Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FJALÍ,~A f. sh. ~, ~TË gjuh. Njësi tërësore e ligjërimit, e përbërë nga një fjalë a nga një varg fjalësh, të formësuara e të lidhura gramatikisht sipas ligjeve të një gjuhe të caktuar dhe është mjeti kryesor për të shprehur një pohim, një mohim, një pyetje, një urdhër, një dëshirë etj. Fjali e thjeshtë (e zgjeruar). Fjali e bashkërenditur (e nënrenditur). Fjali dëftore (njëkryegjymtyrëshe, mohuese, kohore, krahasore, rrethanore, qëllimore, lidhore, mënyrore, kushtore, rrjedhimore, shkakore). Fjali mungesore (përcaktore, pyetëse). Fjali e pavarur. Fjali e ndërmjetme. Fjali drejtuese. Fjali kryesore. Fjali e ndërshtënë. Fjali e varur (kryefjalore, kundrinore). Gjymtyrët e fjalisë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë