Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRÍP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shpat shumë i pjerrët në faqen e një mali ose të një kodre, i ndarë anash nga vija të gërryera thellë; tokë e varur, faqe e thepisur, rrëpirë. Ngjiteshin në një mal me rripa. Kalonin nëpër rripa. I kanë arat në një rripë.
✱Sin.: rrip, rripësirë, rripëtirë, rripëçirë, rriponjë, pjerrtësi.
♦ Mori rripën (dikush) shih mori tatëpjetën (dikush). Përpara rripë e prapa thikë keq nga të dyja anët, vështirë andej e vështirë këtej; gjithë rreziqe është.
RRËPÍR/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Faqe mali a kodre shumë e pjerrët; vend i pjerrët, i gërryer e i thelluar nga një rrëke, nga një përrua etj. Rrëpirë e thellë. Buzë rrëpirës. Ra në një rrëpirë.
2. Shi i shkurtër që bie me rrëmbim. Ra një rrëpirë shi. E zuri rrëpira dhe u bë qull.
3. Rrëke që krijohet nga një shi i rrëmbyer e që nuk zgjat shumë; vijë uji e vogël (nga shiu etj.). U fry lumi nga rrëpirat.
✱Sin.: rripë, rripësirë, rrëgallë, rrëke.
♦ Mori rrëpirën (*tatëpjetën, të tatëpjetën, teposhtën) (dikush a diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë