Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NEKROSADÍZ/ËM,~MI m. Pasion, dëshirë patologjike që realizohet duke copëtuar kufomën; sadizëm mbi të vdekurin.
SADIZ/ËM,~MI m. 1. mjek. Çrregullim psikik kur epshi seksual kënaqet duke i shkaktuar tjetrit dhembje ose mundime. Vuan nga sadizmi.
2. Prirje e sëmurë për të ndier kënaqësi kur u shkakton të tjerëve vuajtje e mundime të mëdha; egërsi e stërholluar. Sadizëm i shfrenuar. Efektet e brendshme të sadizmit. Egërsi që arrin deri në sadizëm. Sadizmi mund të lidhet me këtë formë veprimi.
✱Sin.: mizori, barbarizëm, vandalizëm, plojë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë