Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MIZÓR,~E mb. 1. Që sillet në mënyrë shumë të egër e të pamëshirshme me njerëzit, që kënaqet kur i bën të tjerët të vuajnë, zemërgur; i pashpirt; që është veçori e një njeriu të tillë. Njeri mizor. Mbret mizor. Ushtri mizore. Me shpirt mizor. Me fytyrë (me pamje) mizore. Me sy mizorë.
2. Që të kall tmerr, i tmerrshëm; që është plot mizori, i përgjakshëm. Luftë mizore. Vdekje mizore. Botë mizore.
3. Që është përdorur nga një vrasës, që përdoret për të vrarë njerëzit; vrastar. Armë (pushkë) mizore.
✱Sin.: i egër, i ashpër, pamëshirshëm, i pashpirt, zemërgur, zemërqen, shpirtegër, i tmerrshëm, shpirtmizor, tiran, barbar, sadist, xhelat, shtazarak, bishë, bishar, çnjerëzor, gjakatar, vrastar, gjakbërës, i përgjakshëm.
PAMËSHÍRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që sillet e vepron kundrejt të tjerëve pa mëshirë, që s’ka mëshirë, mizor, i egër; i rreptë; kund. i mëshirshëm. Njeri i pamëshirshëm. Shfrytëzues (sundues) të pamëshirshëm. Të jemi të pamëshirshëm me armiqtë.
2. Që bëhet me rreptësi a me ashpërsi, pa përfillur pasojat e rënda. Luftë e pamëshirshme. Përleshje e pamëshirshme. Sulm i pamëshirshëm. Shfrytëzim i pamëshirshëm.
3. Që bëhet pa asnjë lëshim e zbritje, i ashpër, i egër. Fjalë të pamëshirshme.
✱Sin.: i pamëshirë, i pazemër, mizor, çnjerëzor, i egër, i pashpirt, i pazemër shpirtmizor, shpirtegër, shpirtqen, shpirtkazmë, shpirtgur, shpirtashpër, zemërgur, zemërtharë, zemërqen, shtazarak, gjakpirës, gjakësor, gjakatar, i ashpër, i rreptë, sadist, mizor, barbar, kasap, shtazë, ujk, hienë, xhelat, xhahil, shkatërrimtar, tërbuar.
SADÍST,~E mb. 1. mjek. Që ka të bëjë me sadizmin ose me të sëmurin nga sadizmi. Simptoma sadiste. Kishte paranoja sadiste.
2. Që ndien kënaqësi nga vuajtjet e mundimet e të tjerëve; i egër, i pamëshirshëm, mizor. U dënuan aktet sadiste. Banditët sadistë u identifikuan. U torturua për vdekje nga një kult sadist. Krimineli sadist po vuan dënimin. Vepron në mënyrë sadiste.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë