Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PRÚRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që bie afër diçka nga vendi ku ajo gjendet; ai që sjell diçka me vete. Prurësi i porosisë. Prurësi i librit.
2. Ai që vjen dhe njofton për diçka, ai që sjell një lajm. Prurësi i lajmit (i përgjigjes, i të falave).
3. Qenie që mbart e përhap një sëmundje ngjitëse, ai që sjell një sëmundje. Prurësi i epidemisë (i gripit, i fruthit).
4. tek., usht. Mekanizëm në një armë zjarri, i cili e shpie fishekun a predhën në folenë e tytës ose të grykës së zjarrit. Prurësi i fishekut. Krahu i prurësit.
5. Radiostacion i vendosur në afërsi të një aerodromi, që jep sinjale për të drejtuar pilotët.
✱Sin.: mbartës, sjellës, lajmës, lajmëtar, përhapës, sëmundjembartës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë