Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrasik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DHOGIÇ
PETAK

PETÁK,~E mb. 1.është i shtypur ngadyja anët si petë, petashuq, rrasik. Gur petak. Peshk petak. Fjalë petake fjalëzënë vend. Me kokë petake.
2. fig. është shtatlartë dhe i dobët, barkpetë.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
Sin.: petashuq, rrasik, i rrasët, i shtypur, kryepetak, petëkrenç, barkpetë.

PETUK

PETÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Petashuq, rrasik, petak.

PETË

PÉT/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shtresë e hollë brumitrajtërrumbullakët, që është hapur e është holluar me petës për të bërë byrek etj. Petëpjekura. Petët e byrekut (e bakllavasë, e lakrorit). Byrek (qumështor) me petë. Hollojnë (bëjnë) petë. Shtrojnë petëttepsi. Lyejnë petët me gjalpë (me vaj). Mos i ngri petën, se i bie era. (fj. u.).
2. bised. Lakror a byrek i përgatitur me shtresatillaholla brumi, ndërmjetcilave zakonisht hidhet një gatesë; petanik. Petëfshira (gat.).
3. Brumë i gatuar me vezë etj., që hollohet, pritet rripa-rripa dhe lihetthahet, ose që thahetdiell pa u prerë e pastaj copëzohet për t’u përdorur si makaronat; petarishte, jufka. Petët e dimrit. Petë me gjalpë. Pulë me petë. Bëri ca petë.
4. Shtresë e hollë e rrasike e diçkaje; fletë a pllakë e hollë guri, metali etj. Petë guri. Petë akulli. Teli bëhet petë. Petë bakri (argjendi, ari).
5. Një copë guri e hollëtrajtërrumbullakët ose copë tjegulle, që e përdorin fëmijët kur luajnë petash; gur petashuq. Luaj me peta luaj petash.
6. bised. Ajka e qumështit. Ka vënë petë qumështi.
7. Peshqirmban një burrëqafë.
Sin.: cipë, petanik, petarishte, rrasë, pllakë, paftë, shapetë, paftë, ajkë, dërrasë, plloçë, petkë, droqe, lakror, byrek, jufkë, bixhë, petëz, rreshpe, fletë, rrasik, i shtypur, petashuq, i zbrazët.
Barkun petë e shpatullat (shpinën) drejt (dikush) edhe pse ështëvarfëri, edhe pse është i pangrënë, prapëseprapë është krenar e i panënshtruar. M’u barku petë kam uri të madhe; kam shumë kohë pa ngrënë; m’u barku gropë; m’u barku dërrasë; m’u ngjit barku pas shpine (me kurrizin); m’u tha barku. U petë. 1. (diçka). U shtyp fare; u sheshua. 2. (dikush). U dobësua shumë, u tret e u hollua; u dërrasë. 3. (dikush). U shtri rrafsh me tokën që të mos duket; u rrafsh me tokën. E bëri petë. 1. (dikë a diçka). E shtypi fare; e sheshoi; e bëri pelte. 2. (diçka). E shtriu rrafsh me tokën që të mos duket; e bëri rrafsh me tokën. 3. (dikë). E rrahu shumë, e shqepi, e zhdëpi; e bëri peshk; ia zbuti kurrizin (dikujt); ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt); e bëri lëkurë (për në lëkurë). S’i dredh dot ato petë (dikush) nuk është i aftë për të bërë një punëcaktuar, s’i bën dot ballë asaj pune; s’i ha dot ato kothere; s’ka këllqe (kërçikë); nuk ia rrok (nuk ia kap) pëllëmba (dikujt). Ia hoqi petën lakrorit (byrekut) (dikush) e zbuloi diçkafshehtë, tregoi si është e vërteta; ia zbuloi krejtfshehtat dikujt, foli haptas e ia nxorimetat paragjithëve; ia nxori lakratshesh (dikujt); ia hoqi vellon nuses. I ka plasur (i ka dalë) peta (*cipa) (e ballit) (dikujt). S’e tëholl dot petën (dikush) shih s’i dredh dot ato petë (dikush).

RRASIK

RRASÍK,~E mb. Që i ka faqetrrafshëta, petashuq si rrasë, petak. Gur rrasik. Pllakë rrasike.
Sin.: rrasor, petashuq, i rrasët, i shtypur, kryepetak, petëkrenç, barkpetë.

RRASOR
RRASË

RRÁS/Ё,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pllakë guri; petë e trashë guri. Rrasë guri. Rrasë e nxehtë. Rrasë mermeri. Rrasa e varrit. Po nxirrnin rrasat e çatisë. E shtruan oborrin me rrasa. Pasi laheshinlumë thaheshinrrasat buzë tij. Luaj rrasash luaj me rrasa.
2. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta për disa lloje rrasash. Rrasë kose grihë e posaçme për të mprehur kosën. Nuk mundkositësh pa e mprehur kosën me rrasë kose. Rrasa e vegshit pllakë e rrafshët që i vihet vegshit si kapak.
3. Faqe e një shkëmbipetëzuar. Shkau nga rrasa. Hipënrrasë.
Sin.: rreshpe, rrasik, dërrasë, plloçë, petë, akullishtë.
Gjeti rrasa *vegshin keq. Gjeti vorba rrasën iron. shih gjeti tenxhereja kapakun. Mbeta rrasëdiell humba gjithçka e nuk kamasgjë; mbeta pa asnjë farë pasurie; mbeta kripë (e shëllirë). E nxjerrrrasëgjallë (dikush) është shumë i zoti, siguron çdo gjë që do edherrethana a në kushte shumëvështira; nxjerr vaj nga guri. Rron (edhe) në rrasëgjallë (dikush) është shumë i kalitur, asnjë rrethanë a vështirësi nuk e thyen; është mësuarkushterënda e me mungesa, kalon çdo vështirësi dhe nuk epet; është i aftë, i duruar e trim. E shkruajrrasëoxhakut (diçka) nuk e harroj që më ka shqetësuar shumë, e kujtoj gjithnjë që më ka hidhëruar shumë, më ka lënë një mbresëthellë, e ngulit e nuk e harroj kurrë (një humbje, një fatkeqësi etj.); e kam plagë (në zemër); e kam thikëzemër; e kam gozhdëzemër; e kam pikëzemër; nuk më hiqet (nuk më shqitet) nga mendja; kund. e hedh pas (prapa) krahëve. I vuri rrasën (diçkaje) shih i vuri plloçën (diçkaje).

SHPATUK
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.