Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrunak”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DASHOK

DASHÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Dash që ka mbushur në vit, dash njëvjeçar, dash motak, sheleg.
Sin.: sheleg, njëvjeçar, motak, vjetak, motmotar, rrunëzak, rrunak.

RRUNËZAK

RRUNËZÁK,~E mb. 1. Që ka mbushur një vit, motak (për qengjat). Qengja rrunëzakë. Dele rrunëzake.
2. fig. Që ka shtathijshëm (për fëmijët). Ishte djalë rrunëzak.
Sin.: rrunak, njëvjeçar.

RRUNËZAK

RRUNËZÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Rrunak. Ndau një rrunëzak për mish.
Sin.: motak, njëvjeçar.

SHIEZ

SHIÉZ,~I m. sh. ~A, ~AT Qengj mashkull mbi gjashtë muajsh. Blegërima e shiezit nuk po dëgjohej më. Mish shiezi. Theri një shiez.
Sin.: lukër, sheleg, bushak, rrunak, qengjth, rrunëzak, lashtak, manar, kërthi, kërthinjë, kërthinjak, pirës, bërnjak, tamblak, bec.

SHULAK

SHULÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që e ka trupinshëndoshë e të ngjeshur. Shulak topolaku.
2. Ai që e ka trupinlidhur e të fortë. Ishte shulak i fortë.
3. Qengj mashkull njëvjeçar, rrunak. Shulak i bardhë. Mish shulaku.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.