Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRUDHACÁK,~E mb. Rrudhan; i rrudhur. Fytyrë rrudhacake.
✱Sin.: rrudhac, rrudhak, rrudhanjos.
RRUDHANJÓS,~E mb. Rrudhan. Bluzë rrudhanjose.
✱Sin.: rrudhac, rrudhacak, rrudhak, i rrudhur.
RRÚDHUR (i, e) mb. 1. Që është me shumë rrudha, që është mbledhur në rrudha; që ka rrudha në fytyrë e në lëkurë. Lëkurë e rrudhur. Fytyra të rrudhura. Mblodhi duart e rrudhura. Vetullat e rrudhura i dolën në pah.
2. Që i është prishur hekuri e që ka zhubra (për rrobat); që e ka sipërfaqen me rrudha; i zhubrosur. Xhaketë (këmishë) e rrudhur. Mblodhi letrat e rrudhura në tavolinë.
3. fig. Që kanë lënë mendtë, i matufosur, i rrjedhur. Njeri i rrudhur nga mendja.
✱Sin.: i rrudhosur, i rrudhët, i rrudhavtë, rrudhan, rrudhac, i tkurrur, i fishkur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë