Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJËVJEÇÁR,~E mb. 1. Që zgjat një vit, që vijon një vit; që kryhet brenda një viti. Periudhë njëvjeçare. Plan njëvjeçar. Kurs njëvjeçar. Veprimtari (punë) një vjeçare. Përvojë njëvjeçare.
2. Që është një vjeç, motak. Fëmijët njëvjeçarë. Kec (qengj, viç) njëvjeçar.
3. bot. Që e kryen ciklin e plotë të zhvillimit brenda një viti. Bimë (lule) njëvjeçare.
4. Që është prodhuar një vit më parë dhe ruhet që prej një viti në gjendje të mirë (zakonisht për disa fruta e perime). Ftonj njëvjeçarë. Arra (lajthi, bajame, mollë) njëvjeçare. Fasule njëvjeçare.
✱Sin.: vjetak, motak, motar, motmotak, motmotar, rrunëzak, rrunak, rrunë, rrunëz, vjetor.
RRÚRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrunë. Nxori në kullosë tufën e rrurëzave.
2. fig. Fjalë a shprehje që thuhet për shaka; ngjarje e shkurtër që tregohet për të qeshur. Tregonte rrurëza gjithnjë.
3. fig. Ngatërresë që i krijojmë dikujt. Endte rrurëza për të prishur punë.
✱Sin.: rrunëzake, motake.
♦ Si *dashi me rrurëzën. Nxjerr rrurëza (dikush) keq. 1. Thotë gjepura, flet budallallëqe; thotë broçkulla, shpreh mendime të papjekura. 2. Krijon pengesa a vështirësi të kota për diçka; nxjerr yçkla.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë