Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRETHEPËRQÁRK ndajf. Përqark, rreth e rrotull. Kërkoi rrethepërqark për të gjetur diçka.
✱Sin.: rretheqark, rretherreth, rreth, rrethas, përreth, rrotull, qark, hark, përreth, anës, rrethas, aneqark, anepërqark.
RRETHEQÁRK ndajf. Përqark, rreth e rrotull. Vente e vinte rretheqark.
✱Sin.: rrethepërqark, rretherreth, rreth, rrethas, përreth, rrotull, qark, hark, përreth, anës, rrethas, aneqark, anepërqark.
RRETHERRÉTH ndajf. Rreth e rrotull, rreth e qark. Lëvizte kuturu e rretherreth.
✱Sin.: rretheqark, rrethepërqark, përqark, rreth, rrethas, përreth, rrotull, qark, hark, përreth, anës, rrethas, aneqark, anepërqark.
RRETHERRÉTH parafj. Përqark, përreth. Po bënte vrap rretherreth stadiumit.
✱Sin.: rretheqark, rrethepërqark, rreth, rrotull, qark, anës.
VËRDÁLLË ndajf. Përdoret për të treguar mënyrën e veprimit të dikujt; duke u sjellë rrotull, rreth e rrotull; poshtë e lart, sa andej këtej; pa dobi, kot. Vjen vërdallë sillet, rrotullohet. Shkonte vërdallë nëpër dhomë. Vinte vërdallë sillej poshtë e përpjetë kot, nuk bënte asnjë punë.
✱Sin.: rrotull, rretherreth, përreth, përqark, vrangull, rrotullimthi.
♦ Ia sjell mendjen vërdallë (dikujt) shih ia sjell mendjen rrotull (dikujt). E sjell vërdallë (dikë) shih e sjell rrotull (dikë). Më vjen (më sillet) festja (takija, kësula) vërdallë shih më vjen (më sillet) festja (takija) rrotull (dikujt). Më vjen (më sillet) mendja (koka) vërdallë shih më vjen (më sillet) mendja (koka) rrotull) (dikujt). Vjen vërdallë (dikush a diçka) shih vjen rrotull (dikush a diçka). I vjen (i sillet) vërdallë (dikujt) shih i vjen (i sillet) rrotull (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë