Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RROKJESÓR,~E mb., gjuh. Që ka lidhje me rrokjen, që i përket rrokjes, i rrokjes; që mbështetet te rrokja. Shkrim rrokjesor shkrim ku çdo rrokje përfaqësohet vetëm nga një shenjë. Varg rrokjesor varg që matet me numrin e rrokjeve (për ato gjuhë ku theksi bie gjithmonë në një rrokje të caktuar të çdo fjale). Theks rrokjesor.
SHKRIM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Procesi i të shkruarit; veprimi kur shkruaj diçka. Shkrimi i shkronjave. Shkrimi i gjuhës shqipe. Shkrimi i numrave romakë.
2. Mjete që ndihmojnë për të shkruar. Bojë (letër) shkrimi. Makinë shkrimi. Fletore shkrimi.
3. gjuh. Paraqitja e ligjërimit të folur me shenja grafike të posaçme; diçka që është paraqitur me shenja të tilla. Shkrim alfabetik. Shkrim fonetik (rrokjesor). Shkrim hieroglifik. Shkrim pykësor. Shkrimet e vjetra.
3. Aftësia për të shkruar në një gjuhë të caktuar; mësimi i këtyre shprehive në shkollë; bised. shkollë, arsim. Djalë me shkrim. Ka mësuar (di) shkrim e këndim. E di një gjuhë me shkrim.
4. gjuh. Sistemi i shenjave grafike që përdoren për të shkruar një gjuhë të caktuar, alfabet; lloji i shkronjave që përdorim. Shkrim korsiv. Shkrim dore (shtypi). Shkrim gotik (i rrumbullakët). Shkrim i bukur (i keq, i qartë, i lexueshëm, i pakuptueshëm, i palexueshëm). Ia njoh shkrimin.
5. Vepër e shkruar (artikull, vepër letrare, publicistike, shkencore etj.). Shkrime rreth albanologjisë. Shkrim me stil tërheqës. Shkrime të botuara (të pabotuara, të panjohura). Shkrim gazete. Shkrimi i shenjtë fet. “Dhiata e re” dhe “Dhiata e vjetër”, Bibla.
✱Sin.: e shkruar, grafi, daktilografim, regjistrim, hartim, qëndisje, artikull, vepër, zë, kalem, gramë, shkronjë, vaksinim, shkresë.
SHKRIM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Procesi i të shkruarit; veprimi kur shkruaj diçka. Shkrimi i shkronjave. Shkrimi i gjuhës shqipe. Shkrimi i numrave romakë.
2. Mjete që ndihmojnë për të shkruar. Bojë (letër) shkrimi. Makinë shkrimi. Fletore shkrimi.
3. gjuh. Paraqitja e ligjërimit të folur me shenja grafike të posaçme; diçka që është paraqitur me shenja të tilla. Shkrim alfabetik. Shkrim fonetik (rrokjesor). Shkrim hieroglifik. Shkrim pykësor. Shkrimet e vjetra.
3. Aftësia për të shkruar në një gjuhë të caktuar; mësimi i këtyre shprehive në shkollë; bised. shkollë, arsim. Djalë me shkrim. Ka mësuar (di) shkrim e këndim. E di një gjuhë me shkrim.
4. gjuh. Sistemi i shenjave grafike që përdoren për të shkruar një gjuhë të caktuar, alfabet; lloji i shkronjave që përdorim. Shkrim korsiv. Shkrim dore (shtypi). Shkrim gotik (i rrumbullakët). Shkrim i bukur (i keq, i qartë, i lexueshëm, i pakuptueshëm, i palexueshëm). Ia njoh shkrimin.
5. Vepër e shkruar (artikull, vepër letrare, publicistike, shkencore etj.). Shkrime rreth albanologjisë. Shkrim me stil tërheqës. Shkrime të botuara (të pabotuara, të panjohura). Shkrim gazete. Shkrimi i shenjtë (fet.) “Dhiata e re” dhe “Dhiata e vjetër”, Bibla.
✱Sin.: e shkruar, grafi, daktilografim, regjistrim, hartim, qëndisje, artikull, vepër, zë, kalem, gramë, shkronjë, vaksinim, shkresë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë