Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►RRUMBULLAK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. ІІІ. Bëhet i rrumbullakët, merr trajtë të rrumbullakët. Hëna ishte rrumbullakuar. Cepat i rrumbullakoheshin me limë.
2. vetv. Mbushem në trup, shëndoshem, bëhem rrumbullak. Po rrumbullakohej shumë nga ushqimet jo të shëndetshme.
3. pës. e RRUMBULLAKÓJ.
✱Sin.: rrumbullakoset, rrumbullakosem.
RRUMBULLAK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të rrumbullakët, i jap trajtë të rrumbullakët; i heq cepat a të dalat. Rrumbullakova brumin. Rrumbullakonin metalet.
2. E kthej në numër të plotë. Rrumbullakoi shumat dhe gjeti përfundimin. Shitësi kishte rrumbullakuar çmimet.
RRUMBULLAKÓSUR (i, e) mb. 1. I rrumbullakuar. Kërkoi të dhëna të rrumbullakosura.
2. bised. Që i janë hequr a mbuluar anët e mprehta, të padëshirueshme a kontradiktore. Krijonte fraza të rrumbullakosura.
RRUMBULLAKÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë i rrumbullakët, që i është dhënë trajta e rrumbullakët, që i janë zbutur këndet. Gur i rrumbullakuar. Bark i rrumbullakuar.
2. Që është kthyer në numër të plotë. Numër i rrumbullakuar. Shifra të rrumbullakuara.
✱Sin.: i rrumbullakosur, i shëndoshur.
VRÍGU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. anat. Pjesa e jashtme e veshit, llapë. Vrigulli i veshit.
2. Copë e shqyer a e shqitur nga rrobat, leckë, leskër. Vrigulli i rrobave. I vareshin vrigujt e rrobave.
3. Lapetë, copë e hollë dhe e gjatë, thekë që qepen në një rrobë dhe që rrinë varur për zbukurim në fund a anash të një petku, qilimi, sixhadeje, të një perdeje etj., xhufkë.
4. Zhubër, rrudhë e madhe lëkure, lapër që varet në gushë si dhe në pjesë të tjera të trupit të njerëzit dhe të kafshët. Vrigulli i fytyrës. Vrigulli i dorës. Vrigulli i lëkurës. Vrigulli i kaut. Vrigulli i barkut. Vriguj mishi.
5. bot. (lat. Lobus) E prerë në gjethen e disa bimëve (si te gjethja e qarrit, e panjës etj.), pjesë e rrumbullakuar e majës së gjethes, që formon një llapë të ndarë prej hullizash, që është si një llapë e veçuar. Gjethe me vriguj.
✱Sin.: llapë, lapër, lapetë, copë, leckë, leskër, levestër, xhufkë.
ZMUSÚAR (i, e) mb. 1. tek. I rrumbullakuar me zdrukth, me daltë etj.; i shtehëzuar Cep (kënd) i zmusuar.
2. fig. Që është bërë më e pranueshme nga sa është në të vërtetë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë