Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrotullame”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KOKORRETH

KOKORRÉTH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Rrotullame prej stofi a prej lecke, që vihet mbi kokë për të mbajtur shtamba, tepsi etj.
2. si ndajf. trajtën e kësaj rrotullameje. E lidhi (e bëri) kokorreth.
Sin.: kutullaç, kulaç, rreth.

LËMË

LËM/Ë,~Í m. sh. ~ÉNJ, ~ÉNJTË 1. Shesh i vogël, zakonisht i shtruar me rrasa guri dhe me një strumbullar në mes, ku shihenlashtat me kuaj; vendi ku mblidhen duajt e të lashtave dhe shihen me makinë. Lëmi i drithit (i grurit, i elbit, i thekrës). Kuajt e lëmit. Strumbullari (druri) i lëmit. Rrasat e lëmit.
2. Sasia e drithitshihet njëherësh; sasia e prodhimitnxirret njëherësh nga përpunimi i diçkaje. Lëmi i parë (i dytë). Lëmë ulliri.
3. Koha e shirjes së të lashtave dhe vetë shirja e të lashtave; koha e prodhimitdiçkaje; koha e vjeljes së pemëve. Koha e lëmit. U mbyll lëmi. Para (pas) lëmit. Në lëmëgrurit (të rakisë, të ullinjve, të pemëve). Puno sot e paratëlëmë. (fj. u.).
4. bised. Vend i sheshtë e i gjerë ku grumbullohet lënda e parë e diçkaje ose ku sillen prodhimendryshme. Lëmi i druve. Lëmi i barit (i kashtësbagëtive). Lëmi i pambukut (i leshit). Lëmenjtë e kripës oxhakët e mbushur me kripë.
5. Vend i hapët ku zhvillohet diçka; shesh pushimi; fushë, shesh. lëmëqytetit (të fshatit) qendërqytetit a të fshatit. Lëmi i burrave. Lëmi i luftës (i betejës). Lëmi i shkallëve. Ra në lëmë mejdanit.
6. Gropë e gjerë, ku gatuhet balta për të bërë qerpiç, tulla, tjegulla ose enë të ndryshme; vendi ku hapen, thahen dhe piqen këto sende prej balte. Lëmi i kumisë (i kaminës). Lëmi i tullave (i tjegullave).
7. fig. Fushë e veprimtarisë njerëzore. lëmin e ekonomisë (e arsimit, e kulturës, e shkencës). Në lëmin e mbrojtjes. Në çdo lëmëjetës.
8. bised. Numër i madh njerëzish a kafshësh; sasi e madhe sendesh; grumbull. Lëmë njerëzish. Lëmë kuajsh (gomarësh). Lëmë drush. Lëmë me domate (me bostan).
9. Rreth i errëtbëhet përqark syve nga lodhja, nga pagjumësia ose nga ndonjë sëmundje. Lëmi i syrit. I ka zënë syri lëmë.
10. Rreth i ndritshëmshihet nganjëherë rrotull hënës a diellit; rreth. Lëmi i diellit. Ka vënë lëmë hëna. Dallëndyshja bën lëmëajër vjen rrotullajër.
11. Njollë e madhe e diçkaje; pellg. Lëmë gjaku. Lëmë boje. U gjaku lëmë u derdh shumë gjak.
12. Rrotullamja e mulliritvajit, që shërben për të shtypur ullinjtë. Lëmi i mulliritvajit. I shtien (i shtypin) ullinjtëlëmë.
13. bised. Zgjua, koshere bletësh. Lëmi i bletëve.
14. si ndajf., bised. Plot; grumbull. E gjetishtruar lëmë. U mbush vendi lëmë. U mblodhën lëmë njerëzit. Fusha ishte lëmë me të vrarë. E shtroi (e bëri) lëmë mbrëmë.
Sin.: shesh, vrah, shirje, prodhim, vjelje, vendgrumbullim, sheshpushim, gropë, fushë, degë, mori, grumbull, rrathë, brerore, pellg, rrotullame, zgjua, koshere, plot.
U lëmë (diçka) u shkatërrua fare, u sheshua e u thërrmua krejt; u rrafsh me tokën; u lëndinë. E bën lëmë (dikush) është shumë mikpritës, s’di ç’të bëjë që të të kënaqë, të pret me gjithë zemër; e ndan bukënçerep; e ka derënhapur; pret e përcjell; i rri sofra shtruar (dikujt). E bëri lëmë. 1. (diçka) E shkatërroi fare diçka, e shkretoi; e rrafshoi, e sheshoi; e thërrmoi krejt; e bëri rrafsh me tokën; e fshiu (e zhduku) nga faqja e dheut. 2. (diku) E bëri rrëmujë diku a e mbyti me plehra. Ia bën lëmë (dikujt) ia paraqitlehtë, të zbukuruar a të këndshme diçka; e bën fushë me lule (dikush); e bën shesh me lule (dikush). Flet për *gogla dushku në lëmë (dikush). E gjeti lëmëshirë (dikush) e gjeti gati a të përfunduar diçka; nuk u mundua fare vetë; e gjeti sofrën (lëmin) të shtruar. E gjeti lëmin (sofrën) *shtruar (dikush) keq. E kam lëmë kam plotmira, nuk më mungon asgjë, jambollëk. Lëmë pa drithë (pa bereqet) dikush a diçka që nuk sjell ndonjë dobi ose nuk ka ndonjë vlerë; pemë pa kokrra.lëmëduhanit kurrë, asnjëherë; kur të hipë gomarifik; kur të pjellë mushka; kur të flasin lopët; kur të bëhen dy ditë bashkë. (Sillet) si *kalilëmë (dikush) mospërf. lëmëqepëve iron. shih lëmë të urovit tall.lëmë të urovit tall. kurrë, asnjëherë; kur të shijë Hajdini urovë; në lëmëduhanit. Ta shet lëmin me gjithë *byk (dikush) keq. (Shin) si *kalilëmë (dikush). Shin lëmë (dikush) bën si do vetë, nuk përfill e nuk pyet askënd, vepron sipas kokës së vet.

RRAPATULE

RRAPATÚL/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Rrotull. Përdor rrapatulen për të ngritur pesha.
Sin.: rrotë, rrotëz, rreth, rrotullare, rrotullame.

RROTULL

RRÓTULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rreth i vogël, i plotë e i trashë, me një vrimë në mes, që vihetbishtin e një vegle ose përdorëseje. Rrotulla e boshtit për të tjerrë. Mori dy rrotulla guri (balte, druri). Iu prishën rrotullat.
2. tek. Rrotë e vogël me kanal përreth, në të cilën kalon një litar ose tel. Ngre rrotullën e lëvizshme. Riparoj rrotullën e makarasë.
3. Ushqim i përgatiturtrajtë të një rrethiplotë e të trashë ose një lëndë tjetër e derdhurkëtë trajtë, mëshere. Hëngri tri rrotullavogla djathi. Rrotulla hekuri (gize). E presrrotulla.
4. Vilar a rrip i gjatë letre i mbështjellë si gyp ose fill teli i mbledhur si rreth. Rrotull teli. Mori rrotulla letre për të mbështjellë librat. E bëj rrotull.
5. Rrotëz peri. Vuri rrotullat e spangos në raft.
6. anat. Kockëtrajtë unaze ose rrethiplotë. Rrotullat e kurrizit (e qafës) rruazat e kurrizit (e qafës). Rrotulla e gjurit gashta e gjurit.
7. Zbukurim i qëndisur a i thururtrajtë të një rrethiplotë me vrimë në mes ose në trajtëngjashme me atë të rrethit. Kishte thurur një qilim me rrotulla.
8. fig., vet. sh. Fjalë a shprehje e thënë tërthorazi, zakonisht me thumb. Flet me rrotulla. Përpiqejkuptonte gjuhën me rrotulla.
Sin.: rrotëz, rrotullare, rrotullame, rrëkotë.

RROTULLAME

RROTULLÁM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Rrotull e madhe; sendtrajtë të një rrotulle të plotë; mëshere. Rrotullame letre. Rrotullame metali. Mori rrotullamet e brumit.
2. Diçkamerr trajtën e një vijerrumbullakët; unazë. Bëri një rrotullame tymi. Vështroi rrotullamet në ujë.
3. Rreth i madhrrotullohet, me koshavarur ose me ndenjësetrajtandryshme, ku rrinë zakonisht fëmijët për t'u argëtuar. Hipi fëmijëtrrotullame.

RROTULLARE
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.