Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rropamë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

RROPAMË
RROPATJE

RROPÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rropat a rropatem. Bëri rropatjekota. Ia arriti pas kaq mundimesh e rropatjesh.
2. Gjendja kur rropat a rropatem, rropamë. Rropatjelargëta. Rropatja e dallgëve.
Sin.: përpjekje, rrekje, përplasje.

ZHURMË

ZHÚRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zëra e tingujçrregullt e të përzier, zakonisht kur përplasen a fërkohen sende njëri me tjetrin, kur punon një makinë ose një mjet tjetër, kur pëlcet diçka, kur lëviz, shtypet a thyhet ndonjë gjë etj.; krismë, rrapëllimë; kund. qetësi. Zhurmë shurdhuese. Zhurmë e lehtë (e mbytur). Zhurmë hapash. Zhurma e erës. Zhurma e aeroplanit (e traktorit, e makinës, e rrotavetrenit). Zhurma e ujit (e përroit, e detit). Zhurma e lopatave. Zhurma e armëve. Bën zhurmë. Ra (u shemb, u përplas) me zhurmë. Hyri (u ngjit) pa zhurmë. Pushoi (u pre) zhurma. Nuk dëgjohej asnjë zhurmë. Zhurmëria monotone e pyllit po i ndillte gjumin.
2. Britma e thirrje njerëzishgrinden ose që flasin njëkohësisht; zërandryshëmpërzier e të çrregullt që të vrasin veshin, potere. Zhurma e nxënësveklasë. Zhurma e dasmorëve. Ka shumë zhurmë. - Mos bëni zhurmë! - Pa zhurmë!
3. spec. Tingujçrregulltlëshohen nga aparateposaçme për të penguar dëgjimin e radios etj.; tingëllim i çrregullt e jo i qartë i zëritdel nga një radio a nga një aparat tjetër. Zhurma e aparatit radiomarrës. Zhurmat e zhurmuesit. Zhurma e radios (e stacionit).
4. mjek. Tingull që nuk shfaqet me toneqarta. Ka zhurmëzemër.
5. keq. Diskutim i madh e i fryrë, që bëhet qëllimishtshtyp etj. rreth një njeriu, një vepre a një çështjeje për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, për të mashtruar, për t'u dukur etj.; bujë. Zhurmë mediatike. Zhurma e propagandës partiake. Prirje për bujë e për zhurmë. Pa zhurmë e pa bujë. Bën shumë zhurmë. E shpallën me zhurmë.
Sin.: zhurmëri, zhurmërimë, zhurmërim, krismë, rrapëllimë, rropamë, zukamë, shurukamë, shamatë, potere, gulm, bujë.
Bëri zhurmë. 1. (dikush) U grind e foli rëndë, bërtiti për diçka që nuk shkonte a nuk ishte kryer ashtu siç duhej; bëri potere vjet.; bëri shamatë vjet. 2. (diçka). shih bëri bujë (diçka).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.