Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrugacak”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DABËRDAC

DABËRDÁC,~E mb., bised., keq. 1. Bredharak.
2. I pamoralshëm, i pandershëm, rrugaç, rrugacak. Djalë dabërdac. Vajzë dabërdace.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Erdhi ky dabërdaci! S’ka fre ta mbajë dabërdacen.
Sin.: bredhacak, bredharak, bredhës, endacak, rrugaç, rrugacak, dabërdok, cergatar.

HALABAK
RRUGACAK
RRUGAÇ

RRUGÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Ai që sillet rrugëve, ai që nuk ka një vendpërhershëm jetese, endacak, rrugacak. Bënte jetë rrugaçi.
2. Fëmijë a djalosh që nuk sillet mirëshoqëri, që i mungon edukata e shëndoshë; ai që fyentjerët pa asnjë shkak, që zihet kot me të tjerët dhe bën veprimepahijshme e dëme. Nuk i duronte fjalët e rrugaçëve. Merrje me edukimin e rrugaçëve.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.