Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrete”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

RRETE

RRÉT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Dredhat e opingës. Punoj me rrete. Rretet e opingave vetëm ajo i bëntemira.

RRETOHET

RRET/ÓHET jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Punohet, bëhet me rrete, me thurje. Opingat rretohen me spango.

RRETOJ

RRET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. Punoj me rrete, me thurje; qëndis me gjilpërë. paska mbetur vetëm t’i rretosh opingat.
2. Arnoj çorapet, mestet apo opingat aty ku janë grisur. Rretoi të gjitha çorapet e grisura.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.