje (në kundërshtim) me dikë. Erdhën thikëthikë ranëkundërshtimhapët.
14. jokal. Kaloj në një çështje tjetër, marrshqyrtim diçka tjetër. vijmë te çështja tjetër. Po vijmë te pika e dytë.
15. jokal., vet. v. III Ndodh rastësisht, ngjan; rastis, qëllon, bie. erdhi rasti (puna). Erdhi fjala. erdhi rruga andej. I erdhi e mira te dera. Sido që të vijë puna. Me ç'të të vijëmbarë.
16. edhe fig., jokal. Dal, shfaqem, lind. Erdhijetë lindi; u shfaq. Ju ardhtë me jetëgjatë (ur)! erdhishteg. I erdhishtrungë.
17. jokal., vet. v. III shfaqet një ndjenjë a diçka tjetër, më kap, kam; shfaqetmendje, kujtohet; shkon sipas diçkaje, përputhet me një gjendje, me një kërkesë etj. erdhi një ide (një mendim). erdhi ndër mend. vjenhatër, bised.kujtohet. Flet ç't'i vijëmendje. vjen inat inatosem. vjen mirë gëzohem, më bëhet qejfi. vinte plasjavinte të pëlcisja. vjen uri kam uri. vjen krupë (ndot, të pështirë). vjen habi (çudi) habitem, çuditem.vjen zali. I erdhi thartë (hidhur). vjen keq. I erdhi ligsht. erdhi mbarë. vjen rehat. vjen për të vjellë. vinte për të qarë. vjenpëlcas. I vjenhajë veten. I vjen për shtat. I vjen pas midesë (pas qejfit, pas avazit).
18. jokal., vet. v. III Është rrjedhim i diçkaje, e ka burimin te dikush a te diçka, ndodh a shkaktohet nga diçka. Këto vijnë nga pakujdesia. Kjo sëmundje vjen pas një pleviti. Prodhimi i shumtë vjen nga puna e mirë. Vjen për shkak të... (nga që..., pasi...). Nuk (të) vjen gjë nga kjo.
19. jokal., vet. v. III nxë, më bën; më shkon për shtat, më rri mirë (për rrobat, këpucët). vijnëlira rrobat. vjen mirë xhaketa. Nuk më vijnë pantallonat. Këpucët i vijnëvogla.
20. edhe fig., jokal., vet. v. III Merr pamjen e zakonshme, arringjendjen normale, rregullohet; shërohet. I erdhi shëndeti. I erdhi fytyra (çehrja). I erdhi fryma. I erdhi goja. I erdhën sytë (veshët). I erdhi zëri. erdhi oreksi. Një fytyrë i vinte, një fytyrë i shkonte herë kuqej, herë zverdhej.
21. jokal., vet. v. III Ka një pamje a trajtëcaktuar, ka pamjen e diçkaje, është si ajo; afron, ngjan. Vjen i shëndoshë (i bëshëm, i mbushur, i dobët, i paktë, i imët). Vjen i zeshkëtfytyrë. Vjen i ndrojtur (i heshtur). Vjen i pjerrët (i ashpër) vendi. Vjen thikë (pingul). Vjen si lopatë. Vjen gjallë i ati (e ëma).
22. jokal., vet. v. III Piqet (për një pemë, për të lashtat etj.); bëhet gati për t'u mbjellë (për tokën); arringjendjen e duhur ose në një gjendje a në një moshëcaktuar; bëhet. Gruri erdhi herët këtë vit. Misri vjenvonëkrahinat malore. Është mollëvjen shpejt. S'ka ardhur ende toka. Thekra erdhi e mbarë. Ka ardhur ara për drapër. Ka ardhurmoshë (ështëmoshë) për t'u martuar. Erdhiafsh (lopa, pela).
23. jokal., vet. v. III Ngrihet, fryhet, grafullon (zakonisht nga tharmëtimi). Erdhi buka (brumi). Erdhi qumështi. E lëmëvijë. S'ka ardhur mirë.
24. jokal., vet. v. III Lëshon, ka, përhap, bie (një erë); dëgjohet, kapet me vesh (një tingull). Vinte era shkrumb (myk). Vinte era kafe (elb i pjekur). I vinte erë goja. I ardhtë era dhe (mallk)! vdektë!
25. bised., jokal., vet. v. IIIngjan, më duket, më bëhet. vjen sikur (si) e kam parë. vjen si fytyrë e njohur.
26. jokal., vet. v. III Shkon, arrin dericakun më të skajshëm. Erdhi puna derizënie. Erdhi deri aty sa... Ka ardhur deri në atë pikë sa...
27. bised., jokal. Barazohem; krahasohem (zakonisht me mohim). Ai nuk vjen me të. Nuk i vjen as te gishti (i vogël) i këmbës (as në thua).
28. bised., jokal. Peshoj, jam. Ai vjen gjashtëdhjetë kile. Sa vjen dashi?
29. bised., jokal., vet. v. III Kushton, bie. I erdhi lirë (shtrenjtë). Sa të erdhi kilja?
30. fig. jokal., vet. v. III Nis, fillon (përdoret zakonisht si folje gjysmëndihmësebashkëvajtje me një folje tjetër). Erdhën e u bënë toka pjellore. Erdhi e u përhap në të gjithë krahinën. Erdhën e t'u shëndoshën (t'u tretën).
31. jokal. Përdoret si folje gjysmëndihmëse bashkë me një folje tjetër për të treguar se veprimi vijon pa ndërprerje e rritet shkallë-shkallë. Vjen duke u rritur (duke u pakësuar). Vjen duke u përmirësuar (duke u keqësuar). Sa vjen e bëhet më e bukur (më e lehtë, më e vështirë).
Sin.: mbërrij, arrij, erdhi, afrohet, radhitem, vargëzohet, sosem, paraqitem, çatis, beh, shkoj.
Një *çehre i vinte e një çehre i shkonte (dikujt). *Fjala vjen. Një *fytyrë i ikën e një (fytyrë) i vjen (dikujt). *Shkon e vjen (diçka). I vjen *anës. Vjen *anës (diçka). Ardhsh *i bardhë! urim. Erdhi në *binarë (dikush). Erdhi në *brazdë (në hulli) (dikush). erdhi në *çikël (dikush). I erdhi *bojavend (dikujt). Si të vijë *dallga. Më vjen *dora (për diçka). I vjen në *dorë (dikush). vjen (më shkon) për *dore (diçka). erdhi në *dhëmbë (një fjalë). Vjen (bie, mban) *erë (diçka). I vjen *era (diçkaje). Erdhi në *fije (dikush). I vjen (i shkon) pas *fijes (pas fillit) (dikujt). I erdhi *fundi (dikujt). erdhi *fytyra (dikujt). I erdhi *goja (dikujt). Ç’t’i vijë për *goje. Më ka ardhur te *gryka (dikush a diçka). I erdhi *hakut (dikujt). I vjen pas *hesapit (për hesap) (dikujt). I erdhi *hidhur (diçka). Erdhihulli (në *brazdë) (dikush). erdhi te *hunda. Dal (vij) në *jetë. Më vjen *keq. Më vjen *kiamet. Më erdhi në *kokë (në krye) (diçka). erdhikrye (në *kokë) (diçka). vjen *lak. Më erdhi *ligsht. Erdhën në një *llaf. Të ardhtë *mandata! mallk. vjen (për) *mbarë. Erdhi në *mend (dikush). I erdhën *mendtë (dikujt). vjen ndër *mend (dikush a diçka). erdhi (më vajti) në *mendje. Vij në *moshë. Më vjen *ndoresh (për diçka). I erdhi *ora (sahati) (dikujt a diçkaje). vjen për *osh (dikush a diçka). vjen të *pëlcas. Më vjen *përdoresh (për diçka). vjen *përpjetë (për diçka). Vjen përqark (*rrotull) (dikush a diçka). I vjen (i sillet) përqark (*rrotull) (dikujt). Vjen pas *pilafit (dikush). vjen *plasje (për diçka). ardhtë (të rëntë) pas *qafe! mallk. vjen për të *qarë (për diçka). I vjen (i bie) qark (qark e qark, *rrotull, rrotull e rrotull) (diçkaje). erdhi pas *qejfit (dikush a diçka). vjen *rëndë. Vjen *rreth (dikush). I vjen (i sillet) *rreth (dikujt). Vjen *rrotull (dikush). I vjen (i sillet) *rrotull (dikujt). I vjen në *rrugë (dikujt). I erdhi sahati (*ora) (dikujt a diçkaje). I erdhi *shpirti (dikujt). I vjen për *shtat (dikujt). erdhi në *shteg (dikush a diçka). erdhi në *shtrungë (dikush a diçka). Erdhi në *taketuke (dikush) thjeshtligj. Erdhi në *të (dikush a diçka). I erdhi *thartë (për diçka). Erdhi në *udhë (dikush a diçka). Erdhi në *udhë (të mbarë) (dikush). ardhtë (të rëntë) pas *veshit! mallk. Erdhi në *vete (dikush). Vjen (del) *vetvetiu (diçka). erdhi *veza thjeshtligj. Vjen *vërdallë (dikush a diçka). I vjen (i sillet) *vërdallë (dikujt). E vuri (e solli) në *vijë (dikë a diçka). Erdhi në *vijë (dikush a diçka). vjen *për të vjellë (nga dikush a nga diçka). S’i vjen pas *vrimave (dikujt) thjeshtligj., përçm., vulg. Nuk i vjen *zëri (dikujt) iron. vjen *zët (nga dikush a nga diçka). vjen *zor.

vep. ZÚRA, ZËNË kal. 1. E kap me dorë a me diçka tjetër; e prek, e rrok dhe e shtrëngoj dikë a diçka; kund. lëshoj. Zë lopatën (kazmën). Zë dorezën e derës (degën e pemës). Zë me dorë (me dhëmbë, me mashë). Zë për dore (për këmbe, për krahu, për fyti, për veshi, për flokësh, për faqesh). E zurigushë (dikë) e përqafoi. E zuri për mënge (për jake). Zuri kokën me duar. E zuri kalin për freri. E ka zënë keq (ligsht). - Zëre, se ra! Si t’ia zërë dora pa i zgjedhur; mbarë. Kush ka zënë për fyti ujkun, s’ka si trembet nga qentë. (fj. u.). Nuk zihen thëngjijtë pa nxirë gishtërinjtë. (fj. u.). E pa, por s’e zuri. (fj. u.). Edhe baltë po të zërë, i bëhet flori. (fj. u.).
2. I bie mbipapritur dhe e mbuloj tërësisht a pjesërisht; e kap papritur dhe e dëmtoj dikë a diçka, duke i rënë përsipër, duke kaluar mbi të a duke e shtrënguar fort; dëmtoj diçka duke e futur a duke e vënë pa dashje te një vegël a te një sendmbyllet, nën një sendbie etj. Zura dorën. I zuri dera gishtin (rrota këmbën, makina krahun, trari dorën). E zuri shtëpia (tavani) brenda. Zuri batanijen nën vete. E zuri nën të. I zuri poshtë.
3. Kapgjallë një njeri, një kafshë etj. duke e ndjekur a duke e përgjuar dhe e mbaj; shtiedorë një njeri, një kafshë etj.; kap. E zunëgjallë (të plagosur). E zunë rob. Zunë një kriminel (një vjedhës). Zë peshk (flutura, zogj). E zuri me lak (me çark, me grep, me dorë). U arratis, po e zunë. E zunë fshehurazi (me zor). Qeni zuri një lepur. Macja zuri një mi. - Zëre, se iku! - Në e zënça, do t'ia tregoj qejfin! Me dorën e botës zënç kokën e gjarprit! (mallk.). Dhelprafle, nuk zë pula. (fj. u.). Ç’ka zënë ujku, s’e kap gjarpri. (fj. u.).
4. edhe jokal. E mbërthej, e qep a e ngjit diçka, që të mbahet mirë e të mos bjerë; kap a lidh flokët ose diçka tjetër; vet. v. III qëndron, mbahet; ngec. Zë me gozhdë (me gjilpërë, me pe). Zë flokët. Zë kopsën e këmishës. Zë fijen e çorapit. Ka zënë mirë. Ngjitësja nuk zuri.
5. edhe jokal. Prek dikë a diçka, ndesh; takojdiçka, has diku; arrijmbështetem diku. Këmbët i zunëtokë. I zuri këmba dhe. Varka zurirërë. Çengeli zuri dhe. Anija zuri fundin e detit. Rrotat zunë mirëtokë. I zuri këmba vend e vuri këmbën mirëtokë, shkeli plotësisht. Dora i zuridiçkabutë. Zuri sharragozhdë.
6. Zbuloj dikëështë duke kryer një veprimdënueshëm, e kapgabim a në faj; kapbefasi, gjej. E zuri në faj (në gabim). E zuribefasi. E zuri brendashtëpi. E zurifjalë e kapi dikë kur thoshte diçkakundërt me atë që dëshirontevërtetonte. - zura!
7. E gjej dikë a diçkapapërgatitur a në një gjendjevështirë; e gjej dikë në një gjendjecaktuar (të mirë a të keqe), në një vendcaktuar etj.; gjej. E zuri ngushtë (keq.). E zuripapërgatitur. E zurigjumë. Duajt i zuri shiufushë. I zuri ngrica pemët me lule. E zuri dëbora bagëtinë në mal. Sivjet dimri na zuri me të gjithamiratshtëpi. Vjeshta e zuri në Korçë. I zuri nata (mëngjesi, vapa) në rrugë. I zuri stuhia në det. Të zëntë viti gëzuar! (ur.). Mos e zëntë moti! (mallk.). Mos e zëntë darka! (mallk.). Kë zë dielli pa larë, s'i vete puna mbarë. (fj. u.). Po të thanëNadja e mirë!”, ik se të zuri nata. (fj. u.).
8. Pësoj diçka, vuaj një pasojë nga veprimi i dikujt a i diçkaje; bie në një gjendjecaktuarrrethanacaktuara, më pushton a më kap diçka. Na zuri shiu (breshri, bora). E ka zënë dielli shumë. E ka zënë qymyri (gazi). E zuri korrenti. E zuri grerëza (zekthi). E zuri gjumi (edhe fig.). E zuri frika (tmerri, paniku, ankthi). E zuri belaja (halli, e keqja, kusuri, taksirati). E ka zënë malli (mërzia, dashuria, meraku). E zuri turpi (inati). I zuri gazi (të qeshurit). Na zuri me të, s'kemi ç'të bëjmë. I zuri rakia (vera). E zuri deti (aeroplani, makina). E zuri gjaku. E zuri lemza (egjra). E zuri sëmundja (gripi, rrufa, lija, ngërçi). E zuri koka (barku, kolla, dhëmballa). E zunë ethet (të prerat, të dredhurat). I zuri haku i popullit. I zuri buka e fukarasë. Ç'e zë njeriun e nuk e duron? E zëntë gjarpri! (mallk.). S’ka gjë që e zuri njeriun e s’e hoqi. (fj. u.).
9. Arrij në një vendcaktuar e rri aty, vendosem diku; ngulem diku e s'luaj; marr me përpjekje diçka, e shtiedorë, e pushtoj një vend; arrij një nëpunësi, vihem në një pozitë; hipi në një detyrë (edhe fig.). Zuri vend pranë dikujt u ul. - Zër vend! ulu! Zuri kryet e vendit. Zë shumë vend. Zuri një qoshe. Zuri majën e malit. Për tërë natën zuri Pukën. Zuri kurbetin. Zuri pritë (pusi). Zuri llogoren (qafën, grykën). Zunë qytetin (fshatin, kodrën). Zumë pozicionet e armikut (vijën e sulmit). Zuri pozita kyçe. Zuri një vendministri. Zuri vendmirë (vendin e parë, vend nderi) në klasifikim. Zuri vendin që i takon. Ua zuri dhomën me plaçka. Më në fund zuri vend (dikush) u ngul në një punë. Çdo gur do të zërë vendin e vet. (fj. u.).
10. E marr diçka për të kryer një punë, e marr me qira; e pajtoj; e caktoj, e zgjedh ose e porosit me kohë, më parë se të tjerët. Zuri një dhomë (një vend) në hotel. Zuri hotel. Zunë një taksi. Zë një vendteatër. Zë për një natë (për një muaj). Kishte zënë njëzet argatë.
11. E mbyll, nuk lë të përdoret për kalim, pengoj lëvizjen nëpër diçka; mbush një hapësirë a diçka tjetër, që të mos e lë të lirë, të mos punojë etj.; pengoj shikimin, dritën etj., nuk lë që të duket; fig. e mbush me një veprimtari një kohëlirë ose një kohëcaktuar për diçka tjetër. vrimat. I zuri rrugën (shtegun). Zë veshët (sytë, gojën). I zë diellin (dritën). E zuri mullirin e ndaloi. grykën e shishes. Zë pikat e çatisë. Ky mur na zuri sytë. Retë e zunë diellin. E zuri me trup. Rrugën e ka zënë dëbora. Ua zuri zilet me bar. E ka zënë derën përbrenda. I zëntë sytë! (mallk.). I zuri frymën. Zë ujinarë. Ua ka zënë fëmijëve kohën e lirë. Ditët e parashikuara për ujitje, meqë ra shi, i zunë me punëtjera. Pilafi i botës të zë grykën. (fj. u.).
12. Arrij ta kap dikë a diçkaniset a që ecën para meje ose arrijtakohem me të; e arrij, e kap. E zuri trenin (autobusin). E zuri topin. E zurirrugë. E zuri me vrap (me biçikletë, me makinë). E zuri para se të nisej. Nuk e zë dot. E zuriklasëtretë. Boraborën. Zë buka bukën. Zë puna punën. Zë muaji muajin (viti vitin). Zë e rejavjetrën. Fjalafjalën. Asnjë shtëpi s'e zinte bukën nuk arrinte ta siguronte bukën për tërë vitin. Bujk i thonë atij që i zë e rejavjetrën. (fj. u.).
13. E kap dhe e shfrytëzoj si duhet kohën, rastin etj., nuk e lë të me ikë; arrij një kohë, një moshë etj. a me arrin një kohë, më vjen; mbushet, plotësohet një periudhë kohe. E zuri rastin. E zuri kohën e humbur. I zuritetëdhjetat. E zuri javadyshek. E zuri pleqëria. Para se ta zinte mëngjesi. Po të hash mirëmëngjes, zë darkën.
14. edhe jokal. Filloj, nis; kap, marr. Zuri shiu (breshri, bora, era). Zunë një këngë (një valle). Zuri një punë (një lojë). Zë punë. Zuri vrapin. Zuri shoqëri (miqësi, dashuri) me dikë. Zuri zanatin e babait. Ka zënë rrugëkeqe. Zunë luftën me armikun. E ka zënë ters. Dimri e ka zënë me të egër (me të keq, me të butë). Para se të zërë bora. Sa s'kanë zënë shirat. Që atëherë zunë brengat e hidhërimet. Nuk zë punë me dorë nuk punon fare. - Mbaroje këtëke zënë! Nuk di nga ta zë fillin nuk di ç'të bëjparë, jammëdyshje. E zuri nga bishti një punë e nisi një punëprapthi. S'ka zënë ende këmbët s'ka filluarecë. Molla kur piqet, mushti zë e digjet. (fj. u.).
15. vet. v. III I bie, e rreh (shiu, era etj.); e mbulon (ujët etj.); arrin ta përfshijë a ta kapë. Shtëpinë e zë dielli nga tri anë. Këtë vend nuk e zë era. Këtë arë e zë uji. Atje i zinte lumi shpesh. Disa vende s'i kishte zënë shiu. Sa më zë syri shumë larg, deri aty ku arrinshohë syri.
16. vet. v. III E kap, e përfshin (një ligj, një vendim a detyrim, një ndarje administrative etj.). E zë ushtria (shërbimi ushtarak). E zë ligji. Nuk i zë urdhëresa. E zuri amnistia (falja). E zë rrethi i Tiranës. E zë plani rregullues i qytetit. I zë arsimi nëntëvjeçar. Zë një periudhëgjatë historike. Të lashtat zënë një sipërfaqemadhe. E zinte gjaku (etnogr.) i bintemerrte gjak për një vrasje.
17. vet. v. III Përbën. numrin (shifrën) dyqind. Gratë zënë rreth 45 %. Shpenzimet zënë një peshëmadhe. Peshën kryesoreprodhimeve e zë gruri.
18. E qëlloj me diçka, i hyj me të rrahur; më bie, më qëllon, më godet. E zunë me gurë (me grushte, me domate). Plumbi s'e zuri mirë. Sa mund t'i zinte shigjeta. E hidhnin gurin dhe ku të zinte.
19. bised. Mbrehparmendë (qetë etj.); i vë shalën a samarin për herëparë kalit, mushkës etj. Zuri kaun me një ka tjetër. Zuri qetëparmendë (në kular). - A e ke zënë mushkën?
20. vet. v. III Vishet, mbulohet a mbushet me diçka; formon diçka përsipër a brenda, lëshon, vë. Qumështi zuri ajkë. Lumi ka zënë akull. Plaga ka zënë kore (dregëz, qelb). Xhamat kanë zënë djersë. Oxhaku ka zënë blozë. Dollapi ka zënë pluhur. Buka ka zënë myk. Pushka ka zënë ndryshk. Dhoma ka zënë merimanga. Sytë i zunë perde. Duart i kanë zënë kallo (flluska). Qeni ka zënë pleshta. Djathi ka zënë shtrepa. Krevati ka zënë çimka. Mollët (dardhat) kanë zënë krimba. Ara me grurë ka zënë bar. I zuri gjuri (shpatulla) ujë. Mishi ka zënë erë mishi është qelbur.
21. Hyjmarrëdhëniemira me dikë dhe e afroj, e bëj dikëafërt. E zuri mik (shok). Ka zënë shumë miq (shokë) të mirë. E zuri dhëndër.
22. bised. Fejoj vajzën a djalin, i gjej nuse djalit a i gjej burrë çupës. E ka zënë vajzën. I zuri një nusemirë djalit. E ka zënë burrin vetë.
23. E quaj, e vlerësoj; e numëroj, e llogarit, e marr për... S’e zinte për gjë. S'e zë këtë lojë. Po e zëmë se fitove. Zëre se arrite. Zërihumbura ato para. Edhe ato ia zurillogari. Ato vite nuk i zë fare. Nuk e zë në hesap (në numër) nuk e përfill. - Këto s’po t’i zë. - Për sylesh e zë ti atë? Kësmeti s’vjen vetë, po nuk e zure, nuk të zë. (fj. u.). Gjëja e shtrenjtë zë më lirë. (fj. u.).
24. jokal., vet. v. III Mbin (fara, rrënja a fidani i mbjellë); trevon (shartesa); bën kokrra a fryte bima; bëhet me barrë, merr (femra). Zuri lulja (druri, pema). Kumbullat (mollët) zunë mirë. Ulliri zë me vështirësi. S'kanë zënëgjithë fidanët. Shartimi ka zënë mirë. Bimët kanë zënë rrënjë. Drurët zunë farë. S'ka zënë lopa (delja). Gruri zuri bukë. Qepët nuk kanë zënë kokë. S'kanë zënë krahë zogjtë s'u kanë dalë ende krahët.
25. Përgatit duke i hedhur maja, fare etj.; bëj, ngjesh, gatuaj. bukën (brumin). Zë kosin (djathin). E zuri qumështin kos. Miellin e zuri brumë. Sa të zë një çikë brumë, pastaj ble edhe një furrë. (fj. u.).
26. Nxjerr fitim a të ardhura nga diçka a duke shitur diçka, fitoj, marr; kërkoj si çmim kur shes diçka, i mbaj. Zuri paramadhe. - Sa të zë muaji këtu? Zunë shumëardhura. Zuri 50 kv. për ha. Ia zuri shtrenjt (lirë). - Me sa ta zuri?
27. edhe jokal., vet. v. III Merr flakë, ndizet. zjarr. Zjarri zuri mirë. Eshka mezi zuri. Nuk më zuri masati.
28. vet. v. III vret e më bën plagë. E ka zënë këpuca. E zuri gozhda kalin. E kishte zënë samari. Kali e di vetë se ku e zë samari. (fj. u.).
29. Filloj, nis (si folje gjysmëndihmësebashku me një folje tjetër). Ka zënëflasë (të qeshë, të lexojë, të shkruajë, të mendojë, të bërtasë). Zuriecte (të vraponte, të largohej). Zuritallej. Zurivishej. Zurizbardhte (të frynte, të ngrysej, të ftohej moti). Zuribinte shi (dëborë). Dielli zuriperëndonte. Kali ka zënëçalojë. Zë e bërtet (tregon, pyet, këndon). Zënë e dalin. Zë e tundet toka. Misri sa ka zënëmbijë. Zuriduket puna. Zurimerret me punë. Kur nis e vjetrohet sita, zë e lëshon krundet. (fj. u.).
30. bised. Puth; takoj. I zuri dorën (dikujt) ia mori dorën dhe ia puthi. I këmbën i puth këmbën (edhe fig.). E zuri për dore e takoidorë.
Sin.: kap, mbërthej, kllapos, përqafoj, rrok, pushtoj, zaptoj, zates, mbush, mbyll, tapos, vulos, bllokoj, pres, plotësoj, vulos, arrij, përfshin, përmbledh, pllakos, nxjerr, ngjesh, mpiks, populloj, filloj.
Ra *qielli dhe e zuri (dikë). Kë të *lë e kë të zë. Kë të zë e kë të lë s’di nga t’ia nisparë, s’di ç’është e vlefshme, s’di ç’të zgjedhparë; keq. gjithë njësoj janë, si njëri dhe tjetri; kë të lë e kë të zë. E zuri *afti (i dikujt). Zë *barkun. I zë *besë (dikujt a diçkaje). zuri (u ndodha) *bosh. Zuri *brumë (dikush). E zuri *buka (ime) (dikë). Zë (mbaj) *brinjët me dorë. E zuri në *cak (dikë) keq. Zuri *cergë (dikush). Ka zënë *cerga (dikush a diçka). Zuri *cifël (dikush) krahin. Zë (mbyll) *çarat. I zë *çelën (dikujt). zuri (më hyri) *data. E zunë me *daulle (dikë). Ia zë *derën (dikujt). Zë *dorë (me dikë). I zë (i kap) *dora (dikujt). S’e zë (s’e kap) me *dorë (diçka). Ç’të zërë *dora. Ka zënë *dregëz (plaga). E zunë *të dridhurat (dikë). Zuri *dyshekun (dikush). zënë *të dhemburat. S’ta zë *dhëmbi (diçka). E ka zënë *egjra (dikë). S’i zuri *eshka (dikujt) iron. E zunë *ethet (dikë). E zunë *të ëmblat (dikë) euf. Zë *fill (diçka). Ia zë (ia kap) *fillin (diçkaje). Ia zuri fjalën në *gojë (dikujt). Zë (bën, ngre, gjen) *fole (diçka). zëntë frymën (diçka) mallk. vdeksh! Ia zë *frymën (dikujt). E ka zënë *furra (dikë) shaka. Zuri një *furrik (dikush). zëntë *fytin! mallk. E zuri (e kapi, e mbërtheu) për *fyti (dikë). zëntë grykën! mallk. E zuri (e kapi, e mbërtheu) për *gryke (dikë). zuri goja *bar. zuri goja *erë. E zë në (me) *gojë (dikë a diçka). Ia zë (ia mbyll) *gojën (dikujt). Ia zë (ia mbyll) *grykën (dikujt) keq. E zë në *gushë (dikë). Ia zuri *gjak (jetën). Zuri (hëngri, kafshoi) *gjuhën (dikush) përçm. Nuk më zë *gjumi (për diçka). Zuri *hendekun (dikush) përb. zuri *hera. Ma zë (ma kap, ma ndien, ma heq) *hunda (diçka). E zuri (e kapi) për *jake (dikë). Zuri jatakun (*shtratin, krevatin) (dikush). E zuri (e kapi) *kalemi (dikë). Zuri (gjeti) *karar (dikush a diçka). Ia zuri (ia lidhi) *këmbët (dikujt a diçkaje). Zuri *këmbën (e dikujt). I zuri *këmbën (dikujt). S’e zë *këmba. E zuri (e kapi) për *këmishe (dikë). Zuri *këndin (dikush). zuri *koka. I zë koka në *tavan (dikujt). Ka zënë *kore (plaga). Ka zënë *krimba (dikush a diçka). Sa për të zënë *kryqet. E zuri (e futi) në *lak (dikë). E zuri (e kapi) ndër *lakra (dikë). Zuri *ledh (dikush). Zuri *ledhin (dikush) përb. E zuri *ledhi (dikë) iron. zuri *lemza. Zuri *lepurin (dikush) shaka. E zë *lesa (dikë). Ka zënë *lëng (dikush). E ka zënë *majasëlli (dikë) tall. E zuri (e bëri) *mat (dikë). Zuri (vuri) *mend (dikush). S’e zë *meraku (dikë). Zuri (vuri) *merak (në diçka). kap (të zë) për *mënge (dikush). E zuri *e mira (dikë). Ka zënë *myk (dikush). Ka zënë *ndryshk (dikush). Zë *ngoje (dikë a diçka). E zuri *ngushtë (dikë). S’e zë (s’e vë, s’e shtie, s’e fut) në *numër (dikë). Nuk e zë *ora (sahati) (dikë a diçka). E zuri (e kapi) për *palltoje (dikë). Zuri *përroin (dikush) përb. E zuri *pisk (dikë). E ka zënë (e ka mbuluar) *pluhuri (diçka). E zunë me *plloça (dikë) keq. Zuri *qafën (zverkun) (dikush) keq. Nuk e zë *qederi (dikë). S’ka ku ta zërë (ku ta kapë) *qeni (dikë). Ra *qielli dhe e zuri (dikë). Zuri *qoshen (dikush). E ka zënë *qymyri (dikë) shaka. E zuri *rakia (dikë). E zunë *rrebet (dikë). E zuri *rrembi (dikë). Më ka zënë (atje) ku s’rrëfehet jam në një gjendje shumëvështirë, s’di ç’të bëj e nga t’ia mbaj, e kam punën keq; jam shumë ngushtë. Ka zënë *rrënjë (dikush a diçka). E zuri me *rrjetë (dikë). zuri *rrota (qerrja) bishtin. Zuri *rruazën (dikush) keq. I zuri *rrugën (udhën) (dikujt). Mos të zëntë *sahati! mallk. Nuk e zë sahati (*ora) (dikë a diçka). Ma zuri (ma kapi) *syri (dikë a diçka). I zuri *sytë (dikujt). Sa të zë (sa të kap, sa të rrok) *syri. Më ka zënë syri *bakër (për diçka). I kanë zënë sytë *balluket (dikujt). zëntë *sytë buka! mallk. I kanë zënë sytë *lesh (dikujt). I kanë zënë sytë *mjegull (dikujt). Ia zë *shqyt (dikujt). E zuri në *shteg (dikë). Ia zuri *shtigjet (dikujt a diçkaje). I zëntë shtëpia *bar! (dikujt) mallk. Zuri *shtratin (krevatin, jatakun) (dikush). Ia zë shul (dikujt). E zuri *tartakuti (dikë). Zë (merr) në *thua (dikush). I zuri udhën (*rrugën) (dikujt). E zuri *vala (dikë). Zë *vend. I zë *vend (fjala) (dikujt). I zë *vendin (dikujt). S’më zuri *vend (diçka). S’i zë vendi *vend (dikujt). Zuri *veshin (dikush) tall. zuri *veshët (dikush). Zë *veshët (me duar). Më zë (më kap) *veshi (diçka). E zuri (e kapi) nga (për) *veshi (dikë). Zë (mbyll) *vrimat. Zë *zemrën. E zuri *zgjebja (dikë) tall. Zuri *zogun (dikush) shaka. Zuri zverkun (*qafën) (dikush) keq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.