Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CEKËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur cekërroj dikë a diçka ose kur cekërrohem, rrokullisje.
✱Sin.: rrëkëllim, rrokullim, shakullisje, bregalim, harakuqje.
RROKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rrokullej a rrokullehem; rrokullisje. Rrokullim gurësh. Nuk mbaronin rrokullimet e gotave me raki.
✱Sin.: rrotullim, rrokullimë.
RROKULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rënia e diçkaje teposhtë duke u rrokullisur, shembja e diçkaje me zhurmë. Dëgjonte rrokullimën e gurëve nga mali.
2. fig. Shumicë, sasi e madhe dhe e pandërprerë e diçkaje, rrëke. Iu përgjigj me një rrokullimë fjalësh.
3. Vend shumë i pjerrët, nga ku rrëzohen gurë ose ku nuk mund të qëndrohet; greminë. Rrokullimë e keqe. Në buzë të rrokullimës. Merr rrokullimën shkon tatëpjetë duke u rrokullisur.
4. fig. Rruga drejt rënies e shkatërrimit, tatëpjetë; greminë. E mori rrokullima edhe atë punë. E shtyu në rrokullimë. E çuan vendin në rrokullimë.
✱Sin.: rrokullim, rënie.
♦ Mori rrokullimën (dikush a diçka) shkoi drejt rënies a drejt shkatërrimit; mori tatëpjetën. Shkon (vete) rrokullimë (diçka) shkon shumë keq, nuk vete mbarë, vete mbrapsht; shkon tatëpjetë.
RROKULLÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET edhe fig. Veprimi kur rrokullis apo rrokulliset diçka. Rrokullisja e gurëve (e shkëmbinjve). Rrokullisja e ngjarjeve.
✱Sin.: rrëkëllim, rrokullim, rrotullim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë