Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRUGËRRËFÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Udhërrëfyese, rrugëtreguese. Rrugërrëfyese e zonja.
RRUGËTREGÚES,~E mb. Udhërrëfyes, rrugërrëfyes. Shenja rrugëtreguese.
RRUGËTREGÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Udhërrëfyese, rrugërrëfyese. Dy rrugëtreguese na shoqëruan gjatë udhëtimit.
UDHËRRËFÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që i tregon rrugën a drejtimin dikujt. Udhërrëfyese e përhershme (e sigurt). Udhërrëfyesja e jetës së re.
2. fig. Ajo a diçka që tregon rrugën për të arritur një synim. Shërben si udhërrëfyese.
3. Udhëheqëse2.
✱Sin.: prijëse, rrugëtreguese, udhëtreguese, udhëçelëse, udhëprijëse, ndriçuese.
UDHËTREGÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Udhërrëfyese.
✱Sin.: rrugëtreguese, udhëçelëse, udhëprijëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë