Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sahan”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAKËRT
BUTAC

BUTÁC,~II m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. 1. Çanak i drunjtë. Butac me ujë. Përsheshbutac.
2. Shportë e vogël prej lëvoreve të drurit, që përdoret për të mbledhur dredhëza; borokaçë.
Sin.: misur, sahan, mashkull, tas, kupë, sqyre.

NJË

NJË pacak. 1. Njëri, njëra, dikush, ndokush, njeri i pacaktuar (përdoretvendfjalësshënon njeriun, kafshën, sendin a dukurinë, kur i veçojmë nga klasa, nga grupi a nga radha e vet). Ka ardhur një nga fshati. - Ishte me një që s’e njihja. -vijë një tjetër. Një për shtëpi. U mundën (u kapën) një për një. Punon një sa për dhjetë. Një nga më të diturit. Një nga më të rëndësishmet (nga më të mëdhatë). Erdhi një nga tanët. I vë një mbi një i vë njërin mbi tjetrin. M’i jep një nga një. Si një një (bised.) siç është njëri, ashtu është edhe tjetri. Një për të gjithë, të gjithë për një. (fj. u).
2. Po ai, po ajo gjë, i njëjtë. Thotë gjithnjë një fjalë. Rri në një vend. Arritën në një kohë. Janë në një klasë. Banojnë në një lagje. Janë në një moshë. Jemi në një mendje. Ligji është një për të gjithë. Flasin një gjuhë. Këto rrugë në një qafë dalin.
3. Diçka, gjë e papërcaktuar mirë, që i ngjan diçkaje (së bashku me lidhëzën si dhe një emër). E ka zënë një si grip. Dëgjohej një si gjëmim i largët. Kam një si shqetësim. Ndiej një si të mekur. M’u një si lëmshgrykë. Atje tej dukej një si shtëpi.
4. I vetëm, i tërë e i pandashëm; i bashkuardiçkavetme. Janë bërë një trup. Dy fshatra u bënë një. Me një zë njëzëri.
5. I tillë (si kallëzues emëror, i ndjekur nga një fjali e nënrenditur). Është një që s’bëhet dy është i tillë, që s’gjendytë si ai.
6. Përdoret para emrit të një frymori ose të një sendi kur folësi shpreh një fare habie, admirim a përçmim. Kishte një kalëshpejtë, që s’e kishte askush. Është një që s’e ka shoqen. Është një dhelpër ai, që s’e ka shokun.
Sin.: njëri, njëra, dikush, njëfarë.
Bëhem një (*njësh). Është bërë një (me dikë) keq. është lidhur shumë ngushtë me dikë dhe bashkëpunon me të; është njësoj si ai. S’ia bëri as një as dy (dikujt) iu përgjigj a kundërveproi menjëherë, nuk ia zgjati; s’ia bërigjatë; ia preu shkurt. I bie një (po atij) *avazi. I bie *daulles në një vend (dikush). I bie *fyellit në një vrimë (dikush). I bie *jongarit në një tel (dikush). Bie në një *fjalë (me dikë). I bie një *kambane (dikush). Del (të nxjerr) në një (po në atë) *qafë (diçka). Di një më tepër (dikush) është më i zoti, ka përvojëshumë. *Dorë me një. * E bërikërcejë me një *këmbë (në njërën këmbë) (dikush). Fle në një *krah (dikush). E fut në një *thes (me dikë a me diçka) keq. I fut në një *zdrukth. Futet (hyn) në një *thes (me dikë a me diçka) keq. (Të gjithë) me një *zë. Ha (e pi) në një *çanak (me dikë) keq. Kam ngrënë me një *lugë (me dikë). Ha në një *sofër (me dikë) keq. Jemi një me një (me dikë) jemi barabar, asnjeri s’ka fituarshumë; njësoj kemi dalë ose njësoj jemi. (Është) një me një (diçka) shih (është) dorë me një (diçka). Jam në një *mendje (i një mendjeje) (me dikë). (Është) ora me një (*ora me dorë) (diçka). Janë të një *oxhaku. Janë të një *sahani keq. Janë të një *sharre. Kam një *mendje (me dikë). I kanë lidhur *pizgat (në një) mospërf. Mbështetet në (me) një *këmbë (dikush a diçka). Nget në një *krah (dikush). Ngrihet (çohet) me një *gisht (diçka). Jam ngrohur në një *vatër (me dikë). I ngjit *shkallët një nga një. Ka ngjyer në një *sahan (me dikë) keq. Një *kokë kanë. Një dhe *i pandarë. I ka prerë një *sharrë. Një *rrugë (një udhë) e dy punë. Vlojnë në një *tenxhere keq. Shtrohem (ulem) në një *tryezë (me dikë). Tërheq në një *krah (dikush). Vë në një *radhë (në një rresht) (me dikë a me diçka). Vihem në një *radhë (në një rresht) (me dikë). Me një *gojë.

PJATË

PJÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Enë e vogël prej porcelani, plastike etj., e rrumbullakët e me fundsheshtë, që përdoret për të hedhur në të gjellënhamë etj. Pjatë e thellë (e cekët, e nderë). Pjatë gjelle. Pjatë për ëmbëlsirë. Pjatat e filxhanëve të kafesë (të çajit). Një pjatë gjellë. Laj pjatat. Shtroi pjatat. Hedhpjata. Hanëpjata. U thye një pjatë. Lule pjate (bot.).
2. Sasia e gjellësnxë një enë e tillë. Hëngri dy pjata (gjellë, pilaf). Pjatë e parë pjatë me sallatë perimesh, me proshutë etj., që shërbehettavolinë e para. Pjata e dytë pjatë me gatime mishi etj. që shërbehettavolinë pas pjatës së parë.
3. Enë e rrumbullakët dhe e nderë, që është pjesë e diçkaje dhe shërben për punëndryshme. Pjata e një prese.
4. muz. Secili nga disqet prej tunxhijanë paklugët e që përdorenorkestër duke i përpjekur njërin me tjetrin a duke i goditur me diçka. U bie pjatave.
Sin.: limbë, palare, çini, sahan, mashtër, disk.
I ra morripjatë (dikujt) përçm. iu zbuluanfshehtatkërkontembante dikush, tani i shohin a i dinëgjithë (për diçkakeqe); i dolën lakratshesh; i dolënpalaratshesh; i doli içi. E do në pjatë (dikush) shih e do në gojë (dikush). Ia dhapjatë (në *tepsi, në tabaka) (dikujt). E ka në pjatë (dikë a diçka) shih e ka në dorë2 (dikë a diçka). E kthen pjatën ngakatër anët (dikush) keq. nuk është i ndershëm dhe i çiltër; është i paqëndrueshëm e hipokrit, nuk e mban fjalën, e dredh; flet e vepron sipas interesit të vet; ka dy fytyra; të lan e të lyen; bën dredha; flet e shflet; kund. ka fytyrë; ka cipë.

TALURE

TALÚR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pjatë e madhe dhe e sheshtë; çanak i madh, i cekët e me grykëgjerë; sahan, çanak (i gjerë). Talure e argjendtë. Talure balte (bakri). Talure me rrush. Një talure me peshk. Iu dëmtua (thye) talurja. Lau taluret.
Sin.: pjatë, çanak, sahan.

VAGAN

VAGÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Enë e madhe e drunjtë; sahan druri; vjet. bludë. E mbushi vaganin plot me supë. E hëngri një vagan pilaf. E mbushi vaganin përshesh. Mbushe vaganin përshesh e mos merr vesh.
2. fig. Ushqim.
Sin.: çanak, sapllak.

ÇANAK

ÇANÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Tas i madh e i thellë zakonisht prej balte, ku shtien gjellën; sahan, misur. Çanak balte (druri). Çanak me dhallë (me ullinj). Kishte bërë gati supën dhe e kishte hedhur në tre çanakë.
Sin.: tas, sahan, misur.
Ra në çanakun (e dikujt) përb. u bashkua me dikë sipas interesave e pikëpamjeve të tij, u përkrahës i dikujt dhe e ndjek siç do ai. Ha (e pi) në një çanak (me dikë) përb. ka të njëjtat pikëpamje e interesa me dikë, është shumë i afërt e vepronbashku me të; i shërbejnë njëri-tjetrit; ha në një sofër; ha në një grazhd përb.; pi në një kungull. Janë të një çanaku përb. kanënjëjtat interesa e qëllime; veprojnëbashkukurriz të të tjerëve ose me mënyrapandershme; ziejnë në një kazan. Ç’ka në *bardhak e hedhçanak (në tepsi) (dikush). I lau çanakët (dikush) mospërf. vdiq, mbaroi; e mbaroi çanakun; i lau hallet; shkoi me të shumtët. Lëpin çanakët (*sahanët) (e dikujt) përb. E mbaroi çanakun (dikush) përb. mori fund, s’ka më shpëtim; e hëngri çairin mospërf. Ngjyejnë në një çanak përçm. kanë mendime e qëllimekëqijanjëjta, veprojnë e bashkëpunojnë ngushtë; janë të një sahani keq.; janë të një dore.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.