Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rrasallit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NGJESH

NGJESHI vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtyp diçka dhe e bëj më të rrasët duke i pakësuar vëllimin; dendësoj, ndrydh; kund. çngjesh. Ngjesh barin (sanën) në mullar. Ngjesh leshin. Shiu e ka ngjeshur tokën.
2. tek., kryes. v. III E bën më të dendur dhesolide, e kondenson1. Ngjesh një lëng (një gaz, ajrin).
3. Shtie diçka në një vend duke e rrasur me forcë që të zërë pak vend a të rrijë shtrënguar; e afroj shumë pas diçkaje, rras, shtrëngoj. Ngjesh duhaninllullë (në çibuk). Ngjesh rrobatvalixhe. E ngjeshi pas murit. Ngjesh kokënjastëk. Ngjesh kapelën (festen) në kokë.
4. Përziej mirë me duar a me ndonjë mjet një lëndë derisabëhet si brumë i trashë, mbruj, gatuaj; rrasallit, shtyp. Ngjesh brumin e bukës. Ngjeshi një kulaç. Ngjesh baltën (deltinën). Ngjesh llaçin (betonin).
5. Mbush plot me diçka. E ngjeshi mirë xhepin. E ngjeshi thesin. E ngjeshi barkun hëngri mirë, u ngop. I ngjeshi me fiq miqtë.
6. fig. Mbush mirë me diçka, pa lënë zbrazëtira a mungesa, e pasuroj që të jetë plot me diçka; e bëj më të ngjeshur, i heq gjërat e tepërta. E ngjeshi tekstin. E ka ngjeshur me shembuj. I ka ngjeshur mirë ngjarjetroman (në film). Mos e ngjish kaq shumë shkrimin.
7. Hedh me forcë që të ngjitë diku. Muratori ia ngjesh baltën (gëlqeren) murit.
8. bised. E rrah rëndë; e godas me diçka, i jap, i rras. E ngjeshi paq. Ia ngjeshi fytyrës (syve, turinjve). I ngjeshi një grusht (një pëllëmbë, një dackë).
9. bised. Ia hedh fajin dikujt a e rëndoj me diçka që nuk i takon; e ngarkoj me një punë që nuk i bie ta bëjë. Ia ngjeshi atij përgjegjësinë (fajin). Ua ngjeshtjerëve gabimin e bërë. Ma ngjeshën mua. Ia ngjeshëngjitha punët. Ia ngjeshi si me shaka. Kush qesh, ngjesh. (fj. u.).
10. gjuh., let., filozof., kompj. E kthej në një formë më të shkurtër duke përmbledhur kuptimet a strukturën, e kondensoj3. Ngjesh strukturat kuptimorefjalës.
Sin.: shtyp, bëltuc, rras, kondensoj, përngjesh, kallafys, cit, rrasallis, rrasit, rrasalloj, dend, ngarkoj, citos, thuk, nguc, vë, dendësoj, zhap, ndrydh, afroj, shtrëngoj, hup, shuk, presoj, përziej, mbruj, zë, gatuaj, shkel, ndrys, trys, zhulas, mbush, pasuroj, kreh, përmbledh, ngushtoj, shkurtoj, shtrydh, flak, rrah, zhdëp, ngjit, vesh, përvesh, këpus, fus, puq, kall, ngop, punoj, cakos.
Ngjesh *armët. Ngjesh (shtrëngoj) *radhët. *Qesh e ngjesh.

RRASALLIT
RRASALLITJE

RRASALLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rrasallit ose kur rrasallitet diçka. Pranë lumit po bënin rrasallitjen e dheut.
Sin.: ngjeshje, shtypje, rrasje.

RRASIT

RRASÍT vep., ~A, ~UR kal. Rrasallit. Rrasit tokën. Rrasiti kashtën.
Sin.: ngjesh, rras.

TRUC

TRUC vep., ~A, ~UR kal. Ngjesh, rras, rrasallit. Truc dheun. Truc thesin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.