Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRQÁRK ndajf. Rreth e rrotull, përreth. Rreth e përqark nga të gjitha anët, përreth. Në vendet aty përqark. Në fushat që shtrihen përqark. Shikonte përqark. I ra përqark. I erdhi përqark që shihte më mirë.
✱Sin.: përreth, aneqark, anepërqark, vërdallë, rrethas, rrotullimthi, sorollimthi, rrotull, topthi, torthi, rreth.
♦ I bie përqark (*rrotull) (diçkaje). S’kam ku të vij përqark (*rrotull). Ia sjell mendjen përqark (*rrotull) (dikujt). Më vjen (më sillet) festja (takija) përqark (*rrotull). Më vjen (më sillet) mendja (koka) përqark (*rrotull). Vjen përqark (*rrotull) (dikush a diçka). I vjen (i sillet) përqark (*rrotull) (dikujt). Më vjen tjegulla përqark nuk di nga t’ia mbaj, kam shumë halle a jam shumë i hutuar e s’di ç’të bëj; më vjen (m sillet) mendja (koka) rrotull (përqark).
QARK ndajf., bised. Në një vijë në trajtë rrethi rrotull dikujt a diçkaje; përqark, rrotull, përreth. Qark e qark. Rreth e qark. Rrinin qark. I ra (i erdhi) qark.
✱Sin.: përqark, qarkas, qarkazi, rreth, përreth, hark, rrotull, rrotullimthi.
♦ Qark e qark shih rrotull e rrotull. I vjen (i bie) qark (qark e qark, rrotull, rrotull e rrotull) (diçkaje).
RROTULLÍMTHI ndajf. Duke i ardhur përqark, rrotull. Vente e vinte rrotullimthi.
✱Sin.: rreth, rrethas, përreth, aneqark, anepërqark, vërdallë, sorollimthi, torthi.
TAM-TÝM ndajf. Duke u rrokullisur, rrokullimthi. Ra nga rripa tam-tym.
✱Sin.: rrokullimthi, rrotullimthi, kollotumbas, çinglipingli.
TANGËRLË́MSH ndajf. Rrokullimthi. E hodhi tangërlëmsh.
✱Sin.: rrotullimthi, tangërlan, tangërling, çinglipingli, kollotumbas.
TARALÁNG ndajf. Duke u rrokullisur, rrokullimthi, rrotullimthi. Ra taralang për tokë. E mori lumi taralang. U rrëzua taralang.
TRINGILÍNG ndajf. Rrotullimthi, tatëpjetë duke u rrotulluar, duke u rrokullisur. Enët ranë tringiling shkallëve.
VËRDÁLLË ndajf. Përdoret për të treguar mënyrën e veprimit të dikujt; duke u sjellë rrotull, rreth e rrotull; poshtë e lart, sa andej këtej; pa dobi, kot. Vjen vërdallë sillet, rrotullohet. Shkonte vërdallë nëpër dhomë. Vinte vërdallë sillej poshtë e përpjetë kot, nuk bënte asnjë punë.
✱Sin.: rrotull, rretherreth, përreth, përqark, vrangull, rrotullimthi.
♦ Ia sjell mendjen vërdallë (dikujt) shih ia sjell mendjen rrotull (dikujt). E sjell vërdallë (dikë) shih e sjell rrotull (dikë). Më vjen (më sillet) festja (takija, kësula) vërdallë shih më vjen (më sillet) festja (takija) rrotull (dikujt). Më vjen (më sillet) mendja (koka) vërdallë shih më vjen (më sillet) mendja (koka) rrotull) (dikujt). Vjen vërdallë (dikush a diçka) shih vjen rrotull (dikush a diçka). I vjen (i sillet) vërdallë (dikujt) shih i vjen (i sillet) rrotull (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë