Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KA,~U m. sh. QE, QÉTË zool. (lat. Bos taurus) Dem mbi tre vjeç të cilin fermeri a bujku e përdor për të lëruar tokën, për transport etj. Një pendë qe. Punon si ka punon shumë dhe pa hile. Mish (kokë) kau. Humbi qetë e pyet për brirët (fj. u.).
✱Sin.: kuqo, kuqal, lëvror, murrash, rrol.
♦ As me *buaj e as me qe (dikush). Bën *shtëllungë me lesh kau (dikush) iron. E bën mizën (pleshtin) ka (dikush) shih e bën mizën (pleshtin) buall (dikush). S’di nga lidhen qetë (dikush) keq. shih s’di si (nga) lidhet gomari (dikush) mospërf. (E do) si kau kashtën (dikë) iron. shih e ka halë në sy (dikë). Do (kërkon) *zgjedhën me tre qe (dikush) tall. Ia fut si kau pelës (dikush) bised. vulg. nxitohet dhe flet pa u menduar, nuk thotë asgjë të saktë e të vërtetë, nuk është ashtu siç thotë ai; flet në tym; flet kodra pas bregut. Gjeti viçat e qeve (dikush) tall. Hall me *buaj e hall me qe! I heq kau *shtrembër (dikujt) iron. Humbet kau me gjithë bisht (diku) shaka. Është rrëmujë e madhe; s’e merr vesh (s’e njeh i pari të dytin). Humbi qetë e lyp zgjedhën (dikush) iron. shih humbi qetë e pyet për brirët (dikush). Humbi qetë e pyet për brirët (dikush) humbi diçka të madhe e kryesore dhe shqetësohet për gjëra të vogla; nuk i peshon dhe nuk i vlerëson drejt gjërat, nuk di ç’është më e rëndësishme se të tjerat; humbi kokën e pyet për flokët. Qe si qe u bë si ka shaka. ndodhi si ndodhi, ta harrojmë. Si kau në arë (në ugar) duke u vërtitur e duke u rrotulluar; duke u munduar kot, duke u sorollatur. Ka me një bri njeri i trembur dhe i tërhequr, që nuk e ka më guximin e mëparshëm, ngaqë e kanë qortuar a e kanë goditur rëndë për diçka; qen i rrahur përb. I kam qetë në *arë (në zgjedhë). Kërkon kaun në gji (dikush) shih kërkon qiqra në hell (dikush). Kërkon *lesh nga kau i brinjës (dikush). Nuk na la qetë në arë (dikush) iron. nuk na prish punë dikush që iku a që nuk erdhi, nuk u ndërpre a nuk na mbeti puna, nuk është aq i nevojshëm; nuk na la armët varur. E majm kaun ditën që do ta therë (dikush) e lë punën për në fund, përpiqet vetëm në çastin e fundit të bëjë diçka që duhej ta kishte bërë më parë dhe nuk arrin përfundimin e dëshiruar; kujtohet vonë për diçka. Ka mbetur si kau në arë (dikush) e kanë lënë forcat, s’ka fuqi për të bërë një punë; s’ka këllqe. E nget *arën me tre qe (dikush) iron. Nxjerr *lesh nga kau (dikush). (Njihet) si kau balash (dikush). 1. Njihet menjëherë e dallohet lehtë midis të tjerëve; shquhet shpejt si i veçantë; e dinë të gjithë kush është; (njihet) si dhia në mes të dhenve; (njihet) si paraja e kuqe. 2. shih e tregojnë me gisht (dikë). Si një *pendë qe. I pjell edhe kau (dikujt) shih i pjell edhe mushka (dikujt). (E ruaj) si *i varfri kaun (diçka). Ta shet cjapin për ka (dikush) keq. është mashtrues e dinak i madh, përpiqet gjithnjë të ta hedhë; është i regjur në hile e në dredhi; ta jep vezën pa të verdhë (pa të kuqe); ka shejtanin në bark; ta shet ujin e pusit për verë. Shkofsha në *arë e mos gjetsha qetë! tall. (Shkojnë) si kau me kalin iron. nuk shkojnë mirë mes tyre, hahen e grinden vazhdimisht; shkojnë si qeni me macen; (shkojnë) si macja me miun. Në vend që të qajnë qetë, qan qerrja! iron. në vend që të ankohet dikush që mban barrën më të rëndë, ankohet një tjetër që nuk ka ndonjë barrë ose vështirësi për të përballuar. I vë *kapistër kaut (dikush). Vë *qerren para qeve (para buajve) (dikush) iron. E ka vrarë *lopa kaun iron. E zë (e kap) kaun (demin) nga *bishti.
PAZÓTI (i) mb. m. edhe si em. Që s’është i zoti për një punë; shumë i ngathët; i paaftë; kund. i zoti. Njeri (drejtues) i pazoti. U tregua i pazoti. Sa e pazonja që paska qenë! I pazoti dhe mbi trëndafila të bjerë thyen hundët. (fj. u.).
✱Sin.: i paaftë, mjeshtërok, i humbur, i mefshtë, i ngathët, i dobët, shuprag, nxirak, shalavriq, poturevarur, qyqar, qull, kërpaç, humbalaq, humbameno, nallban, gjysmak, vulëhumbur, vulëharruar, gjysmënjeri, gjysmanalfabet, i shkretë, i tultë, ngordhësirë, rrol, rrosh, dyfekshuar, i vdekur, i dështuar, i plogët, zybë.
PLÁKUR (i, e) mb. I shkuar në moshë, që është plakur; që ka qenë a ka jetuar prej shumë kohësh, i moçëm; i vjetër. Burrë i plakur. Qen i plakur. Dru i plakur.
✱Sin.: plak, plakaman, plakosh, plakush, plakujë, plakuçan, plakarec, plakaruq, plakarush, plakëricë, plakëmadhe, i mplakur, i vjetër, i shkuar, i thyer, i vjetruar, i moshuar, i moçëm, i lashtuar, i jetosur, jetëngrysur, rrangallë, rrol, rrosh, rrozg.
RRÓZG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Degë e thatë a drizë që përdoret për zjarr, për të rrethuar një vend etj. Djeg rrozgat e dëllinjës. Mblodhi një krah me rrozga. Natën ndezën një zjarr me rrozga.
2. Vend me shkurre, me ferra e me drurë të thatë; shkorret; shkurret e ferrat në një vend të tillë. U gris nëpër rrozga.
3. kryes. sh. Drurë të kalbur, kërcunj, rrënjë e gjithfarë mbeturinash që sjell lumi. Lumi solli rrozga pas shiut të madh.
4. Mbeturinë, lëmishte, shkarpë. Mblodhi rrozgat e pemëve në një vend.
5. fig. Njeri i plakur e i rënë, që nuk ka asnjë vlerë; bagëti e plakur, që nuk vlen më. Ishte bërë rrozgë. Përfundoi duke u martuar me një rrozgë.
✱Sin.: kërçep, rrëzall, rrol.
♦ Rrozga më bjezga. 1. shih nga (ku) sytë këmbët. 2. Pa rregull, në rrëmujë, si të mundë e pa vënë re ose pa pasur kujdes; rrokullimthi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë