Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRUGËRRËFÝES,~E mb. Udhërrëfyes, rrugëtregues. Vërej shenjat rrugërrëfyese.
RRUGËRRËFÝES,~I m. sh. ~, ~IT Udhërrëfyes, rrugëtregues. Punësuan një rrugërrëfyes.
UDHËRRËFÝES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që i tregon rrugën a drejtimin dikujt. Është udhërrëfyes i mirë. Ka humbur udhërrëfyesin.
2. fig. Dikush a diçka që tregon rrugën për të arritur një synim. Shërben si udhërrëfyes.
3. Udhëheqës3.
4. Libër që përshkruan bukuritë natyrore të një vendi, flet për historinë e tij etj., për ata që e vizitojnë. Udhërrëfyes për turistët.
✱Sin.: prijës, rrugëtregues, udhëtregues, udhëçelës, udhëprijës, kallauz, ndriçues.
UDHËTREGÚES,~I m. sh. ~, ~IT Udhërrëfyes.
✱Sin.: rrugëtregues, udhëçelës, udhëprijës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë