Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PARRETHPRÉRË (i, e) mb. Që nuk ka bërë rrethprerje; që nuk është synetuar. Djalë i parrethprerë.
PËRGJÁKJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përgjak dikë apo diçka ose kur përgjakem.
2. Betejë a ndeshje e përgjakshme me dikë, përleshje, gjakderdhje. Përgjakje të ashpra për liri. Në përgjakje me pushtuesit.
3. etnogr. Flijim.
✱Sin.: gjakosje, gjakderdhje, rrethprerje, synetim, përleshje, skuqje, flijim.
PËRGJÁKUR,~IT (të) as. 1. Përgjakje.
2. Rrethprerje, synet.
✱Sin.: rrethprerje, synet, synetim, synetësi.
RRETHPRÉRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. fet. Prerja e lafshës së organit gjenital mashkullor, zakonisht në moshë të vogël, për arsye fetare në besimin judaik dhe në besimin islam, synetllëk. Praktika e rrethprerjes është e lashtë.
2. Prerje e lafshës së organit gjenital të mashkullit për arsye mjekësore, synetllëk. Rriten kërkesat në spital për rrethprerje.
3. Heqje e pjesshme ose e plotë e pjesës së jashtme të organit gjenital femëror në moshë të re për arsye jomjekësore, rrethprerje femërore (traditë e praktikuar në disa kultura).
✱Sin.: synetllëk, syneti.
SYNETLLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. fet. Rit fetar i bërjes synet në besimin judaik dhe në besimin islam, rrethprerje. Tradita e synetllëkut.
2. fet. Ceremonia dhe festa që zhvillohet me këtë rast. Daja shkoi për synetllëk te nipi.
3. Të bërit synet të një mashkulli për arsye mjekësore. Në spital atë ditë u bënë disa synetllëqe.
✱Sin.: rrethprerje, syneti.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë