Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rraskapitës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KAPITËS
KËPUTËS

KËPÚTËS,~E mb. 1. Që të këput, që të lodh shumë; rraskapitës. Vapë këputëse.
2. fig. Që të mundon e të mërzit. Dhembje (vapë) këputëse.
Sin.: rraskapitës, kapitës.

LEMERISËS

LEMERÍSËS,~E mb. Që të lemeris, që të shtie lemerinë, që të tmerron. Fytyra e tij është lemerisëse.
Sin.: tmerrues, i llahtarshëm, lebetitës, rraskapitës.

LODHJEPRURËS

LODHJEPRÚRËS,~E mb., libr.sjell lodhje; që shkakton lodhje; lodhës, rraskapitës. Rruga ishte e gjatë dhe lodhjeprurëse.

LODHSHËM

LÓDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që të lodh, që të sjell lodhje; kund. i palodhshëm. Punë (rrugë) e lodhshme. Marshim i lodhshëm. Ditë e lodhshme.
2. Që të mërzit; i mërzitshëm.
Sin.: lodhës, rraskapitës, sfilitës, mundimmadh.

RRASKAPITËS
SFILITËS
TORTURUES

TORTURÚES,~E mb. 1. Që të torturon, që të sfilit. Njeri torturues. Mendim torturues. Sëmundje (dhimbje, ëndrra) torturuese.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Kamxhiku i torturuesit.
Sin.: mundues, lodhës, rraskapitës, i mundimshëm, i zorshëm.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.