Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rreckosem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GRISEM

GRÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1.hiqet një rrip a një copë nga rrobakam veshur, pasi e kam kapurdiçkamprehtë etj., çirrem, shqyhem. U gris në një gozhdë (në një ferrë). U gris daullja.
2. Gërvishtem, çirrem. U gris nëpër ferra.
3. vet. v. III Hahet një rrobë, këpuca etj. pak e nga pak, duke u përdorur për një kohëgjatë. Iu grisën këpucët (çorapet, pantallonat). Nuk griset kurrë.
Sin.: çirrem, veldrohem, lënurem, zhvatem, shqyhem, rreckosem, leckosem, zhelohem, shkalafitem, shkafanjitem, shkalaveshem, gërvishtem.

HAPËRCOHEM

HAPËRC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. çahet diçka, më grisen rrobat, më shqyhet pëlhura etj., zakonisht si pasojë e një lëvizjeje apo rrëzimi. U hapërcovaferra.
2. Shqyhemfytyrë ose në lëkurë; çirrem. U hapërcovaferra.
Sin.: copëtohem, shqyhem, çirrem, capërlohem, leckosem, rreckosem, shkalafitem.

LECKOSEM

LECKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. grisen gjithandej rrobat, bëhem lecka-lecka. U leckosën nëpër ferra.
2. pës. e LECKÓS.
Sin.: rreckosem, grisem, rripem, zhelohem, laskarohem, çirrem, shqyhem.

RRECKOSJE

RRECKÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rreckos a rreckosem. Ishte krenar, pavarësisht nga rreckosja e rrobave.

VELDROHEM

VELDR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Grisem nga rrobat, shqyhem, bëhem zhele-zhele. U veldrua keq. Iu veldruan pantallonat.
Sin.: çirrem, zdranglohem, rreckosem, leckosem, zhelohem.

ZHELOHEM

ZHEL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Grisem nga rrobatshumë vende, bëhem zhele-zhele, leckosem. U zhelua nëpër ferra. Jorgani ishte grisur e zheluar. Futet djali në një pyllmadh, të errët, me ferra e driza, gjakoset e zhelohet, po nuk qëndron, ecën e ecën përpara. (folk.).
2. pës. e ZHELÓJ.
Sin.: grisem, shqyehem, leckosem, rreckosem, leskërohem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.