Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRJÉPËS,~IІ m. sh. ~, ~IT 1. Ai që rrjep bagëtitë e therura. Rrjepës lëkurësh. Ai vend kishte rrjepësit më të mirë të bagëtive.
2. bised. Ai që grabit ose që shfrytëzon të tjerët pa mëshirë. Rrjepësit dhe shfrytëzuesit e popullit.
✱Sin.: zhvatës, zhvatarak, hajdut, vjedhës, rrëmbyes, rrjepurak, grabitës, grabitqar, brac, rrokës.
RRËMBÝES,~E mb. 1. Grabitqar. Shpendë rrëmbyes. I ruanin bagëtitë nga kafshë rrëmbyese.
2. fig. Që të bën për vete, që të pushton zemrën a mendjen, që të rrëmben. Bukuri rrëmbyese. Këngë rrëmbyese. I përloti të gjithë me zërin rrëmbyes.
✱Sin.: grabitës, vjedhës, hajdut, zhvatës, zhvatarak, rrokës, rrjepurak, brac.
RRËMBÝES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që rrëmben dikë a diçka; grabitës. Rrëmbyesi i plaçkave. Rrëmbyesi kërkohej nga policia.
2. fig. Ai që të bën për vete, ai që të pushton zemrën a mendjen, ai që të rrëmben. Rrëmbyes zemrash.
✱Sin.: grabitqar, vjedhës, hajdut, zhvatës, zhvatarak, rrokës, rrjepurak, brac, joshës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë