Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrumbullakosje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

RRUMBULLAKOSJE

RRUMBULLAKÓSJ/E,~A f. sh. ~E,~ET Veprimi kur rrumbullakos a rrumbullakosem. Rrumbullakosje numrash. Bëj rrumbullakosjen e shifrave.
Sin.: rrumbullakim, sheshim, zbutje.

SHESHIM

SHESHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shtrirje e rrafshët e një sipërfaqe toke, rrafshim. Sheshimi i dheut. Sheshimi i sipërfaqestokës. Sheshimi i trasesë.
2. Ulje derinivelin e tokës, shembje, rrëzim, shkatërrim. Sheshimi i stoqeve të inerteve. Sheshimi i kodrësmbeturinave.
3. fig. Zbutje a zgjidhje e mosmarrëveshjeve, bërje e paqes me dikë. Sheshimi i grindjeve. Me sheshimin e konfliktit, dolën sërishbashku. Sheshimi i gjakrave. Sheshimi i mosmarrëveshjeve.
4. edhe fig. Rregullimi a vënia e gjëraverend. Sheshimi i dallimeve. Sheshimi i deficitit. (fin.) Sheshimi i kurbës së epidemisë. (mjek.)
Sin.: rrafshim, rrapshim, krahishtim, planim, lëmim, rëzim, barazim, rregullim, pajtim, ujdi, njësim, rrumbullakosje.

ZBUTJE

ZBÚTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur zbut dikë a diçka; ulja e shkallës së fortësisë së diçkajefortë a të thatë për ta bërë më të butë; heqja e ashpërsisë, të bërit i butë në të prekur i diçkaje; njomja e diçkajefortë duke e spërkatur me ujë a me lëng tjetër. Zbutja e llaçit. Zbutja e plagës. Zbutja e koresbukës. Zbutja e pëlhurës. Zbutja e lëkurës. Zbutja e duhanit. Pas zbutjes së tokës, nisin punët e stinës.
2. Ulje e shkallës së pjerrësisë duke e bërë sipërfaqe më të sheshtë; sheshim. Zbutja e pjerrësisë së rrugës.
3. Ulje e gradëspijeve alkoolike apo heqja e kripërave minerale (për ujin). Zbutja e ujit. Përdoret për zbutjen e ujit. Zbutja e rakisë.
4. Stërvitje e kafshësegër për të jetuar me njerëzit; kthimi nga gjendja e egërgjendjebutë; shartimi i një druriegër për ta kthyer në dru të butë. Zbutja e bimëve. Zbutja e kafshëveegra. Zbutja e kumbullësegër. Zbutja e gorricës në dardhë.
6. edhe fig. Përpjekje për të ulur gjakrat e për ta qetësuar dikë, për të ndrequr marrëdhëniet me të; ulja e forcës, e vrazhdësisë, e zemërimit etj.; qetësimi ose ulja e tensionit apo qëndrimeve ndaj diçaje; lehtësimi ose bërja më e pranueshme e një vendimivështirë etj.; të bërit më i këndshëm a më i pëlqyeshëm për veshin a për syrin. Zbutja e muhabetit. Zbutja e gjendjes (e situatës). Zbutja e zemërimit (e urrejtjes). Zbutja e dënimit (drejt.). Zbutja e zërit. Zbutja e ngjyrave (i dritave etj.). Masa për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Zbutja e zhurmave. - S’është puna për kompromis, por për zbutjen e këtyre mosmarrëveshjeve. Fjalët e saj sollën zbutjekonfliktit mes dy palëve. Përpjekje për zbutjen e varfërisë (e papunësisë). Politikat e zbutjes së marrëdhënieve me fqinjët.
Sin.: butësim, zbutim, brumëzim, zbrujtje, zbrumim, brydhje, squllje, tutëlim, sqaqje, njomje, qullje, ëmbëlsim, qetësim, ulje, lehtësim, fashitje, urtësim, sheshim, rrumbullakosje.

ZMUSIM

ZMUSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. tek. Rrumbullakosje e cepave, e këndeve etj.; shtehëzim. Zmusim me zdrukth (me daltë etj.).
2. fig. Paraqitje e diçkajë në mënyrë më të zbutur nga sa është. Me shumë se zmusim logjik, mendoj se është çështje zgjedhjeje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.