Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrugëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANËSORE

ANËSÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pjesa anësore e një mobileje të drunjtë, faqe anësore e dollapit; anëse.
2. Thurimëvihet anash shtratitqerres, që të mos bjerë ndonjë gjë, kanatet e qerres. I vë anësoret.
3. Pjesë e parmendës, e cila hedh anash dheunçan plori, veshëz.
4. Rrugëz anës murevendërtesave pak më e ngritur se rruga a oborri. Ecianësore.
5. sport. Vijëkufizon fushën e lojës (së futbollit, të hendbollit, të volejbollit etj.) përgjatë gjithë sipërfaqes së saj. Anësoret e fushës.

RRUGICË

RRUGÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrugë e vogël dhe e ngushtë në një qendërbanuar; ndërtesat anës kësaj rruge dhe ata që banojnë në to. Kaloj në rrugicën e ngushtë. Kjo është rrugicë qorre (pa krye). Rrugicat e lagjes ndriçoheshin mirë. Rrugicë me kalldrëm. Shkonte rrugicave
2. Shteg i ngushtë, i shtruar a i rrahur nëpër një lulishte, në oborrin e një ndërtese etj. Rrugicat e lulishtes ishin si labirint. Rrugicë mes luleve.
3. Rruginë. Rrugicat e shtëpisë.
Sin.: rrugëz, rrugë, udhëz, sokak.

RRUGINË

RRUGÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Hapësirë e ngushtë në çdo kat të ndërtesave, nëpërcilën kalohet në të ndarat e ndryshme; korridor; mesore. Rruginashtruara me asfalt. Kaloi nëpër rruginat e ndërtesëskompanisë.
2. Vend i lirë ndërmjet radhëve të karrigeve në një sallë. Rrugina midis karrigeve. Po ecte përmes rruginave të teatrit.
3. Rrugicë1, 2. Rruginat e lulishtes. Rruginë e shtruar.
Sin.: rrugëz, udhë.

RRUGËZOHET

RRUGËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR inf., vet. v. III Rrjetëzohet. Projekti do të rrugëzohet shpejt.

RRUGËZOJ

RRUGËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndreq, rregulloj. Rrugëzoj diçka.
2. inf. Rrjetëzoj. Rrugëzojdhënat.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.