Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRENGÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I krijoj dikujt një gjendje shpirtërore të rëndë, i shkaktoj dhembje e vuajtje shpirtërore. E brengosi i biri. Kjo i kishte brengosur të gjithë.
2. E bëj dikë të jetë i shqetësuar për diçka, e vë në hall a në merak. Pasiguria i brengos prindërit. - Kjo gjë mua nuk më brengos.
✱Sin.: hidhëroj, trishtoj, pikëlloj, plagos, leqendis, sëndis, rrushkulloj, shqetësoj, merakos, sëkëlldis.
GLLABËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ha diçka menjëherë e me uri; përpij, përlaj. Gllabëroi gjithë ushqimin prej urisë së madhe. I gllabëroi të gjitha.
2. Rrëmbej; pushtoj me dhunë një vend etj. Ia gllabëroi pasurinë (paratë). Imperialistët përpiqen t'i gllabërojnë vendet e vogla.
3. vet. v. III, bised. Përmbyt; mbulon. Lumi gllabëroi xhadenë. I gllabëroi errësira.
4. fig. Shoh me lakmi të madhe dikë a diçka, i hedh një vështrim të shpejtë e plot me dëshirim, e përpij. E gllabëroi me sy.
5. fig. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore) Më rrëmben me gjithë forcën diçka, më tërheq shumë, më bën për vete, më pushton tërësisht. E gllabëroi muzika (filmi, libri).
✱Sin.: përpij, përlaj, shpëlaj, gëlltis, llup, llufis, faroj, faros, kapërdij, skllup, thith, përfshij, fshij, rruaj, rrufis, rrumbulloj, rrushkulloj, kollofis, rrëmbej, kllapis, qëroj, copis, pushtoj, tërheq.
HELM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap helmin dikujt, dëmtoj një organizëm të gjallë ose shkaktoj vdekjen e tij me helm; i hedh helm diçkaje, shtie helm në diçka. E helmoi gjarpri. Ia helmoi gjakun. I helmuan qentë. E helmuan ujin armiqtë.
2. fig. Dëmtoj a prish dikë nga ana shpirtërore. Helmojnë ndërgjegjen e njerëzve.
3. fig. E hidhëroj shumë dikë, e pikëlloj; ia bëj të hidhur (jetën etj.). E helmoi shumë nënën. I helmoi jetën.
✱Sin.: helmatis, farmakos, shtaroj, hidhëroj, rrushkulloj, brengos, vreros, pikëlloj.
♦ Ia helmoi *gjakun (dikujt). Më helmoi *zemrën (shpirtin) (dikush a diçka).
PIKËLL/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E hidhëroj shumë dikë, e bëj që të ndiejë menjëherë një dhembje të madhe shpirtërore, i shkaktoj pikëllim, e helmoj. E pikëlloi vdekja e shokut.
✱Sin.: pik, pikërron, pikoj, hidhëroj, helmoj, helmatis, vreros, vreroj, shtaroj, rrushkulloj, brengos, dëshpëroj, cërit, plagos, plagoj, shajtoj, përvëloj, rëndoj, kafshoj, torturoj, vras, trishtoj, copëtoj, djeg.
PËRLÁ/J vep., ~VA, ~RË bised., kal. 1. E kap dikë shpejt, duke e pushtuar e shtrënguar mirë, e përfshij, e mbërthej. E përlau për zverku (për beli). E përlau me të dy krahët.
2. E marr me vete diçka, duke e rrëmbyer dhe duke e hequr me forcë e me shpejtësi nga një vend, e fshij. E përlau shiu dheun. I përlau era gjethet. E përlanë dallgët.
3. fig. Zhduk, fshij nga faqja e dheut, zhbij, shfaros. I përlau kolera (kovidi, gripi spanjoll, murtaja). E përlaftë mortja! (mallk.).
4. Rrëmbej diçka me shpejtësi dhe zakonisht me dhunë a fshehurazi, vjedh; grabit. Ia përlanë të gjitha. Ia përlau nga dora (nga xhepi).
5. Ha a gëlltit diçka menjëherë; e fshij diçka të tërë e shpejt e shpejt, s’lë gjë fare. I përlau pjatat. E përlau ujku delen. Ai më përlan edhe mua (bised., iron.) ai ha shumë.
6. fig. Pushtoj me forcë vende a krahina të huaja. Përlanë toka (krahina) të tëra.
✱Sin.: përfshij, mbërthej, fshij, rrëmbej, përpij, laj, zhduk, shfaros, zhbij, rrotoj, vjedh, grabit, qëroj, rruaj, rrufit, gëlltit, gllabëroj, gërryej, fërkat, rrushkulloj, rrumbulloj, palloj, pushtoj, kap, rrok, zë, shtrëngoj, marr, heq, tërheq, lëpij, pastroj, ngre, blej, qeth, kosit, sos, asgjësoj, rrjep, thith, ha, llufis, kollofis, faroj, faros, zhvat, copit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë