Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËNJESHTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e ka zakon të gënjejë, ajo që thotë gënjeshtra; rrenacake; mashtruese. Gënjeshtarja ime e ëmbël! Gënjeshtare e ndyrë!
✱Sin.: rrenacake, rrenëse, mashtruese.
MAHITÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që bën shaka e shpoti me të tjerët, ajo që bën mahi; shpotitëse, hokatare, shakaxheshë. Është një mahitare ajo!
2. Gënjeshtare, rrenacake. Përdor truke të ndryshme mahitare. Në kokë i erdhën mendime mahitare.
✱Sin.: hokatare, shakaxheshë, shpotitëse, gënjeshtare, rrenacake.
MASHTRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mashtron të tjerët; gënjeshtare; hileqare. Mashtruese e madhe.
✱Sin.: gënjeshtare, rrenacake, rremashe, rrengshore, dredharake, hileqare, hilanjose, hilemadhe, dinake, dhelparake, batakçeshë, sharlatane, njimtare.
RREMÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gënjeshtare. Rremaket e lagjes.
✱Sin.: rrenacake, rrenaxhie, rremashe, gënjeshtërmadhe, mashtruese, profkatare, profkamadhe, beshtemadhe.
RREMÁSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që e ka zakon të gënjejë, gënjeshtare; ajo që nuk është e rregullt dhe e përpiktë në marrëdhëniet me të tjerët, që nuk e mban fjalën. Rremashe e paparë.
✱Sin.: gënjeshtare, rrenëse, rrenacake, gënjeshtërmadhe, profkatare, profkamadhe, beshtemadhe.
RRENAXHÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Gënjeshtare. Rrenaxhies i doli gënjeshtra.
✱Sin.: rrenëse, rrenacake, rrenamadhe, rremake, rremashe, gënjeshtërmadhe, mashtruese, profkatare, profkamadhe, beshtemadhe.
RRÉNËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Gënjeshtare. Rrenëse e regjur.
✱Sin.: rrenacake, rrenaxheshë, rremash, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë