Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRÚFULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend në lumë ku uji vjen i rrëmbyer e sillet rrotull; gjir, vorbull. Rrufulla mori përpara gjithçka.
2. fig. Vorbull, shtjellë; rrëmujë e madhe me potere. Rrufulla e ngjarjeve të jetës.
♦E bie rrufull dikë a) e sjell rrotull, e sjell vërdallë; b) i nxjerr ngatërresa dikujt, e pështjellon me zhurmë e shamatë.
VÓRBULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrymë rrotulluese dhe e rrëmbyeshme e ujit në lumë, në liqen etj., që ndodh zakonisht në vendin ku takohen rrjedha të ndryshme dhe merr trajtën e një hinke; vendi ku formohet një rrymë e tillë uji; gjeratore, gjir. Vorbull e thellë (e madhe). Vorbull uji. Vorbulla e lumit. E rrëmbeu vorbulla. Humbi në vorbull. Lumi kishe shumë vorbulla.
2. Shtjellë e rrëmbyeshme e erës, që ngrihet përpjetë si hinkë dhe merr me vete pluhur, lëmishte, shkarpa etj.; lëvizje qarkore e diçkaje. Vorbull ere. Vorbull tymi (pluhuri, dëbore).
3. fig. Valë e rrëmbyeshme punësh, përpjekjesh, gëzimesh, shqetësimesh etj., që të pushton e të merr me vete. Vorbull gëzimesh. Vorbulla e mendimeve. Vorbulla e jetës. Vorbulla e ngjarjeve. Vorbulla e telasheve.
✱Sin.: gjeratore, gjir, shtjellë, rrufull, thith, shakullinë, shakullore, dredhë, dredhule, fugë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë