Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RROTULLÚES,~E mb., tek. 1. Që punon duke u rrotulluar rreth boshtit të vet; që lëviz duke u sjellë rrotull boshtit. Pajisje rrotulluese. Trup rrotullues. Karrige rrotulluese.
2. Që vë në lëvizje diçka duke e rrotulluar. Forca rrotulluese. Motor rrotullues.
3. Që bëhet në trajtën e një rrethi (për lëvizjen); që ka të bëjë me rrotullimin. Lëvizje rrotulluese.
✱Sin.: i rrotullueshëm, dredhës, rrotullor.
RROTULLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të rrotullohet rreth boshtit të vet; rrotullues. Vë në punë mekanizmat e rrotullueshëm. Montuan vinçin e rrotullueshëm.
VRANGULLÚES,~E mb. Që vrangullon. Rrotëz vrangulluese. Çikrik vrangullues.
✱Sin.: rrotullues, i rrotullueshëm, dredhës.
VRANGULLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të vrangullohet rreth boshtit të vet; vrangullues. Çikrik i vrangullueshëm. Rrotëz e vrangullueshme. Bosht i vrangullueshëm.
✱Sin.: i rrotullueshëm, rrotullues, dredhës, mbështjellës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë