Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTEJÚALL,~E mb., arb. Gënjeshtar, rrenacak, që bën be në renë.
GËNJESHTÁR,~E mb. 1. Që e ka zakon të gënjejë; që nuk thotë të vërtetën, që gënjen; rrenacak; që trillon e thotë gjëra të paqena për dikë a për diçka. Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë.
2. Që të josh me fjalë të bukura e me sjellje jo të çiltër, për të të bërë për vete e për të përfituar diçka; që të mban a të ushqen me shpresa të kota e me premtime; që e shkel fjalën e dhënë, që të pret në besë; mashtrues. Një titull gënjeshtar i gazetës.
✱Sin.: gënjeshtërmadh, rrenës, profkatar, profkamadh, rrenacak, rremak, rremall, rremash, beshtemadh, i pabesueshëm, mashtrues.
GËNJESHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka zakon të gënjejë, ai që thotë gënjeshtra; rrenës, rrenacak; mashtrues. Gënjeshtar i madh. Gënjeshtar i pabesë. Këta gënjeshtarë kanë marrë rrugë të keqe.
✱Sin.: rrenës, rrenacak, mashtrues.
MAHITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që bën shaka e shpoti me të tjerët, ai që bën mahi; shpotitës, hokatar, shakaxhi. Një mahitar i shkëlqyer. Ishte mahitar, tregimtar dhe rapsod i talentuar.
2. Gënjeshtar, rrenacak. Mos i beso shumë atij, është mahitar i madh.
✱Sin.: hokatar, shakaxhi, shpotitës, gënjeshtar, rrenacak.
MASHTRÚES,~E mb. 1. Që mashtron të tjerët, që e ka zakon të gënjejë e të bëjë hile. Njeri mashtrues.
2. Që është karakteristik për mashtruesit, prej mashtruesi; që bëhet për të mashtruar dikë. Buzëqeshje mashtruese. Metoda mashtruese. Sillet me hipokrizi mashtruese. Veprim (qëndrim, premtim) mashtrues. Veprimtari (sjellje, fjalë, lëvizje, politikë) mashtruese. Plan mashtrues.
✱Sin.: gënjeshtar, rrenacak, rremash, rrengshor, dredharak, hileqar, hilanjos, hilemadh, dinak, dhelparak, batakçi, kallpazan, kallp, sharlatan, shpërbetar, njimtar.
MASHTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mashtron të tjerët; gënjeshtar; hileqar. Mashtrues i regjur. Dinakëria e mashtruesit. E zbuluan mashtruesin. Nuk ra në duart e mashtruesve.
✱Sin.: gënjeshtar, rrenacak, rremash, rrengshor, dredharak, hileqar, hilanjos, hilemadh, dinak, dhelparak, batakçi, sharlatan, shpërbetar, njimtar.
PALLAVRAMÁDH,~E mb., keq. Që thotë pallavra, llafazan, gënjeshtar. Njeri pallavramadh.
✱Sin.: pallavraxhi, llafazan, gojëpambyllur, gënjeshtar, rrenacak, rrenës.
PËRRALLAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Përrallëtar.
2. Shakatar, shakaxhi.
3. Ai që ka fjalë e premtime të kota, gënjeshtar, rrenacak, mburracak.
RREMÁK,~E mb. Gënjeshtar. Njeri rremak.
✱Sin.: rrenës, rrenacak, rrenamadh, i rremë, rremall, rremash, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh, i pabesueshëm.
RREMÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Gënjeshtar. Mos u beso rremakëve!
✱Sin.: rrenës, rrenacak, rrenaxhi, rremash, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh.
RREMÁLL,~E mb. Rremash. Burrë rremash.
✱Sin.: gënjeshtar, rrenës, rrenacak, rrenamadh, i rremë, rremak, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh, i pabesueshëm.
RREMÁSH,~E mb. Që e ka zakon të gënjejë, gënjeshtar; që nuk është i rregullt e i përpiktë në marrëdhëniet me të tjerët, që nuk e mban fjalën. Njeri rremash. Grua rremashe.
✱Sin.: gënjeshtar, rrenës, rrenacak, rrenamadh, i rremë, rremak, rremall, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh, i pabesueshëm.
RREMÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka zakon të gënjejë, gënjeshtar; ai që nuk është i rregullt e i përpiktë në marrëdhëniet me të tjerët, që nuk e mban fjalën. Rremash i madh. Mos i beso rremashit!
✱Sin.: gënjeshtar, rrenës, rrenacak, gënjeshtërmadh, profkatar, profkamadh, beshtemadh.
RRENACÁK,~E mb., bised. Që e ka zakon të gënjejë, gënjeshtar. E kishte qortuar një djalë rrenacak.
✱Sin.: rrenës, rrenacak, rrenaxhi, i rremë, rremash, rremall, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh, i pabesueshëm.
RRENACÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Gënjeshtar. Rrenacak i njohur.
✱Sin.: rrenës, rremash, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh.
RRENAMÁDH mb. Gënjeshtar. Rrenamadh i madh ai!
✱Sin.: rrenës, rrenacak, rrenaxhi, i rremë, rremash, rremall, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh, i pabesueshëm.
RRENAXHÍ mb. Gënjeshtar. Djalë rrenaxhi.
✱Sin.: rrenës, rrenacak, rrenamadh, i rremë, rremak, rremall, rremash, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh, i pabesueshëm.
RRENAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Gënjeshtar. Mos rri me rrenaxhinj!
✱Sin.: rrenës, rrenacak, rrenamadh, rremak, rremash, gënjeshtërmadh, mashtrues, profkatar, profkamadh, beshtemadh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë